Zgjedhjet në Universitetin e Korçës, kërcënohet kandidatja Daniela Stoica

May 4, 2016 12:31

Zgjedhjet në Universitetin e Korçës, kërcënohet kandidatja Daniela Stoica

Një nga kandidatët për postin e shefit të departamentit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Korçës është kërcënuar.

Faktin e ka bërë të ditur vetë kandidatja Daniela Stoica e cila ka deklaruar sot se një peron ka shkuar dhe i ka thënë se, ‘Shpresoj të mbledhës votat që të duhen për t’u zgjedhur në këtë post” çka sipas saj është një kërcënim i hapur.

Stoica ka shtuar se, ndaj saj janë ushtruar presione për manipulime dhe për ti hapur rrugën dikujt tjetër me pozicion pushteti në universitet.

Por ajo thotë se do të vijojë garën edhe në raundin e dytë dhe se nuk do të tërhiqet.

Nga ana tjetër ajo i ka bërë thirrje Ministrisë së Arsimit që të marrë masa kundër bllokimeve të organizuara nga klane të ndryshme.

Stoica është e vetmja kandidaturë në garë pasi ka kryer doktoraturën në një nga shtetet e BE, çka favorizohet edhe nga ligji.

May 4, 2016 12:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*