Zgjerohet taksa progresive, ja sa duhet të paguajmë nga 1 janari

November 6, 2017 15:58

Zgjerohet taksa progresive, ja sa duhet të paguajmë nga 1 janari

 

Qeveria do të bëjë një ligj të ri cili e shtrin taksimin progresiv jo vetëm mbi pagat, siç është aktualisht, por mbi të gjitha llojet e të ardhurave.

“Do të përfshijë të ardhurat e integruara në bazë të taksueshme, jo si tani të fragmentuara. Çdo e ardhur do të përllogaritet si një e tërë në periudhë tatimore dhe do t’i vendoset sipër norma”, deklaron ministri i Financave, Arben Ahmetaj.

Aktualisht qeveria takson në mënyrë progresive vetëm pagat, ndërsa të ardhurat e tjera si qiraja apo e drejta e autorit taksohen me normë fikse 15 për qind. Kjo do të ndryshojë dhe sipas skemës së re të gjitha të ardhurat do të bashkohen në një bazë të vetme, mbi të cilën pastaj zbatohet taksa progresive 0-13, ose 23 për qind në varësi të nivelit të të ardhurave.

Por cili është efekti i kësaj lëvizje? Shtrirja e taksës tek të gjitha burimet e të ardhurave rrit bazën e taksueshme.

Nëse aktualisht një individ ka një pagë 130 mijë lekë në muaj, e cila taksohet progresivisht dhe një të ardhur nga qiraja 50 mijë lekë në muaj, ai paguan në total 17 mijë e 500 lekë taksa.

Por nëse taksa progresive shtrihet si tek rroga ashtu dhe të ardhurat nga qira, me normat aktuale të taksimit ai do të paguajë 21 mijë e 500 lekë në muaj.

Pra 4 mijë lekë më shumë.

 

November 6, 2017 15:58
Komento

4 Komente

  1. asd November 6, 16:03

    Cfare do te beni me gjithe keto para ? Do te beni me shume tendera dhe koncensione? Dmth doni ta rripni te gjalle qe te mbani me mire bythen tuaj.

    Reply to this comment
  2. ??? November 6, 16:13

    Taksa vendoset mbi fitimet, pavaresisht nese eshte nje page apo tre ose kater burime fitimi!!! Normal po fitove me shume mbi pagen, do paguash me shume taksa. Cfare ka ketu per t’u cuditur?

    Reply to this comment
  3. Lili November 6, 19:47

    Shume mire ma ne fund multimillioneret tone te paguajne dicka…

    Reply to this comment
  4. Ekonomist November 7, 09:06

    Kjo qeveri e drejtu nga nje Kryeminister injorant ne Ekonomi dhe me minister Ekonomie e Financash nje cope mesues anglishtje ka deshtuar plotesisht ne te gjithe sferen ekonomike. Kete deshtim kerkon ta mbuloje me ca lojra ne kurriz te popullit. Ka borxhin publik 70%, aq sa mjafton te quhet e falimentuar. Kerkon qe kete faliment te sajin ta hedhe ne kurriz te shqiptareve me taksime e mbi-taksime qe askund nuk perfundojne pervec se ne xhepat e qeverise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*