Zgjedhjet në PD, Olldashi nuk do të ankimojë rezultatin

Redaksia Online July 28, 2013 11:18

Zgjedhjet në PD, Olldashi nuk do të ankimojë rezultatin

Sokol Olldashi nuk do ta ankimojë rezultatin e zgjedhjeve për kryetar PD-je, pavarësisht se në daljen e tij të fundit e cilësoi garën të manipuluar. Duke iu referuar burimeve të saj, GSH shkruan sot se Olldashi nuk do të kërkojë numërim të votave. Fletët që nxorën emrin e kryetarit të ri të opozitës aktualisht ndodhen në selinë blu. Kryetari i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, Gjergj Lezhja, thotë për “Gazeta Shqiptare”, se fletët e votimit nuk do të digjen.

Basha u zgjodh në krye të PD me 33220 vota, ndërsa Sokol Olldashi mori 8060 vota.

Pas marrjes së drejtimit të partisë, Bashën e pret analiza e humbjes së 23 qershorit dhe ristrukturimi i kryesisë së PD-së, ku priten ndryshime rrënjësore.

Redaksia Online July 28, 2013 11:18
Komento

2 Komente

  1. Luli July 28, 14:15

    Te gjithe ne Ceten PD-se kane frike te flasin me shume, pasi i zhduk familiarisht krimineli shpellar Sali Bisha … kush flet i pritet koka”, prandaj rrine “sus” te gjithe para diktatorit qe krekoset pasi eshte me antiplumb dhe i rrethuar me njerez te armatosur.

    Reply to this comment
  2. Luli July 28, 14:16

    Kush flet ne Ceten-PD zhduket me familje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*