ZGJEDHJET / Siç dyshohej, tani veç timonit Rama kërkon edhe frenat, kambion, gomën rezervë…

January 5, 2021 15:13

ZGJEDHJET / Siç dyshohej, tani veç timonit Rama kërkon edhe frenat, kambion, gomën rezervë…

TIRANË, Kolaudimi i Rinasit – Duke sinjalizuar hapjen e stinës së re elektorale, kryetari dhe kryeministri Edi Rama shpalli dje sloganin e ri të Rilindjes për zgjedhjet e 25 Prillit.

Duke folur për mediat gjatë inaugurimit të pedonales së re në fshatin Kryeqorr të njësisë administrative Shurdhas, Rama e bëri të qartë se tashmë forca që ai drejton nuk do mjaftohet t’u kërkojë zgjedhësve vetëm timonin.

“Ka ardhur koha që rilindasit të marrin, përveç timonit, edhe frenat, friksionin, levën e marsheve, ferrotat, dritat e gjata dhe të shkurtra, kokat e zbarrës, vaj-filtrat, lëngun anti-ngrirje, madje dhe gomën rezervë…”, deklaroi Rama, duke dëshmuar kështu dhe një bagazh mbresëlënës njohurish në lidhje me makinën, edhe pse nuk zotëron një patentë.

“Ah, edhe bagazhin se harrova,” shtoi Rama.

Kryeministri sqaroi se zotërimi i timonit rezulton i pamjaftueshëm për çuarjen përpara të reformave dhe nxjerrjen e ekonomisë nga kriza ku e la qeveria paraardhëse e periudhës 1992-1997.

“Na duhen të gjitha levat, butonat, llampat dhe yçklat e tjera që ka makina. Timoni non basta piu,” shpotiti Rama, duke folur gjuhën e dytë më të përdorur në fshatin që 80 përqind të të rinjve i ka në Itali.

Gjithsesi, kryeministri bëri me dije se Rilindja është e gatshme për të dëgjuar kundërshtarët politikë dhe për të gjetur pika të arsyeshme kompromisi, por pa u hapur rrugë kërkesave absurde.

“Kemi biseduar me kryesinë e partisë, dhe parimisht jemi dakord që t’i lëmë opozitës mundësinë e menaxhimit të rripit të sigurisë. Madje jemi gati edhe t’i lëmë asaj përdorimin e jelekut të verdhë si dhe hapjen dhe vendosjen e trekëndëshit të emergjencës, në rastet kur do detyrohemi të hapim krahun,” tha Rama.

Ai mandej i shtriu dorën e bashkëpunimit opozitës në rastet kur do nevojitet ndihmë për ndërrimin e gomës. “Por,” shtoi kryeministri, “gjithsesi pjesët e tjera të makinës i dua për vete”.

Timonieri në një emision partner të ERTV

Deklarata e Ramës u prit me skepticizëm nga opozita. I pyetur nga Gojët e Liga, kryetari i PD-së Lulzim Basha denoncoi planin djallëzor të qeverisë Rama, e cila mesa duket qëllimisht shtetëzoi konçesionin e kontrollit teknik të automjeteve.

“Kini parasysh një gjë,” sqaroi Basha, “ndërkohë që ne denoncojmë konçesionet dhe PPP-të e panumërta, Edi Rama shtetëzon kolaudimin e automjeteve, apo siç quhet në gjuhën e profesionistëve, Koalidimin. Pse e bëri? Mos vallë e vrau ndërgjegja? Mos vallë e kuptoi që po e çonte ekonominë në humnerë? Jo zotëri. E donte që të mbyllte komplet qarkun e ligësisë. Pra jo vetëm të kishte krejt makinën me çdo pjesë të saj për vete, por edhe kontrollin e saj ta bënte vete, që mos t’i dilnin të palarat dhe ta kthenin për një llampë të djegur”.

Në vijim, Basha i bëri thirrje Ramës që nëse vërtet Rilindja ishte e hapur për dialog, le t’i linte atij pultin dhe çelësat e makinës dhe të tjerat t’i mbante vetë. Burimet pohojnë se Rama ende nuk ka kthyer përgjigje për këtë ofertë, por ndërkaq, para pak çaste nga zyrat e PS-së ku po zhvillohet një mbledhje e kryesisë, janë dëgjuar të qeshura të papërmbajtshme.

—–

SHËNIM / Gojët e Liga është rubrikë satirike e pavaksinuar, por e maskuar.    

January 5, 2021 15:13
Komento

9 Komente

  1. TIMONIERI I KARROCËS January 5, 17:06

    Çdo pasuri me rrota dhe pa rrota ma lini mua.

    Çdo pasuri te tundshme dhe te patundshme ma lini mua.

    Pavaresisht se s’kam patente dua gjithashtu edhe voten tuaj me daten 25 prill.

    Me pas mund te ikni te gjithe nga syte kembet jashte Shqiperise qe te rilindni me urdherin tim Europen dhe Boten.

    Reply to this comment
  2. DY TIMONIERAT January 5, 17:31

    DY TIMONIERA KA SOT BOTA,

    1 Azia dhe 1 Evropa,

    Kim Jong Un ne Kore,

    Timonieri me brekushe ketu te Ne.

    Reply to this comment
  3. Daku January 6, 13:01

    I meriton, jepjani te gjitha. Vetem dicka, me naften e kastratit makina nuk ndizet fare….

    Reply to this comment
  4. Gzim Kulufi January 6, 20:32

    Dhe kur liderin e pyeten, nwse donte edhe shasine, ai u tha: jo-jo, sepse kujtoi se behej fjale per ndonje te shastisur! Atehere mekaniket e hoqen shasine dhe, kur Rama i hypi makines per te ecur, ajo cuditerisht ra si kala rwre! Ketu ka tradheti burra, u tall Luli pak me tej, qe enderronte akoma per tramvajin e tij modern!

    Reply to this comment
  5. LEON January 7, 22:12

    Kerkoi timonin, I dhame timonin.
    Ne 25 Pill do i japim kollodokun.

    Reply to this comment
  6. Nick January 9, 18:11

    Tallni b… me varferine tuaj mendore…

    Reply to this comment
    • RILINDJA E HIPOKRIZISE January 10, 21:16

      Me varferine psiko mendore te timonierit te rivdekjes qe premtoi me solemnitet 300.000 vende te reja pune per mandatin e pare, por realizoi ne mandatin e pare dhe mandatin e dyte vetem 300.000 zhgarravina me ngjyra ne muret e Kryeministrise se Shtetit dhe ndoqi nga syte kembet me shume se 300.000 shqiptare te papune.

      Reply to this comment
  7. VARGJE TIMONIERIT January 14, 00:24

    Titull: I pabesi

    I pabesi në fron të pushtetit,

    që dredhia aq lart e ka ngritur;

    kafshon si qeni i detit,

    dhe si një ari i uritur…

    Autor: Arben Duka

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim