Zgjedhjet në SHBA, kur do ta mësojmë se kush fiton?  

November 8, 2016 12:48

Zgjedhjet në SHBA, kur do ta mësojmë se kush fiton?  

Clinton, apo Trump? Mbrëmja e sotme parashikohet një mbrëmje e gjatë. Sidomos për ata që duan të ndjekin rezultatin e zgjedhjeve në SHBA dhe refuzojnë të shkojnë në shtrat pa mësuar se kush do të jetë banori i ri i Shtëpisë së Bardhë. Por një paralajmërim: para orës 2 ose 3 e mëngjesit as mos e shkoni nëpër mend të mësoni se kush do të jetë presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dhe para orës 5.00 të mëngjesit është e vështirë që të mbahet fjalimi tradicional i fitores apo i pranimit të humbjes nga humbësi.

Amerikanët me të drejtë vote janë rreth 219 milionë. Sistemi zgjedhor i vendit kërkon që para se të votohet duhet të regjistrohesh dhe vetëm rreth 150 milionë votues janë regjistruar.

Në Shtetet e Bashkuara, presidenti nuk zgjidhet drejtpërdrejt nga votuesit. Zgjedhja e tij bëhet përmes një trupe të quajtur Kolegji Zgjedhor, i përbërë nga të ashtuquajturit zgjedhësit e mëdhenj. Këta zgjedhës janë delegatët e shteteve të ndryshme dhe janë  gjithsej 538. Për të marrë çelësat e Shtëpinë e Bardhë është e nevojshme, të marrësh mbështetjen e të paktën 270 delegatëve, dmth, gjysma plus një. Shtetet me popullsi më të madhe janë ato që kanë më shumë zgjedhës.

Prandaj pas orës 5 të mëngjesit duhet të nisin dhe fjalimet tradicionale, ku një kandidat pretendon fitoren dhe tjetri pranon humbjen. Edhe pse nëse humbësi është Trump, ai mund të përmbushë kërcënimin e tij dhe të mos njohë fitoren e Hillaryt.

Dita

November 8, 2016 12:48
Komento

1 Koment

  1. hoxhobonxho November 8, 15:53

    do ta mesojme kur lul vrasesi te pshurri ne ballkonin e shqupit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*