Zgjedhjet në SHBA, përçahen republikanët

March 30, 2016 14:06

Zgjedhjet në SHBA, përçahen republikanët

Në një intervistë të përbashkët në CNN,  të tre kandidatët republikanë në garën për President u tërhoqën nga zotimi i tyre i fillimit të fushatës, se do të mbështesnin të zgjedhurin final në garën për Shtëpinë e Bardhë.

I pari në rradhën e të intervistuarve ishte kandidati Ted Cruz. Ai tha se pavarësisht zotimit të tij para 6 muajsh, nuk do ta mbështesë Donald Trampin.

Ted Cruz , Kandidat per President: “Unë nuk mund të mbështes dikë që ka sulmuar gruan dhe familjen time. Familja duhet të mbahet jashte kësaj gare. Mendoj gjithashtu se zgjedhja e Donald Tramp do të ishte si një autogol, pasi do t’i jepte fitoren e përfundimtare Hilari Klintonit”

Por përgjigjia e Donald Tramp nuk vonoi.

Donald Trump, Kandidat per President: “Unë nuk po kërkoj mbështetjen e tij, nuk kam nevojë që Cruz të më mbështesë. Pasi kam mbështetjen e njerëzve. Do të shohim kush do të zgjidhet, por nëse zgjidhet ai, unë nuk do ta mbështes.”

Miliarderi amerikan deklaroi gjithashtu se është trajtuar padrejtësisht dhe në mënyrë jo korrekte nga disa figura të partisë së tij. Ndërkohë kandidati i tretë, Xhon Kasik tha se është “kandidati më i mirë”, edhe pse është lënë në hije në pjesën më të madhe të debateve.

March 30, 2016 14:06
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*