“Zgjedhorja” e dakorduar nuk e prek paktin Rama-Berisha 2008

January 14, 2020 20:16

“Zgjedhorja” e dakorduar nuk e prek paktin Rama-Berisha 2008

Nga Gjergj Erebara

Përfaqësues të Partisë Socialiste, të asaj Demokratike si dhe nga LSI nënshkruan një dokument të martën në të cilin angazhohen të negociojnë një reformë zgjedhore, ndërkohë që PD dhe PS sakaq e kanë bërë të qartë se nuk kanë ndër mend të ndryshojnë sistemin aktual zgjedhor të listave të mbyllura, i cili është kritikuar si anti-demokratik.

Nën përshëndetjet e ngrohta të bashkësisë ndërkombëtare, PD, PS dhe LSI firmosën një dokument në të cilin angazhohen se do të krijojnë një grup pune me katër vetë për të arritur një marrëveshje për një reformë të kodit zgjedhor të vendit.

Marrëveshja për arritjen e marrëveshjes u nënshkrua nga Damian Gjiknuri, deputet socialist, Petrit Vasili nga LSI dhe Oerd Bylykbashi nga PD.

“Palët e përfshira angazhohen të adresojnë me konsensus të gjitha çështjet e administrimit të zgjedhjeve objekt i punës të reformës zgjedhore, përfshirë rekomandimet e OSBE/ODIHR,” shkruhet në dokument.

“Palët angazhohen që reforma të përfundojë jo më vonë se 15 Mars 2020”, mbyllet dokumenti, i cili u firmos edhe në prani të Rudina Hajdarit, një nga deputetet e pakta të opozitës që mbajti mandatin pasi PD dhe LSI dolën nga kuvendi në janar të vitit të kaluar.

Para arritjes së marrëveshjes së të Martës, PD dhe PS bënë të qartë se në tryezë nuk është duke u diskutuar një ndryshim i sistemit zgjedhor të proporcionalit rajonal me lista të mbyllura, i cili u vendos me marrëveshje mes Edi Ramës dhe Sali Berishës në vitin 2008.

Një numër shqiptarësh kërkojnë të kenë mundësi të zgjedhin deputetin dhe jo vetëm partinë, por Lulzim Basha tha se nuk e kishte me ngut këtë punë dhe po kështu, Taulant Balla nga socialistët bëri të ditur se e konsideronte çështjen e sistemit zgjedhor një debat më të gjerë të shoqërisë.

Marrëveshja u përshëndet me ngrohtësi nga ambasada e SHBA, ambasadoi i BE Luigi Soreca si dhe ambasadorë të tjerë.

“Ne përshëndesim palët që ranë dakord të punojnë së bashku për reformën zgjedhore,” deklaroi Ambasada amerikane në Facebook ndërsa Soreca shtoi: “Është një arritje e rëndësishme për rikthimin e stabilitetit politik të Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.”

 

*****

Gjergj Erebara është gazetar i BIRN Albania. Titulli është i redaksisë

January 14, 2020 20:16
Komento

20 Komente

  1. Dancing with criminal stars.. January 14, 20:43

    jeni PASKALMILIZUAR o birnat e leshitkomplet si popull
    .
    nese nuk e keni kuptuar se kjo marrëveshja u përshëndet me ngrohtësi nga ambasada e SHBA, ambasadoi i BE tenente Luigi …harram qumeshti i nenes

    Reply to this comment
  2. Lili January 14, 20:55

    Dihet se pushtetin e duan .. me cfo kushte!
    Pra i mbetet shqiptareve atdhetare qe ju ka ardhur ne maje te hundes kjo lile te behen bashke prej te djathtes tek emajtja , me gjithe partite x y z ne nje levizje kunder ketyre!

    Reply to this comment
  3. Baca January 14, 21:08

    Un nuk besoj se ka shqiptar me ndergjegje te paster qe te votoje prap keto qelbesira..

    Reply to this comment
    • Arben January 15, 08:19

      Aty është problemi, populli shqipëtar trim dhe heroik, është degjeneruar në masën 100% moralisht.

      Reply to this comment
  4. Monika hajdute me cizme January 14, 21:09

    Cfardo sistem zgjedhjesh qe te jete,turkoshaket do kene gangsterat,hajdutet e analfabetet e pasuruar ne menyre te pa drejte,ne parlamentin e tyre dhe ne qeveri….
    Kapitalizmi eshte sistemi qe ve parane mbi cdo gje,dhe ketu parane e kane maskarenjte dhe ne nje menyre ose nje tjeter do marin votat e trushplareve,te hallexhinjve,te varfereve te pa puneve duke i punesuar ose duke i hedhur nje kocke sa te lepihen perkohesisht sa hajdutet te ngrohin karrigen ….

    Reply to this comment
  5. Orgji shkerdhatash te zgjedhur nen mbrojtjen e SPAK = SKAP= KAPS January 14, 21:16

    tRITOLIN NE gOJE

    pUTANAVE qE rOPEN sHQIPERINE !

    NUK KA ME VAZHDIMESI SHKERDHATOKRACIA

    ZHDUKUNI NGA JETA E SHQIPTAREVE

    PERPARA SE TE JET TEPER VONE

    PUTANA

    HAJDUT

    KRIMINEL

    SHKERDHATAT E KOMBIT SHQIPTARE

    Reply to this comment
  6. Te na rrojne pardesybardhet January 14, 21:27

    Per nje shekull te tere u perpoq BRSS, u perpoqe “Kina e madhe Popullore” e deri Shqiperia komuniste, ta mundte Perendimin dhe Smeriken por nuk ia dolen dot.
    Humblen e pare ata jane duke e provuar ne Shqiperi me klasen politike shqiptare te pardesybardheve te Ramiz Alise, me deshtimin e Reformes ne Drejtesi.
    Askush nuk e besonte se kjo klase ishte kaq e fuqishme!
    Pergezime er suksesin e pashembullt udheheqjes Sali, Ilir, Lulzim, Edi etj.

    Reply to this comment
  7. Te na rrojne pardesybardhet January 14, 21:28

    Per nje shekull te tere u perpoq BRSS, u perpoqe “Kina e madhe Popullore” e deri Shqiperia komuniste, ta mundte Perendimin dhe Smeriken por nuk ia dolen dot.
    Humblen e pare ata jane duke e provuar ne Shqiperi me klasen politike shqiptare te pardesybardheve te Ramiz Alise, me deshtimin e Reformes ne Drejtesi.
    Askush nuk e besonte se kjo klase ishte kaq e fuqishme (shikojini edhe ne foto)!
    Pergezime er suksesin e pashembullt udheheqjes Sali, Ilir, Lulzim, Edi etj.

    Reply to this comment
  8. Dentisti January 14, 21:41

    A duhet shume per te kuptuar se keto parti,me keta sundimtare antishqiptare,qe e degraduan shtetin shqiptar deri ne zhdukje pa u ndjere,vecse me forma demokratike,mund ta denojne te shkuaren e tyre dhe te na japin nje pjese te pasurise dhe pushtetit te tyre?
    Ku eshte pare qe diktatoret,mbreterot,perandoret,sulltanet e kriminelet ne mbare boten te pendohen per cfare kane bere keq ndaj popullit te tyre dhe te heqin dore prej privilegjeve me deshire?
    KURRE!
    KURRE!
    KURRE!
    Te 3 keto parti shushunja nuk duan te heqin dore nga sistemi i deri sotem zgjedhor se ndryshe do votonin vdekjen e tyre!
    Shpetimin e vetem te demokracise ne Shqiperi e kane ne dore antaresia socialiste,qe te riorganizohet dhe te shporre Ramen dhe lakenjte e tij nga partia dhe opozita parlamentare,ne se nuk bejne lojen e ish partive te tyre,qe u kane prwemtuar te heshtin ne kembim te garancise per mandatin e deputetit etj!
    Ja keshtu rezulton sistemi i tanishem,qe u garanton Shehit,Ndokes, etj mandate nga PD-ja ndersa ne PS te gjithe anonimet i garantojne vetes poste e mandatin e deputetit perjete!
    Sa per popullin,si le te kenaqet me mjekrren e Rames dhe rromuzet e tij ndaj opozitareve!
    Shqiperia le te veje ne…hale te gomereve!
    Rendesi ka partia!

    Reply to this comment
  9. Kuq e zi January 14, 22:37

    Nqs nuk preket pakti i 2008 rudina hajdari rrine kot ne kuvend bashke me opoziten e re ndryshe demostron qe eshte aty vetem qe te perligje qeverine rama sepse nje kuvend me nje parti do zhvlersonte pikerisht paktin rama berisha

    Reply to this comment
  10. Gëzohuni o popull, më në fund PD,LSI dhe PS po bashkpunojnë! January 14, 22:39

    U bashkuan që përsëri, duan apo s’duan shqipëtarët, votat do të shkojnëë në thasët zgjedhor të kryekusarëve të votave të PD, LSI dhe PS, në thasët e tre personave, të Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës që mbasi të hedhin fletët e votimit nga thasët zgjedhor në gropën e hales, do të përpilojnë listat e Gjushëve duar akullore të bashkive, Doshëve, Ballëve dhe Nokëve të kuvëndit, dhe, mbasi të marin bekimin e ndërkombëtarëve, për zgjedhje më të mira se ato të mëparshmet, me nge të fillojnë të rjepin ata pak pensionistë që kanë ngelur tashma në Shqipëri, pa maskë , pa kallashnikov, jo natën në errësirë, por ditë në djell, me faturën e ujit, me atë të dritave, vjedhje me ligj të përcjell nga qeveria nëpërmjet Arben Ahmetit të radhës në kuvëndin e deputetëve që nuk i zgjedh fare populli por kryetari i partisë, deri sa, pas rreth dhjetë vjetësh, të realizohet projekti i PD, LSI dhe PS që të kemi tre dinasti sheikësh mijarderë të familjeve Berisha, Meta dhe Rama dhe Shqipërinë të ripopulluar jo nga shqiptarë autoktonë që projekti parashikon të shpërndahen në të gjitha vëndet e globit, por nga skllevër të rekrutuar nga zezakët e xhunglave të Afrikës. Dhe për të realizuar këtë projekt final të ndakortësuar nga të tre partitë, po e nisin nga reforma zgjedhore që do të bëhet vetëm për të konsoliduar marrveshjen Rama Berisha të 2008 që e kthen kryetarin e partisë në sheikun e partisë dhe sojin e kryetarit në një dinasti qeverisëse të përjetëshme duke sunduar her dinastia e PD her PS ndërsa dinastia e LSI do të jet partner herë e asj të PD herë PS. Dhe çdo gjë nën kujdesin e SHBA dhe BE. Gëzohuni o popull, PD, LSI dhe PS po bashkpunojnë!

    Reply to this comment
  11. mirel January 15, 05:02

    Na hapet barkun, “Ne dakordim, ne dakordesim..”
    Ne perditesim
    Kafshe idiote te gjithe, pa perjashtim, qe nga i pari qe permend keto shprehje deri te Erebara

    Reply to this comment
  12. fteri January 15, 08:45

    Kur nuk prekin paktin ,na rrofshin bolet ?????,zgjedhjet bëhet për ti dhënë oksigjen Lulit dhe Monikës,dhe për deputet të përjetëshëm dash shehut apo Nard Nokës ?,.

    Reply to this comment
  13. Gege Kosova January 15, 10:00

    Po pse ore burra prisi qe kur e kur, t’ju kap per veshi nje I huaj dhe te merreni vesh,o me hater o me dhune.Kur jeni te nje fati,te nje gjaku te nje gjuhe e nje flamuri. mendoni dhe flisni shqip,jetoni e ftyoni ne hapesiren shqiptare,i takoni nje populli te ndjekur e nje ttoke te djegur.Uluni vet,mos lakmoni leveredinwe materiale e as leverdine shpirterore,Uluni ne “Logun e Burrave”,tash edhe te grave si dikur te malesoreve te menqura dhe histronine e te se kaluares se lavdishme kombetare te ketij vendi e ketij populli.

    Reply to this comment
  14. Adih January 15, 16:13

    Katovicaret me pardesy te bardha nuk luajne nga instikami .Bejme rrotacion ,nuk i cenojme monopolet e njeri tjetrit ,dhe” zihemi ” me shume si perpara ne parlament , se keshtu e hane kokpalaret qe jane rrahur qe kelysh dhe e kemi kete dorovi qe nga koha e diktatures se babait tone Enver .Ne kemi parane , nuk duhet ta leme pushtetun ,ne kemi zene per fyti shqiptaret , demokracine dhe mos cani trapin .

    I del detyre z deputete Hajdari te prononcohet per kete pakt anti shqiptar ,anti demokratik ,ose te shkoje ne istikamin e babait te saj te ndjere ?? Pret populli moj vajze nga ty .Mos haro moj vajze i ke premtuar kete ndryshim te reformes zgjedhore si ti edhe deputeti Murizi nga foltorja e parlamentit popullit mbare shqiptar .Te presim ,
    Demokracia shqiptare ne rrezik.

    Reply to this comment
  15. Adih January 15, 16:14

    Katovicaret me pardesy te bardha nuk luajne nga instikami .Bejme rrotacion ,nuk i cenojme monopolet e njeri tjetrit ,dhe” zihemi ” me shume si perpara ne parlament , se keshtu e hane kokpalaret qe jane rrahur qe kelysh dhe e kemi kete dorovi qe nga koha e diktatures se babait tone Enver .Ne kemi parane , nuk duhet ta leme pushtetin ,ne kemi zene per fyti shqiptaret , demokracine dhe mos cani trapin .

    I del detyre z deputete Hajdari te prononcohet per kete pakt anti shqiptar ,anti demokratik ,ose te shkoje ne istikamin e babait te saj te ndjere ?? Pret populli moj vajze nga ty .Mos haro moj vajze i ke premtuar kete ndryshim te reformes zgjedhore si ti edhe deputeti Murizi nga foltorja e parlamentit popullit mbare shqiptar .Te presim ,
    Demokracia shqiptare ne rrezik.

    Reply to this comment
  16. qeveria Rama plotesisht e deshtuar ne ekonomi January 15, 17:21

    Lexoni, lexoni ato rrjeshtat e fundit “SHBA dhe BE pershendet palet qe rane dakort te punojne per reformen zgjedhore”.
    Kjo sepse zgjedhjet jane ne prag. Ato i ka bere te pa shmangshme kriza e thelle ekonomike. Rama nuk e shtyn dot me bla bla bla neper ekrane se buxhetin e ka bloze. Ka falimentu qeverisja aty ku falimentimi nuk mbulohet dot, ne ekonomi dhe financa te rrenuara.

    Reply to this comment
  17. Araniti January 15, 20:32

    Keta prostitutat politike u ulen se bashku per te na rrjepur edhe 4 vite…pasi mosndryshimi i sistemit zgjedhor ku çdo qytetari shqiptar ti jepet e drejta per te zgjedhur perfaqesuesin qe do dhe jo ate prostitute qe te servir kryekari, do te thote kleptokrature….qe con ne debimin e shqiptareve nga vendi vet.
    Atehere populli duhet te ngrihet…ne protesta te fuqishme kunder gjithe ketyre krimbave politike qe kane 30 vite qe na poshterojne..

    Reply to this comment
  18. Dhimbia e madhe Popull January 16, 21:49

    Pikërisht tek kjo *ZGJEDHORE* e dakorduar është e keqia e shqipërisë …Ndalu opopull e thuaje Fjalën!

    Dhimnbia e madhe POPULL!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim