Ja kush do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit

October 12, 2017 18:55

Ja kush do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit

Duke filluar nga e hëna që vjen, 16 tetor, Genc Gjonçaj, do të jetë Sekretari i ri i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë. Ai do të zëvendësojë në këtë detyrë Albana Shtyllën.

Gjonçaj, me profesion jurist, ka mbajtur më parë postin e sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme.

Ai ka qenë edhe përfaqësues i Partisë Socialiste në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Genc Gjonçaj ishte edhe një prej emrave të listës së kandidatëve për kreun e institucionit të Avokatit të Popullit.

October 12, 2017 18:55
Komento

1 Koment

  1. specialisti October 13, 15:36

    Djale i mire dhe i afte.
    Flet shume por aty do flase me letra. Si nepunes autorizues do te mbaje pergjegjesi edhe per shpenzimet drastike qe ben kuvendi , kuptohet per deputetet.
    E shperbleu partia per devotshmerine qe ka treguar ne KQZ

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*