Zgjedhjet, Klosi: Duhet një përfaqësues politik, kemi njësi të mëdha

January 31, 2015 17:32

Zgjedhjet, Klosi: Duhet një përfaqësues politik, kemi njësi të mëdha

Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi konfirmon se forca e tij politike ka filluar përgatitjet për zgjedhjet vendore duke filluar që me ristrukturimin e saj.

Deputeti Klosi thekson se garat lokale tashmë janë shumë më tepër politike se sa kanë qenë, pasi edhe njësitë administrative janë më të mëdha. Lidhur me Tiranën, Klosi thekson se kandidati duhet të jetë një përfaqësues politik, pasi kemi një njësi shumë të madhe

“Fushata lokale bëhet sipas njësive, kemi kohë që kemi filluar strukturën dhe me ndarjen e re territoriale, do bëjmë dhe një reformë brenda partisë për ta përshtatur me këtë hartë. Nuk mund të vazhdojmë me skemën e vjetër. Tani do ndryshojë dhe mënyra se si do bëhet gara, tani është gara politike. Duhet të jetë një përfaqësues politik, pasi kemi një njësi shumë të madhe. Gara është shumë më tepër politike. Në garën e 21 qershorit, PS ka një betejë të re, ne nuk luftojmë Sali Berishën, por gara jonë është se çfarë kemi bërë në këto 2 vjet. Këtu do të shohim që njerëzit do të përkrahin reformat e ndërmarra”, tha Klosi për A1 report.

January 31, 2015 17:32
Komento

7 Komente

  1. Poseidon January 31, 17:48

    Majko per Tiranen 🙂 s’votoj tjeter.

    Reply to this comment
  2. info analitike January 31, 17:48

    Keta nuk i leshojne kollaj kafshatat e majme qe ofrojne zgjedhjet vendore. Njerezit jane te lodhur nga politikane genjeshtare, matrapaze votash, hajdute parashe publike. Tashme ka ardhur koha qe te zgjidhen njerez qe te punojne per te miren e qytetareve dhe jo interesat e ngushta te klaneve politike, njerez qe te mos premtojne kot sa per te marre kolltukun.

    Reply to this comment
  3. Trebeshina January 31, 20:52

    NJe Tsipras duhet urgjent ne Shqiperi,pasi zhgenjimi ke dy k…. e politikes eshte shuuuuumeee i madhe,si ke PD ashtu dhe PS.

    Reply to this comment
  4. Edi January 31, 22:33

    Një Artan (Lame) për Tiranë!

    Reply to this comment
  5. ada January 31, 22:58

    Ky ishte esell apo i pire? Nga foto duket tape fare ose ka bere sherr me sapunin…
    Gjeni ndonje me te hajrit ose te pakten te lare!

    Reply to this comment
  6. Zjarm Shehu February 1, 09:35

    Mendoj se kandidati duhet te kete mbeshtetjen politike dhe te gezoje simpatine e popullit pertej strukturave te partise.

    Reply to this comment
  7. mehdi February 1, 11:46

    PANDELI MAJKO DO TE ISHTE NJE FIGURE NGA ME TE SPIKATURAT PER TIRANEN.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*