Teatri, BE: Ligji nuk shkel MSA-në, qeveria të ftojë edhe të tjerët në garë

September 10, 2018 12:06

Teatri, BE: Ligji nuk shkel MSA-në, qeveria të ftojë edhe të tjerët në garë

Çështja e ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar merr zgjidhje pas një letre që Komisioni Europian i ka dërguar qeverisë shqiptare, në të cilën sqarohet se ligji i depozituar në Parlament nuk shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, por megjithatë këshillon qeverinë që të ftojë edhe aktorë të tjerë të interesuar në garë.

Letra mban firmën e Shefes së Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Michela Matuella, dhe i drejtohet Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi.

Matuella shkruan se “Komisioni Europian nuk ka asnjë kompetencë për të vlerësuar përputhshmërinë e Ligjit Special me kuadrin ligjor aktual të Shqipërisë”, por nga ana tjetër, ajo shprehet se nuk ka asnjë shkelje të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, përkundër asaj çfarë ka deklaruar deri më sot opozita shqiptare.

“Artikulli 74(3) i MSA-së i referohet dhënies së aksesit të barabartë kompanive private që duan të lidhin kontrata, duke u bazuar në Ligjin Shqiptar mbi Prokurimet Publike dhe jo mbi acquis-të e Bashkimit Europian. Ndonëse, në këtë pikë nuk vërejmë asnjë shkelje të MSA-së, Komisioni Europian mirëpret vullnetin e autoriteteve Shqiptare për ta amenduar Ligjin Special, me qëllim hapjen e garës për projektin e Teatrit Kombëtar, në mënyrë që çdo kompani private të mund të aplikojë një propozim për projektin”, thuhet të letrën e Komisionit Europian.

Me sa duket, letra e ardhur nga KE konfirmon faktin se ligji për Teatrin e Ri Kombëtar do të amendohet në Parlament, për të ftuar edhe kompani të tjera në garë.

Kryebashkiaku Veliaj e paralajmëroi para dy ditësh se është gjetur një dakordësi me Komisionin Europian për një amendim të thjeshtë në ligj, çka do e bënte ligjin edhe më të hapur e transparent.

September 10, 2018 12:06
Komento

8 Komente

  1. Arben September 10, 12:22

    Rrofte populli shqipetar trim dhe heroik

    Rrofshin kullat 60 kateshe

    Reply to this comment
  2. Adih September 10, 13:04

    Zonja Michaela .
    Mos i shto oreksin e kullave . Pervec vjedhjes se teritorit te teatrit ,mbi te gjithaTirana eshte komlet betonizuar ,eshte nga kryeqytetet me te pista ne bote .Me qe po na tregon ligjet ,mer e zbatoi ato . E konkretisht :::
    Mer e shiko , se jane bllokuar ,prej 10 vitesh te gjitha vendimet ,kunder shtetit shqiptar ,pro pronareve ,me urdhin e shefave te juaj , ne gjykaten e te drejtave te njeriut ne STRASBOURG: .Po ja u them me emra . Ka nderhyre z MERKEL dhe ish Pres i Frances HOLLANDE per kete problem I jane lutur si Saliu edhe me vone Rama ,aman na lini kohe se do gjejme rrugezgjidhje???!! ,por makuteria ,per para nga keta te papergjegjshmit tane politikane ,me keqeardhje vazhdon ,bile shume brutale.. Mere shikoi ligjet afatet kohore te gjykates se Strasbourgut ,se keshtu ndihmoni te drejten dhe diktatiin e ligjit ,se ndryshe nuk i vini me shpatulla mbas muri keta neokomunistet dje pa breke ne bythe e sot miliardiere dhe mos e llasto mafjen shqiptare te etur vetem per kulla e per para .

    Reply to this comment
  3. Kris 1 September 10, 13:52

    Perse duhet teatri kur kemi parlamentin?

    Reply to this comment
  4. mirel September 10, 15:09

    Letra ne fjale qe ne fillim sqaron se BE nuk ka asnje kompetence te gjykoje per Teatrin. Dmth gjithcka eshte tallje me shqipkaret.
    Megjithate, vazhdon kjo macja e puneve te Bosnjes dhe Shqiperise, prisheni Teatrin.
    Qe te kjo pjese fillon dhe plerlleku i letres, sepse “megjithateja” eshte jashte kompetencave dhe nuk ka asnje vlere zyrtare, apo fuqi juridike.
    Keshtu qe letra eshte sajese teper e peshtire e Ramutit qe duhet peshtyre per vjedhjet e pronave publike dhe per mashtrim te elektoratit qe e zgjodhi.
    Plera Ramut nuk i beri leter BEse kyr prishi pallatin e Bashes. Pir e perdori prishjen per te marre votat e socialisteve, dhe ja futi shqiptareve duke shperblyer Bashen qe te dilte nga cadra.
    Keto jane pazare. Teatro te mirefillta qe i kushtoje Shqiperise qindra miliona fature.
    Mashtrues me te ndyre nuk ka.

    Reply to this comment
    • Lerim September 10, 18:54

      mirel o idiot noterik. Shume mut ha dhe nuk u nginje more qelbesire e blogut.

      Reply to this comment
      • mirel September 10, 23:59

        Po cke o lerim, ta ka leruar kaq shume nenen Ramuti sa e quan per baba?
        Cke qe hidhesh perpjete, apo je i biri i njeres apo tjetres grua te Edit..
        ,,,Ramutiiiiiiiiiiiiiiiitttt

        Reply to this comment
  5. info analitike September 10, 20:12

    O shoke te Dites po qysh e keni lexuar per se prpathi kete leter o te uruar!
    Ajo e thote qarte qe eshte shkelur parimi i barazise se ofertave te kompanive por qe Komisioni nuk ka kompetence te nderhyje ne ligjet shqiptare. Dakord qe ju e keni zanat qe te shisni sapunin per djathe per te ruajtur nderin e partise por edhe ju e dini fare mire qe aty ka shkelje gjiganteske ne cdo aspekt.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*