Zgjedhjet vendore dhe panorama e ndryshuar politike e këtij viti

January 3, 2019 19:39

Zgjedhjet vendore dhe panorama e ndryshuar politike e këtij viti

Shqiptarët do të votojnë më 30 qershor për kryetarë bashkish dhe anëtarë të këshillave bashkiake.

Partia Socialiste pritet të përballet me dy forca opozitare, PD dhe LSI në këto zgjedhje, të cilat konsiderohen njëkohësisht si test i popullaritetit por edhe test i fuqisë së makinerisë elektorale për zgjedhjet parlamentare të planifikuara për vitin 2021.

Partia Socialiste fitoi zgjedhjet e vitit 2015 duke kapur 30 poste kryebashkiakësh më vete plus katër të tjerë përmes aleatëve të ngushtë, PDIU, MEGA dhe Aleanca Maqedonase. PD fitoi në 15 bashki ndërsa LSI, në atë kohë në aleancë me PS-në, fitoi 10 bashki.

Sa i përket këshillave bashkiake, koalicioni i majtë i vitit 2015 fitoi shumicën dërrmuese të tyre, por PS më vete teknikisht humbi shumicën pas ndarjes nga LSI në vitin 2017. Që nga ajo kohë, shumë këshilltarë të LSI-së kanë demonstruar gadishmërinë për të mbështetur Partinë Socialiste në disa bashki të rëndësishme të vendit, përfshirë Tiranën, Durrësin e Korçën.

Në historinë e re të Shqipërisë, partitë në pushtet kanë avantazhe të mëdha në zgjedhjet për pushtet vendor, kryesisht për shkak të shkallës së lartë të përqendrimit të pushtetit në duart e kryeministrit.

Në zgjedhjet për pushtet vendor në vitit 2000 e 2003, qeveria socialiste e kohës arriti të fitonte shumicën dërrmuese të komunave e bashkive ndërsa në zgjedhjet e viteve 2007 e 2011, qeveria demokrate arriti gjithashtu të fitojë në shumicë dërrmuese garat për kryebashkiak e kryekomunar, por në ato zgjedhje socialistët ia dolën të fitonin disa bashki të mëdha si Durrësi, Elbasani e Fieri.

Panorama politike e këtij viti duket se ka ndryshuar shumë nga ajo e vitit 2015, jo vetëm si pasojë e daljes së LSI në opozitë, por edhe si pasojë se në zgjedhjet e vitit 2017 nuk pati koalicione paraelektorale. Në zgjedhjet e vitit 2015 koalicioni i majtë Aleanca për Shqipërinë Europiane përmbante 37 parti aleate ndërsa koalicioni i djathtë, Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet kishte 15 parti anëtare.

Gjithsej 63 parti morën pjesë në garën e vitit 2015, ndërsa më 2017 vetëm 18 parti arritën të plotësojnë kushtet për të prezantuar kandidatë. Është e paqartë nëse në zgjedhjet e këtij viti dy partitë e mëdha do të zgjedhin të bëjnë koalicione me çfarëdolloj partish apo do të vijojnë praktikën e vitit 2017.

Gjergj Erebara / Birn

January 3, 2019 19:39
Komento

4 Komente

  1. Zef Kastriot Gjergj Shpatari January 3, 19:44

    Studentët dhe shqiptarët e presin në “ring” për zgjidhje, Rama do shkojë në “Xing”… për zgërdhirje

    Ky kryeministër që “mos e past’ e hasmi”, në vend të mbledh mendjen, për ta nxjerr vendin nga gjendja “geto social-ekonomike”, ku e ka zhytur bashkë me krye-horrat e PD-LSI, po vazhdon aventurat shkatërruese, të cilat duhet kuptuar, se nuk ndalen më me “votë delesh”, por me reagim popullor, pa praninë e politikës kriminale aktuale

    Duke parë sjelljet publike të Edi Ramës, jo në raport me veten, po me ligjin, shtetin, pushtetin, detyrën, vendin, popullin e ndërkombëtarët, mendojmë se është momenti, që veprimtaria e tij në kye të qeverisë, të përmblidhet me fjalën e urtë popullore: – “Kryeministrin që kanë shqiptarët, mos e past’ as hasmi”.

    Janë shumë fakte, tashmë të bëra motiv, për të deklaruar e reagur publikisht, me ndalim e largim urgjent nga qeverisja qoftë edhe me “daulle popullore”, të këtij kryeministri sharlatan, të keq, grotesk e anormal mëndërisht, që po shkatërron të sotmen, duke degraduar të nesërmen e vendit, si “krim social-ekonomik” i paramenduar, pse jo edhe i financuar, nga ëndërrimtarët e trojeve tona.

    Ndryshe, nuk do të ndodhte, që kryeministri i një pushteti në hasmëri të plotë me popullin e tij, ta niste edhe ditën e parë, të vitit të 6 të pushtetit, me video-lajmin palaçollëk, se do jetë pesonazh “lolo”, në një emision televiz komik.

    Në vend që të heqë dorë nga hargalisjet nëpër ekrane e gallatës me video komike, ka detyrim t’u jap përgjigje e zgjidhje urgjente, kërkesave që kanë paraqitur studentët, të papunët, minatorët, naftëtarët, infermierët, të pastrehët, policët, invalidët, bizneset e shumë kategori të tjera sociale.

    Kryeministri, për aq kohë sa është në këtë detyrë, duhet të heq dorë nga llogjet me e pa brekushe, me e pa papagall, me e pa vizatime dhe të nis punën, mbasi nuk është votuar në atë detyrë për të bërë qyfyre por për të ofruar e garantuar qeverisje normale për qytetarët.

    Në vend, që kryeministri i një qeverie “llum” si kjo, të shkojë për ballafaqim në “ring” me studentët e nëpër zona, ku vlojnë mijëra zëmërata social-ekonomike të qytetarëve, deklaron se do shkojë për të bërë logje e zgërdhirje, në “Xing”-ët e Mamaqirëve!

    Reply to this comment
  2. Lili January 3, 20:01

    Alternativa : lista qytetare jashte partive pspdlsi
    Te gjithe bashke ,e heqim qafe keto parti grabitçare qe nuk po lane kombin me perparuar.

    Reply to this comment
  3. Kris 1 January 4, 00:12

    Si do te financohet nga buxheti nje kandidat i pavarur per ne bashki?Si ndahen fondet per zgjedhjet vendore nga KQZ dhe a perfitojne gje te pavarurit ne nje bashki apo marrin vetem partite sipas rezultatit te zgjedhjeve te mepareshme?

    Reply to this comment
  4. po kush parti do...KANDIDOJE pe t'u votuar nga ZGJETHESIT shqipetar ??? ???? January 4, 13:07

    po, per cfar’ karikature votimesh flitet ???
    populli PD-ne, do t’a fute ne VARR dhe PS-ne, t’a pjek’ ne hell, se s’futi ne burg ish pushtetaret e PD-se ( me gjithe partickat cimka) dhe te LSI-se, me githe presidente e kryetare partije ..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim