Harta e qyteteve të infektuar / 15 raste të reja në 45 testimet e fundit

March 23, 2020 14:44

Harta e qyteteve të infektuar / 15 raste të reja në 45 testimet e fundit

Koronavirusi po shton me shpejtësi jo vetëm numrin e rasteve, por po zgjeron dhe hartën e qyteteve ku ka persona të infektuar.

Brenda 24 orëve janë konfirmuar 15 raste të reja nga 45 testime të kryera, pra një në tre të testuar ka dalë pozitiv.

Ka shkuar në 4 numri i viktimave, një i pestë është në vdekje klinike.

Harta e qyteteve të prekura tashmë është shtrirë edhe në Vlorë me katër të infektuar dhe Shkodër me një rast të ri.

Teksa nga njëra anë shtohen rastet e personave të prekur, nga ana tjetër ka disa shifra optimiste, ku kanë lënë ditën e sotme spitalin dhe 2 pacientë të tjerë, duke e çuar në 5 numrin e të shëruarve.

Në komunikimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë sqarohet se 49 pacientë ndodhen aktualisht të shtruar te spitali Infektiv, 3 prej tyre janë në terapi intensive, e ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

“Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 15 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në 104 numrin e të prekurve. Në komunikimin e përditshëm për publikun, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Ogerta Manastirliu konfirmoi se harta e prekjes nga koronavirusi është zgjeruar dhe bëri apel për qytetarët të respektojnë masat e distancimit social.

“Vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 15 raste të reja pozitive, në 45 testime të kryera. Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet tashmë edhe në Vlorë, Shkodër dhe zgjerohet në Tiranë, Durrës, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik, si Lushnja, Kavaja, Fieri, Rrogozhina ku po punohet pa u ndalur nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e transmetimit të infeksionit.

Kemi dhe një lajm të mirë në këto ditë të ngarkuara, sot kanë lënë shërbimin infektiv dhe 2 pacientë të tjerë, duke e çuar në 5 numrin e të shëruarve”, bëri të ditur Manastirliu.


Shefja e Departamentit të Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, informoi në detaje për situatën e COVID-19 në Shqipëri.

Janë shënuar 2 humbje jete në 24 orët e fundit: Një 71 vjeçar me disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 43 vjeçar, i cili kishte obezitet.
Shkon në 4 totali i qytetarëve që kanë humbur jetën, të prekur me COVID-19.
Janë shëruar 5 pacientë të shtruar në spitalin, te cilët kanë rezultuar me të dy testet të negativizuara për COVID-19.

Deri në këto momente testuar 856 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 104 raste.
Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

•       Tiranë          68 qytetarë
•       Durrës           7 qytetarë
•       Lushnje       2 qytetarë
•       Elbasan       2 qytetarë
•       Fier              12 qytetarë
•       Rrogozhinë   2 qytetarë
•       Kavajë          3 qytetarë
•       Korcë            3 qytetarë
•       Vlorë            4 qytetarë
•       Shkodër        1 qytetarë

Ju informojmë se në Spitalin Infektiv ndodhen aktualisht 49 pacientë të shtruar. 3 prej tyre janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!

Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.

Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!”, njofton Ministria.

 

l.h/ dita

March 23, 2020 14:44
Komento

3 Komente

  1. Bashkim March 23, 15:49

    COVID -19

    Po vërtetohet se për kapërcimin e SuperKrizës së COVID-,19, në kushtet e masave të forta nevojiten të paktën 2 muaj. Kjo u vërtetua në Kinë dhe po vërtetohet edhe në Itali, dy raste ekstreme për mënyrën e trajtimit të krizës.

    Pavarësisht humbjeve të mëdha njerëzore, për arsye të zbatimit të një “karantine liberale”, që ndoqën në fillim italianët, dinamika e COVID-19 po tregon se kulmi i krizës arrihet rreth 1 (një) muaj pas marrjes së masave strikte, që do të thotë se në Itali, fundjava që vjen, mund të jetë pika e kthesës, nga ku pritet të bjerë shifra e humbjeve njerëzore në një ditë, të bjerë shifra e të infektuarve në një ditë, si dhe të rritet shifra e të shëruarve në një ditë. Dhe, në gjurmët e një progresioni zbritës të përhapjes së virusit, Italia në gjysmën e dytë të muajit Prill, pritet ta kalojë krizën e COVID-19.

    Dalja e Italisë nga kriza, do të jetë një inkurajim për Europën dhe sidomos për Shqipërinë. Të njëjtën cikël SuperKrize rreth 2 (dy) mujore, pritet ta kenë Franca, Britania, Gjermania, Spanja dhe SHBA-të, por edhe shtetet e tjera.

    Bazuar në të njëjtën logjikë, Shqipëria pritet ta ketë kulmin e kësaj krize në gjysmën e parë të muajit Prill, shpresojmë me sa më pak kosto njerëzore, për arsye të “të fituarit relativisht në kohë” në masat e marra.

    Prandaj na duhet të përgatitemi mirë psikologjikisht, pasi, më së afërmi, do të na duhet të paktën edhe 1(një) muaj për të dalë në Diell. Nuk na kërkohet asnjë zbulim, asnjë origjinalitet, tashmë i kemi shembujt përpara. Karantina e fortë është e vetmja zgjidhje për momentin!

    Dhe, mos harroni:
    Frikë Po, Kujdes Po e Po!

    Reply to this comment
  2. FESTEN NE MASEN E KOKES March 23, 20:38

    Mire e ke ti mor zoteri , por cfar t`u bejsh shtazeve te licensuar si gazetare , si Koloreto Cukali me mjaft kellira te tjera , apo simbolit te injorances , Julian Dedes dhe pasuesve te tyre , qe jane ende infantile , per te mos thene D E B I L E ! ! !

    Reply to this comment
  3. Gzim Kulufi March 24, 09:14

    Tani po e shoh kete lajm (24 mars), 15 raste te reja ne 45 te testuar me duket shifer shume e larte, qe do te thote, se jane 30 perqind. Por po ta ulim pak lete shifer, nga shkaku se jane testuar njerez te ankuar, duhet te themi se e pakten 10% e popullsise deri dje (23 mars) duhet te jene te infektuar, dicka jo e mire.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim