Zgjedhjet për Bajram, myftiu i Tiranës: Nuk përbën shkelje

May 20, 2017 15:35

Zgjedhjet për Bajram, myftiu i Tiranës: Nuk përbën shkelje

Myftiu i Tiranës, Ylli Gura ka bërë një deklaratë për shtyp në lidhje me marrëveshjen politike Rama-Basha.

Ai ka sqaruar edhe qëndrimin e Komunitetit Mysliman për çështjen e zgjedhjeve, që zhvillohen në ditën e Bajramit.

“Ne sot, si Komuniteti Mysliman Shqiptar rikthejmë në vëmendje të opinionit kërkesën dhe thirrjen tonë të sinqertë për të patur një proces zgjedhor sa të lirë, të qetë e të sigurtë, duke qenë se dita e Bajramit të Madh mendohet të jetë 25 qershor 2017, ditën e zgjedhjeve, ditë kur ne si komunitet fetar do të japim mesazhin tonë përmes zgjedhjes së udhëheqësisë së vendit”, ka thënë Gura.

Duke qenë se edhe muaji i Ramazanit përkon me fushatën zgjedhore, myftiu ka ftuar politikanët që të tregohen të kthjellët.

“I drejtohemi klasës politike që përgjatë këtij muaji të begatë të jenë të kujdesshëm, të matur, që të krijohet një atmosferë paqësore, për mosmëpërkëmbjen e vlerave të Ramazanit. E drejta e votës është përgjegjësi sa historike aq dhe qytetare”, ka shtuar Gura.

May 20, 2017 15:35
Komento

2 Komente

  1. shtet laik; largoi nga syri dhe veshi i publikut keta pagan May 20, 16:22

    se edhe po u ankove ti,na plasi c..ari . vishu me shallvare, diqiç dhe çallme, karikature, jo allafrenga me kostum e kollare .

    Reply to this comment
  2. Mark uk May 22, 09:02

    Sipas tejet duhet te genjejn.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*