Zgjedhjet, Veliu dhe Lleshaj takim në Kryeministri

June 12, 2019 09:46

Zgjedhjet, Veliu dhe Lleshaj takim në Kryeministri

Sipas burimeve, mëngjesin e sotëm raportohet se ministri  i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu kanë mbërritur në Kryeministri.

Ndërkohë, mësohet se ata mund të jenë duke zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama lidhur me masat që do të merren për të garantuar sigurinë dhe mbaravajtjen e procesit elektoral dhe zgjedhor për zgjedhjet e 30 qershorit.

Takimi i tyre vjen pas zhvillimeve të fundit politike, në një kohë kur presidenti Ilir Meta ka anuluar dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit, ndërkohë që vetë socialistët shprehen të vendosur se data e zgjedhjeve nuk ndryshon..

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama zhvilloi takime në Bruksel me zyrtarë të lartë.

Presidenti i KE-së Jean-Claude Juncker delaroi se zgjedhjet janë vendosur të bëhen më 30 qershor dhe qytetarët nuk duhet të pengohen për të ushtruar të drejtën e tyre.

j.l./ dita

June 12, 2019 09:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*