Zgjidhet Komiteti i ri Ekzekutiv, ja përbërja e plotë

February 7, 2018 16:11

Zgjidhet Komiteti i ri Ekzekutiv, ja përbërja e plotë

 

Raundi i dytë i votimit për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së në katër vitet e ardhshme ka përzgjedhur edhe katër anëtarë të tjerë të këtij organi.

Me më pak delegatë të pranishëm, që filluan të largohen pas zgjedhjes së presidentit, por me më shumë vota se të tjerët, janë rikonfirmuar edhe emra të tjerë të Komitetit Ekzekutiv ekzistues, si Edvin Libohova dhe Bardhyl Minxhozi, ndërsa prurje të reja janë Enkelejd Alibej dhe Edmond Spahiu.

Përfundimisht, 11 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv janë këta: Armand Duka (si president i FSHF-së), Tahir Kastrati (president i shoqatës së gjyqtarëve), Abdyl Kuriu, Bardhyl Jera, Vasil Bici, Eduard Dervishi, Lutfi Nuri, Edvin Libohova, Bardhyl Minxhozi, Enkelejd Alibeaj dhe Edmond Spahiu.

a.s/dita

February 7, 2018 16:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*