Zgjedhjet vendore, nisin të përfliten emrat e parë

February 26, 2015 15:18

Zgjedhjet vendore, nisin të përfliten emrat e parë

Gjithnjë e më shumë nga e majta flitet se dy liderët e saj kanë rënë dakord që në Bashkinë e Fierit dhe në atë të Pogradecit të kandidojnë emra të përzgjedhur nga LSI, ndërsa në Shkodër pritet të kandidohet një femër e propozuar nga Partia Socialiste.

Me largimin e Shpëtim Gjikës nga Vlora, PS e ka të hapur rrugën për të kandiduar një figurë të re, e cila përflitet se për herë të parë do të jetë një femër. Pas dorëheqjes së Artan Shkëmbit nga kreu i bashkisë së Pogradecit dhe vendimit për të mos rikandiduar, duket se tashmë është rruga e hapur për kandidatin e së majtës, i cili pritet të jetë nga radhët e LSI-së.

Emri më i lakuar këto ditë për të garuar në Pogradec është ai i Roshi Tollozhanit, aktualisht kryetar komune dhe që mbështetet nga LSI, ndërsa në Fier është propozuar Robert Bitri, deputet i LSI, por që më parë ka mbajtur detyrën e Prefektit të Fierit. Pak ditë më parë Meta njoftoi këto takime me kryeministrin Edi Rama, duke u shprehur se do të shkëmbehen mendime për ndërtimin e procesit që do të synojë cilësinë e kandidatëve dhe jo kënaqjen e oreksit të njërës apo tjetrës parti, apo edhe të kandidatëve. Por Lushnja do të mbetet e PS-së.

Kryetari Bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe pritet që të rikandidojë për mandatin e dytë. Në Kukës pritet që të jetë sërish i njëjti kryetar Bashkie, Hasan Halilaj.

Pas një eksperience të suksesshme në Kukës si Prefekt, Safer Gjici pritet që të kandidojë në një nga betejat më të ashpra për bashkitë, siç është ajo e Kamzës. Burime nga e majta flasin se për shkak të zonës ku ka shumë të ardhur nga Kukësi, është menduar që e majta të maksimalizojë votat e saj duke kandiduar Gjicin. Edhe Lezha do të jetë sërish e LSI-së. Prej dy mandatesh në këtë zonë ka fituar Viktor Tushe, por që duket se ka hequr dorë nga rikandidimi. Kujtojmë se edhe për Tushen nisën hetimet.

Në qarkun e Korçës pritet që të rikandidojë Kryetari aktual, Sotiraq Filo, i cili zëvendësoi në këtë detyrë Niko Peleshin.

Në Kavajë është më se i sigurt rikandidimi i Roshit, madje është ndër të vetmit që ka marrë edhe falënderime për punën e kryer nga Edi Rama.

Edhe pse është e sigurt që Elbasani, Durrësi, Pogradeci do të vijojnë të drejtohen nga Partia Socialiste, rikandidimi i kryetarëve aktualë duket i vështirë. Ndonëse nuk ka asnjë rregull të shkruar gjer më tani, pritet që asnjë kryetar aktual të mos rikandidojë për një mandat të tretë.

Burime jo zyrtare bëjnë të ditur se kërkesa për dorëheqje i ka shkuar kryetarit të Bashkisë së Pogradecit, Artan Shkëmbi, kryebashkiakut të Beratit, Fadil Nasufi, kryebashkiakut të Fierit Baftjar Zeqo dhe kryebashkiakut të Gjirokastrës, Flamur Bime.

Dorëheqja e Artan Shkëmbit nga Bashkia e Pogradecit ishte dhe sinjali i parë i fillimit të zbatimit të marrëveshjes politike PS-LSI për zgjedhjet vendore. Edhe kandidatët e Sarandës dhe të Himarës nuk priten që të ndryshojnë.

Ndërsa Bashkia e Pukës pritet që t’i lihet e lirë PDK-së së drejtuar nga Mark Frroku, i cili tregoi se dhe në zgjedhjet e 23 qershorit arriti të merrte një numër të konsiderueshëm votash.

 

February 26, 2015 15:18
Komento

8 Komente

  1. metlaj February 26, 16:17

    zoti meta dhe zoti rama nje dyshe e rezikshme per PS dhe te majten ne pegjithesi sepse kriteret qe mundohen te vendosin jane nje hipokrizi dhe e kaluara nuk u jep te drejten ketyre qe nuk e kane zbatuar psh EDI e la bashkin e tiranes pasi e fali te djathtes se lufta per mbrojtjen e votes nga ky si kryetare partije nuk ishte e forte dhe e joshi posti i kryeministrit se dihej ndeshkimi qe do te ndodhte para zgjedhjeve per PD per krimet e bera dhe korupsionin si mos votimi ishume demokrateve dhe votimi per te majten e nje pjese te vogel qe ekuptuan gabimin ne votimet e me parshme po keshtu dhe simpatizantet e te majtes duke e pare si shume te rezikshem rimarjene pushtetit nga SALIu u mobilizuan me bindje per te majten dhe se mendonin se rama do te ishte nje tradhetar ityre shume gjera te perbashketa ka edhe me ilir meten icili eshte me dinak dhe dallaveraxhi nepolitik dhe e ka te qarte se e keqja nuk vjen nga drejtuesit lokale por nga drejtimi partiak se nuk percaktojne afat qendrimi per kryetaret e partive dhe kombinimin e brezave jam dakorte me raportin meshkuj femra por pse nuk vendosen edhe sipas zonave grupmoshave dhe specialiteteve si juriste politikane shkencat sociale afate e llogari dhenijes para istancave dhe electoratit shpetimi eshte vetem rimoderimi i partise dhe jo ndeshkimi i te zgjedhureve

    Reply to this comment
  2. rita February 26, 16:21

    Femer ne Vlore?_Mira Shehu kandidate qe i ploteson me se miri te gjitha kriteret,qendron shume lart ne krahasim ne cdo kandidature tjeter,ka aftesi te shkelqyera drejtuese

    Reply to this comment
  3. Arben February 26, 18:16

    RROFTE RILINDJA E ILIR M….TIT

    Reply to this comment
  4. Zoro February 26, 22:03

    Edi Rama do beje gabimin me te madh ne raste se do ti leje bashkine e Fierit LSI-se.Ta harroje Ilir Meta qe socialistet ti japin votat atje ku ai i kerkon me insistim bashkite, socialistet nuk do marrin mundimin te shkojne tek kutite e votimit per kandidatet e LSI-se.

    Reply to this comment
  5. Socialisti bythpambuk February 27, 03:28

    Zoro ,
    Jam plotesisht dakort me mendimin tuaj , nuk mund qe Fieri , zemra e PS , ti lihet hajduteve te LSI .

    Reply to this comment
  6. Moni February 27, 10:27

    Nese do ti lihet Fieri LSI, atehere socialistet do te votojne per PD-ne. Pasi edhe kandidati , z. Dashi, qe ata kane propozuar eshte ku e ku me i mire se Bitri Por edhe sepse tashme eshte e ditur qe synimi i LSI eshte vetem hajduteri.

    Reply to this comment
  7. Asnje vot per lsi February 27, 11:47

    Asnje vot asnji bashki sduhet te more lsi partia ma e qelbur me krye hajdut esht mbush njerzit me te keqi ka mbledh rreth vetes te gjith hajnat e pd dhe te ps jan ne lsi posht kusaret e lsi rroft bulqiza ta more kush te doi vetem kto te lsi sduhet te jen ti shporrim qelbsirat

    Reply to this comment
  8. mirjana March 30, 21:59

    FITORJA se majtes shqipetare ajo eshte e mbetet e ardhmja e gjithe popullit tone>>>

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*