ZGJEDHJET / Zbardhet projekti: Ermaq Majëmali do t’u bëjë seminar suksesi krerëve të opozitës mbi formulën magjike: “Menoju iher, Dridhe po t’u dha muncia, Përfito”

February 7, 2021 23:59

ZGJEDHJET / Zbardhet projekti: Ermaq Majëmali do t’u bëjë seminar suksesi krerëve të opozitës mbi formulën magjike: “Menoju iher, Dridhe po t’u dha muncia, Përfito”

TIRANË, Rolling Hills, Rokendroll – Në kuadër të përpjekjeve për zgjedhje sa më cilësore dhe sasiore, drejtuesit kryesorë të opozitës shqiptare do të përfitojnë një trajnim të veçantë së shpejti, – njoftojnë burime pa ujë për Gojët e Liga.

Trajnimi do të zhvillohet në kuadër të projektit pa pilot, “Triumfi i mediokritetit” të inicuar nga KQZ, OSBE, BE, OBSH, USAID, KGB dhe OKB, dhe bëhet fjalë as më pak e as më shumë, për një seri seminaresh falas nën drejtimin e suksesologut të njohur shqiptar, Ermaq Majëmali, – bëjnë me dije burimet.

Mësohet se formula e sukseshme “Menoju iher, Dridhe po t’u dha muncia, Përfito” këtë herë do t’u instruktohet falas kursantëve të njohur të politikës shqiptare si Dule Vangjeli, Ndoka Nari, Mediu me Fat, Idriz Shpëtonjësi, Bardhi Gazpaç etj, të njohur për publikun shqiptar për kontributin dhe sakrificat që kanë bërë ndër vite për vendin.

Gojët e Liga kanë të dhëna se tufa e emrave të mësipërm u është dhënë autoriteteve përkatëse nga vetë kryetari i Partisë Demokratike (ai pe vërteti që i hedh fshehurazi piper në fasule grus). Ky deklaroi se ndryshe nga mazhoranca, kryetari i së cilës i shfrytëzon për vete të gjitha rrugët jashtë shtetit që vijnë në PS, ai ka vendosur që nga projekti i mësipërm të përfitojnë, ata më nevojtarët.

“Falë dashamirësisë së zotit Ermaq, si dhe dashamirësisë së Dashamir Shehit që u tërhoq me bujari për t’ua lënë vendin të rinjve, vendosa që vlerat e skemës së famshme ‘Menoju, Dridhe, Përfito’ t’i përthithin partnerë me vlerë të opozitës së përbashkuar. Besoj se jemi dakord, që aleatja jonë LSI nuk ka nevojë për këtë trajnim, përkundrazi,” deklaroi kuzhinieri që shpesh fotografohet pa mendje duke u lexu përralla kalamanëve të varfër të Rokendrollit.

Dita e fillimit të seminarit ende nuk është saktësuar, por zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë ka deklaruar se është mirë që aktiviteti të fillojë sapo numri i infektimeve nga koronavirusi në Tiranë të kalojë 2 mijë vetët në ditë.

“E keni parasysh, që të kapet ajo gjëja e tufës,” theksoi me profesionalizëm zyra e OBSH-së.

Sipas informacioneve të fundit, seminari falas do të kushtojë rreth 200 mijë euro dhe shpenzimet do të paguhen pjesërisht nga buxheti i shtetit si dhe nga Bashkimi Aziatik, në kuadrin e masave për të fuqizuar shoqërinë servile në Shqipëri.

“Unë di që lë pa bërë lungomaren e Peshkopisë, por opozitën nuk e lë dot pa trajnimin e mikut tim Ermaqit” – është shprehur pa doreza dhe pa këpucë, ay i madhi atje lart.

 

*****

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike, do thoni ju. Mirë o mirë, po lajmin e mësipërm mos e merrni dhe aq lehtë, se çfarë s’bën vaki…

February 7, 2021 23:59
Komento

3 Komente

  1. Rebus February 8, 12:40

    Qe eshte karagjoz Ermal Mamaqi,kjo nuk diskutohet,se as ai nuk e ka kundershtuar,por sidoqofte ai karagjozllikun e vet e perdor per biznesin e tij dhe per te engledisur miletin qe e pelqen!
    Por si i behet KARAGJOZIT,qe e kemi cotuar per te qeverisur vendin dhe ai TALL bythen me nje popull te tere,qe hesht dhe bile e duartroket pa e kuptuar se keto karagjozlliqet e tij jane si muzika e qemanes se Nastradinit,qe mileti e degjonte,por nuk e kuptonte dhe qe Nastradini i mesjetes ua tha me ndershmerine e hajdutit,se muziken e qemanes se tij do ta degjonin neser,kur te shihnin dyqanin e …vjedhur!
    Lexojeni se cfare ka deklaruar karagjozi yne kryeminister,per te “demaskuar” maskarenjte,qe i fryjne zjarrit kunder tij per ceshtjen e detit,sidomos me elegancen par ekselence te tij ne mbrojtje te pazarit te fshehte me Greqine kunder vendit te tij!

    -“Aty ku kjo e drejte nuk ushtrohet per aresye se s’ka vend,DUHET BERE MAREVESHJE.
    Dhe ne do shkojme ne gjyq se s’kemi mareveshje.
    Dhe per cfare nuk jemi marre vesh?
    S’jemi marre vesh,sepse pikerisht,sepse NUK KA HAPESIRE PER TE USHTRUAR TE DREJTEN PA U MARRE VESH!”

    Vetem Don Kishoti i Mances i artikulonte kaq trashe mendimet e tij,sepse e dinte qe ato i degjonte vetem shqytari i tij besnik tru shplare,Sanco Panco !

    Dhe ne rolin e Sanco Pancos e kane vene veten sot te gjithe,qe nga media,Presidenti i Republikes,Avokati i Popullit,OJQ,opozita, organizatat e veteraneve dhe deshmoreve etj,etj pa folur per popullin,qe keto 30 vjet eshte trajtuar nga e gjithe klasa politike si Sanco Panco!

    A nuk heshten te gjithe keta Sanco Pancot,kur Rama deklaroi ne Konferencen Antikorrupsion se “Kokat e korrupsionit ne Shqiperi nuk jane dhe nuk kane qene politikanet,pot gjyqtaret dhe prokuroret”,duke i amnistuar politikisht te gjithe qe nga Sali Berisha dhe deri tek vete Edi Rama?
    A nuk ishte kjo deklarate ogurzeze nje kercenim per gjyqtaret dhe prokuroret e mbetur,qe te mos guxojne ketej e tutje te merren me politikanet,por me koleget e tyre?
    A nuk ishte kjo nje KUNDERVENIE E HAPUR KUNDER REFORMES NE DREJTESI?

    Kush foli nga keta Sanco Pancot?
    ASNJE!
    ASNJE!
    ASNJE!

    Reply to this comment
  2. LEON February 9, 11:16

    Me e rende ne ANKANDIN e shitjes se Detit nga kryeministri shqiptar,,eshte heshtja e Opozites.
    Te gjithe komplotistet jane ne nje mendje per varrimin e Detit te Shqiptareve.

    Reply to this comment
  3. Drin February 10, 17:52

    Dy momente shume pikante nga kjo satire, dhe per fat te keq shume te verteta: PROJEKTI PA PILOT si te gjithe projektet qe behen ne kete vend, dhe SHOQERIA SERVILE, ashtu sic eshte ne te vertete. Shume djegese

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim