Kreu i PD së Fierit, i dyshuar për korrupsion

June 23, 2014 10:24

Kreu i PD së Fierit, i dyshuar për korrupsion

Luan Baci, i zgjedhur dje në krye të PD-së së Fierit, ka problem me të kaluarën. Gjatë kohës kur në pushtet ishte PD-ja, Baci ka drejtuar Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor. Ai është pezulluar nga detyra pasi dyshohej për korrupsion.

Në atë kohë, në pranga ranë tre vartës të Bacit dhe disa drejtues autoshkollash.

 

 

Zgjedhjet në PD, Luan Baci kryetar i degës së Fierit

Luan Baci me profesion avokat do të drejtojë degën e Partisë Demokratike në qytetin e Fierit. Baci ka marrë 209 vota nga 411 delegatët e pranishëm në votim, ndërsa procesi ka kaluar pa kontestime. Përveç kreut të sapozgjedhur, në garën për drejtuesin e degës së PD-së ishin Vasil Ndreko, Ilir Hila dhe Ervin Llakatura, raporton Tema.

Prej disa ditësh, Partia Demokratike ka nisur procesin e zgjedhjeve të kryetarëve të grupseksioneve dhe degëve, ndërsa procesi do të përmbyllet në Tiranë me zgjedhjen e drejtuesve të degëve që do të jenë plot 15. Procesi i deritanishëm është cilësuar si shumë i sukseshëm nga koordinatorët e deleguar sipas zonave apo deputetë të kësaj partie, por ajo që bie në sy është tërheqja e kandidatëve nga gara, dhe përfshirja në momentet e fundit të emrave të tjerë për të mos mbetur përzgjedhja vetëm me një kandidat.

Burime nga PD konfirmojnë se përplasjet më të shumti janë në degët kryesore ku duket se procesi nuk do të kalojë pa kontestime. Mësohet se problemet tashmë kanë nisur në degën e PD-së në Durrës, Shkodër apo Korçë. Mësohet se Genc Juka është tërhequr së fundmi nga gara për kreun e PD-së në Durrës ku në garë janë Dritan Burgija dhe Ardian Muka. Por së fundmi garës i është shtuar edhe një kandidat Osman Stafa. Ndërkohë në Korçë, herë pas here janë raportuar ndërhzrje të të deleguarve nga qendra e Partisë Demokratike në favor të një kandidati, ndërsa në Shkodër në garë janë plot 9 kandidatë mes të cilëve ish-zv.ministri i Shëndetësisë Bardh Spahia, ish-deputeti Ramiz Çoba.

June 23, 2014 10:24
Komento

1 Koment

  1. Arben June 23, 13:27

    KJO QE THOTE ARTIKULLI ESHTE E VERTET, POR PROBLEMI ESHTE QE AKTUALISHT KREU I DEGES SE AUTOMJETEVE KA VAJTUR NJE SKRAPARLLI DHE E SIGURT ESHTE SE PAZARI NUK ESHTE ULUR FARE PER NJE PATENTE, PRA THJESHT U NDERRUA EMRI.

    DHE PASTAJ QEVERRIA SULMON FURGONAT E CFARE TI DALI PERPARA SEPSE KA SHUME AKSIDENTE.

    PO ATA QE SHESIN PATENTA, NUK KANE FARE PERGJEGESI NE KETE PUNE????!!!!!!

    PIRDHNI O NJEREZ SE JU LIRON.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*