Zgjedhjet, serbët e Kosovës nën presionin e fortë të Beogradit

September 15, 2019 18:30

Zgjedhjet, serbët e Kosovës nën presionin e fortë të Beogradit

Beogradi zyrtar e ka rritur presionin ndaj qytetarëve serbë të Kosovës që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, ata të votojnë për Listën Serbe, thonë përfaqësuesit e tri subjekteve tjera politike rivale, koalicionit “Liria”, Partisë së Serbëve të Kosovës dhe Partisë së Pavarur Liberale, të cilat i takojnë komunitetit serb të Kosovës.

Për më shumë, sipas tyre, presioni i formave të ndryshme, është duke u ushtruar edhe ndaj përfaqësuesve, aktivistëve dhe simpatizuesve të subjekteve politike serbe, për ta zbehur dhe dobësuar garën e tyre për zgjedhjet e 6 tetorit.

Rada Trajkoviç nga koalicioni “Liria”, thotë për Radion Evropa e Lirë se presioni ndaj qytetarëve serbë të Kosovës është duke u bërë me kërcënimin se do t’i humbin vendet e punës në rast se ata votojnë kandidatë të subjekteve tjera politike serbe dhe jo të Listës Serbe, e cila gjatë 7 vjetëve të fundit ka qenë në pushtet.

Frikësimi i qytetarëve serbë, sipas saj, po bëhet në forma të ndryshme nga Beogradi. Trajkoviç pretendon:  “Fatkeqësisht, për momentin, presioni më i madh mbi serbët është duke ardhur nga Beogradi, nga disa qendra joformale, marrë parasysh që kemi informata që një grup i njerëzve i afërt me mafian ose vetë mafia, këtë nuk e di, ka depërtuar te Liqeni i Ujmanit (Gazivodës), në Qendrën Ekologjike. Sipas asaj që thonë serbët nga veriu, ardhja e atyre njerëzve është në funksion të frikësimit të serbëve”.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje për ndonjë hetim të mundshëm në lidhje me pohimet e zonjës Trajkoviç, kërcënimet e mundshme ndaj qytetarëve serbë dhe presionin eventual për të ndikuar në procesin zgjedhor.

Sidoqoftë policia shprehet se “në aspektin policor, e trajton çdo informacion dhe në përputhje me vlerësimet, ndërmerr veprimet e saj ligjore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”./rel

e.ll./dita

September 15, 2019 18:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim