Zgjidhet misteri mijëvjeçar i tunelit të njohur si ”Porta e Vdekjes”

February 20, 2018 18:33

Zgjidhet misteri mijëvjeçar i tunelit të njohur si ”Porta e Vdekjes”

Përpara 2200 vitesh, në Romë ekzistonte një tunel i njohur si “porta e vdekjes”, ku kafshët ngordhin sapo hynin.

Duhej të kalonin më shumë se dy mijë vjet që të gjendej, dhe misteri i tunelit ”vdekjeprurës” do të zbulohej vetëm përpara shtatë viteve, nga një grup shkencëtarësh.

Arkeologët e Universitetit të Salentos zbuluan se kjo portë është një guvë, e pozicionuar në qytetin e Hierápolisit në Frigian antike.

Tuneli ”vdekjeprurës” përdorej për të sakrifikuar kafshët. Publiku në arenë mund të shikonte tymin që dilte nga porta enigmatike. ‘’Kjo hapësirë është e mbushur plot me një tym kaq të dendur sa mezi dallohet dyshemeja. Çdo kafshë që hynte gjente vdekjen e menjëhershme,” – shkruante historian grek Strabo.

Edhe në ditët e sotme guva vazhdon të jetë vdekjeprurëse.

Ekipi i arkeologëve njoftoi se zogjtë që fluturonin shumë afër mbyteshin dhe ngordhnin, dhe ishte pikërisht kjo arsyeja që i çoi ekspertët të studionin dukurinë.

Faktori kryesor është aktiviteti sizmik i nëntokës. Arkeologët zbuluan një të çarë që emeton sasi të mëdha të dioksidit të karbonit.

Universiteti i Duisburg-Essen në Gjermani mati nivelet e dioksidit të karbonit, dhe rezultati ishte se gazi krijonte një lloj “liqeni” që ngrihej 40 cm sipër dyshemesë me rërë.

Specialistët përcaktuan se gazi është më helmues në mëngjes për shkak të akumulimit gjatë natës. Brenda guvës nivelet e dioksidit të karbonit lëvizin mes 86%-91% gjatë gjithë ditës.

Në planin historik i është dhënë konotacion misterioz ekzistencës së priftërinjve brenda tunelit. Por ajo cka bënin në të vërtetë ato ishte se kujdeseshin që hunda e tyre dhe goja të mos prekeshin duke qëndruar mbi nivelet. Ndërsa kafshët qëndronin brenda liqenit me gaz, duke qenë plotësisht i ekspozuar ndaj kësaj substance toksike. Në pak minuta kafshët ngordhnin, ndërsa priftërinjtë qëndronin të gjallë. Kjo gjë i bënte ato të shiheshin nga njerëzit si ”perëndi”.

s.a/dita

February 20, 2018 18:33
Komento

2 Komente

  1. Albani February 21, 03:24

    Po kjo eshte shpella e qenit ne Itali.
    Kjo dihet prej shume shume vjet me pare.
    Kurvhynte qeni, ngordhte, ndersa njerzit, trupi dhecfutura e te cileve ishin mbi nivelin e siperfaqes te gazit karbonik nuk pesonin vdekje.

    Reply to this comment
  2. demo February 21, 15:58

    Zbulohet zogu i cuditshem ne Kosove,,Specia me e rralle ne bote,unik,fantastik,bombastik,,,dhe dhe..ushqehet mq peshq.Kush eshte?
    Del qe eshte Martin peshkatari,nje zog i zakonshem i ujrave te embla ne gjithe boten.Ne Shqiperi eshte si gardelina.Edhe MYSTERI kesaj shpelle vullkanike i shitet brezit te sotem si nje zbulim i madh i shkences bashkohore,kur librat e kendimit te shkolles fillore ne kohen tone e kishin si kuriozitet.Metodat e vjetra te italishtes te shek.XIX e kishin text..
    -Baba!
    -cfare?
    -Kam zbuluar arat.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*