Zgjedhjet në Suedi; Frikë nga ekstremizmi dhe fashizmi

September 8, 2018 22:34

Zgjedhjet në Suedi; Frikë nga ekstremizmi dhe fashizmi

Kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven ka folur në ditën e fundit të fushatës elektorale mbi rrezikun e ekstremizmit dhe fashizmit.

Duket se as partia e tij Social Demokrate e qendrës së majtë dhe as partia e qendrës së djathtë nuk do të mund të marrë shumicën e votave. Ndërsa partia anti-imigracion Demokratët Suedezë pritet të fitojë rreth 20% të votave, duke u bërë kështu partia e dytë më e madhe në Parlament.

Kryeministri tha se një votë për Demokratët Suedezë ishte e “rrezikshme”, dhe se kjo do të ishte si të “duash të shuash zjarrin me alkool”.

Imigracioni ka qenë një çështje qendrore e fushatës elektorale.

Të shtunën, lideri i partisë Demokratët Suedezë, Jimmie Akesson tha: “Suedia ka qenë një vend ekstrem në shumë drejtime, jo vetëm kur bëhet fjalë për imigracionin”, dhe se plani i tij për të marrë më pak emigrantë mund të konsiderohet si “politikë normale edhe për pjesën tjetër të Evropës”.

Kjo parti prej vitesh është parë si e lidhur me grupet neo-naziste dhe të tjera të ekstremit të djathtë, ndërsa tradicionalisht është përpjekur që të tërheqë njerëzit e klasës punëtore.

Synimi i saj momentalisht është që të tërheqë më shumë femra dhe sa më shumë votues me nivel edukimi të lartë.

s.a/dita

September 8, 2018 22:34
Komento

2 Komente

  1. Tani September 9, 03:50

    bravo, te vine keto parti ne pushtet gjithandej ne europe te ndryshojne politikat se e kane cuar per lesh europen plake keta social demokratet, demokratet, majtet, nje force e tille duhet te krijohet dhe ne albanistanin qelbesire qe ta shkundi nga rrenjet ata qe kane dhe jane qevrisur keto 25 vite,

    Reply to this comment
    • Taku September 9, 10:51

      Bravo kete them dhe une qe te vine patite ekstremiste ne pushtet qe ta shperbejne fare Europen dhe pastaj ti e une si shqiptare te veme nje gjethe fiku te koqet per ti mbuluar dhe nga maja e pemes te bertasim si Tarzani.
      Hajde mentalitet hajde… po ku do mbytemi ne pa BE mo mendje e zghuar?
      Mendo per vete leri europianet se i zghidhin vete problemet me emigracionin se jane shtete te konsoloduara te medha dhe me ndergjegje ato. Po ne ku do shkojme me keta hajdute qe s’dine te ndertojne shtet?

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*