Zgjedhjet në PS nisin në 15 shtator. Kush s’mund të kandidojë

September 14, 2017 11:35

Zgjedhjet në PS nisin në 15 shtator. Kush s’mund të kandidojë

Zbardhen vendimet e mbledhjes së Asamblesë së PS në fund të muajit gusht.

Asambleja vendosi që nga 15 shtatori deri në 30 tetor të zhvillohen zgjedhjet vendore në Partinë Socialiste, ndërsa konstituimi i Këshillave Socialistë nga 1-15 nëntor, shkruan Report.tv.

Gjatë zgjedhjeve do të bëhet edhe një analizë e gjatë për rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit në cdo degë të Partisë Socialiste.

Kryetarët aktualë nuk do të lejohet që të kandidojnë në rastet kur rezultati i 25 qershorit, ishte më i ulët se zgjedhjet paraardhëse.

Kandidatët për kryetar duhet të kenë të paktën një vit pjesë e PS të anëtarësuar, ndërsa përpos tij do të zgjidhet edhe sekretari.

Organizimi i zgjedhjeve të reja në parti, sipas PS bëhet për të përmirësuar rezultatin dhe rritjen e bashkëpunimit me njerëzit.

Ndërkohë që riorganizimin dhe analizën duhet ta përfundojnë edhe strukturat në Greqi, Itali dhe vende të tjera.

Një tjetër pikë e rëndësishme është edhe ngritja e strukturave të reja të PS në vendet ku ka emigrantë.

Rezultatet e dobëta, ikin 1480 kryetarë socialistë
Rreth 1480 kryetarë të organizatave  të Partisë Socialiste do të largohen nga drejtimi i tyre për shkak të rezultatit të dobët gjatë zgjedhjeve të 25 qershorit.

Në një raport konfidencial të Partisë Socialiste të publikuar pak javë më parë, i cili bën analizën e punës së strukturave të kësaj force politike del në përfundimin se 1480 organizata socialiste kanë marrë rezultat të dobët në zgjedhje, krahasuar ky rezultat me zgjedhjet e vitit 2013.

Bashkitë ku PS ka pësuar rënie:
Kuçovë
Skrapar
Dibër
Elbasan
Cerrik
Peqin
Prrenjas
Pustec
Këlcyrë
Devoll
Shkodër
Vau i Dejës
Kamëz
Kavajë
Rrogozhinë

Qarqet ku PS realizoi objektivin
Berat
Durrës
Gjirokastër
Kukës
Lezhë
Vlorë

September 14, 2017 11:35
Komento

1 Koment

  1. anticensurë25642654 September 14, 15:38

    tirana???
    si duket po bëhet pastrimi gjeneral!!
    pavarsisht se ka fituar shumën më të madhe në 20 vitet e fundit prapë po pastroka partinë çuni i tironës!!sigurish do të sjellë “gajk të ri”në mbështetje të vetvetes!!
    ju këthyem viteve të realizimit të planeve 5 vjeçare??
    një pyetje më vjen në mëndje!!rama nuk shpresoi të fitonte atë që fitoi,pra sa ka qënë plani për sikur ta kishin realizuar dhe këta “sabotatorët në zgjedhje”??
    2 me 1!dy nuk e kanë realizuar 1 e ka realizuar!!i vjen pak a shumë 75%??
    kaq ka dashur të fitojë adoleshenti i tironës??
    pastroje partinë,pastroje!!dikush duhet të të mbajë në karrike!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin