Zgjedhjet, PS kërkon që emigrantët të votojnë me postë, ja çfarë u diskutua në mbledhjen e KQZ

January 13, 2021 23:22

Zgjedhjet, PS kërkon që emigrantët të votojnë me postë, ja çfarë u diskutua në mbledhjen e KQZ

PS propozon që votimi i emigrantëve të bëhet me postë. Në takimin e zhvilluar sot në KQZ mes komisionerit Ilirjan Celibashi dhe përfaqësuesve të partive politike, përfaqësuesi i PS në KQZ Eridian Salianji ka propozuar që votimi i emigrantëve të bëhet me postë.

Ndërkaq, sa i përket projektit pilot për votimin dhe numërimin elektronik, Partia Socialiste përmes përfaqësuesit të saj Eridian Salianji ka kërkuar që votimi dhe numërimi elektronik të realizohet vetëm në një KZAZ dhe kjo të zgjidhet nga KQZ në një prej dy qarqeve të propozuara. Burime nga mbledhja thonë se Salianji argumentoi se ky proces ka kosto të lartë dhe se koha është e pamjaftueshme. Mësohet se përfaqësuesi ligjor i PS sqaroi se edhe ligji nuk vendos asnjë detyrim që ky proces të bëhet patjetër në dy qarqe, pasi është vetëm projekt pilot.

Propozimet e PS u bënë gjatë mbledhjes që përfaqësuesit e partive politike zhvilluan me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirajn Celibashi pa praninë e mediave. Sakaq nga përfaqësuesi i PD në këtë mbledhje nuk është bërë asnjë propozim i ri sa i përket votimit dhe numërimit elektronik, por i qëndron propozimit fillestar për dy qarqe, Korçën dhe Fierin.

h.b/dita

January 13, 2021 23:22
Komento

1 Koment

  1. demo January 14, 00:42

    O Lulzim!Mos e ha ate koqe ulliri se do ta hash si Trumpi.Votime me poste,,votim elektronik fiton Rama..
    Rama gjithmone ta ka rras sa krahu.
    Per te derguar votat e parregullta dhe votat me internet,ka specialiste hajdute qe te qajne piten si Sali Maloku,Po ti nuk je Sali maloku qe vodhi 250 miljon euro me kompani fantazem ne fund te mandatit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim