Cila është zgjidhja e mosmarrëveshjes Kosovë-Serbi

June 22, 2019 11:53

Cila është zgjidhja e mosmarrëveshjes Kosovë-Serbi

Nga Janusz Bugajski

Qëllimi përfundimtar i negociatave ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është më se i qartë për të dyja palët. Megjithatë, hapat për të arritur këtë qëllim mbeten problematike, koha se kur është e pavendosur dhe angazhimii ndërkombëtarëve nukështë i garantuar.

Në bisedimet e saj me Beogradin, që aktualisht po ndërmjetësohen nga Bashkimi Evropian,objektivi afatgjatë i Kosovës është i qartë. Ajo kërkon njohjen nga të gjitha shtetet e BE-së dhe anëtarësim në organizatat kryesore multi-nacionale, duke filluar nga Kombet e Bashkuara. Kjo nuk është çështja e zgjidhjes së statusit të Kosovës, siç deklarohet nga disa politikanë serbë, por (çështja)që të gjitha vendet të njohin statusin e saj përfundimtar, si një shtet i pavarur.

Qëllimet përfundimtare të Serbisë janë, gjithashtu, të qarta, pasi çdo politikan e di se Kosova është territori i humbur, që nuk do të kthehet nën kontrollin e Beogradit. Qeveria bëri një fushatë me premtimin për t’iu bashkuar BE-së dhe ka nisur me sukses bisedimet e pranimit me Brukselin. Beogradi nuk dëshiron të mbetet pas Kroacisë apo fqinjëve të tjerë nga pikëpamja e zhvillimit të saj ekonomik. Megjithatë, për momentin, ajo  nuk aspironqë të anëtarësohet në NATO, edhe pse kjo e lë vendin kryesisht në mëshirën e Rusisë dhe e pengon zhvillimin ushtarak të saj.

Në një skenar ideal, “normalizim” do të thoshte njohjazyrtare e Kosovës si shtet i pavarur nga Serbia dhe vendosja e marrëdhënive të mirëfillta diplomatike me Prishtinën. Por kjo nuk ka shumë gjasa të ndodhë tani afër, edhe pse Serbia do të përfitonte menjëherë mbështetje të gjerë ndërkombëtare për veprimet e saj konstruktive.

Marrëveshje dypalëshe më të lehta, për çështje si ajo e targave apo të drejtat e pronave, tashmë janë arritur me Marrëveshjen e Brukselit të2013-ës, por duke mos trajtuar problemet më të vështira, marrëdhëniet serbo-kosovare do të ngrihen. Disa muaj më parë kishte shpresa se një shkëmbim territoresh ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës mund të hapte rrugën e normalizimit. Por, po të marrim parasysh kundërshtimin e Gjermanisë dhe anëtarëve të tjerë të BE-sësi dhe mbështetjen e dobët nga Uashingtoni, shkëmbimi i territoreve nuk është mënë tryezën e bisedimeve, të paktën në një të ardhme të parashikueshme.

E vetmja strategji e prekshme që të dyja palët të ndërmarrin një numër hapash të rëndësishëm drejt njëri-tjetrit mbetet të qënit pjesë e një “pakete normalizimi”.  Diçka e tillë do i detyronte t’i jepnin fund negativitetit aktual dypalësh dhe implementimin e të tjera (qasjeve) pozitive.

Për Prishtinën, t’i jepte fund negativetit do të nënkuptonte heqjen e taksave të larta për mallrat serbe, duke rënë dakord që të mos bllokojë vizitat e zyrtarëve serbë në veri të Kosovës, nëse Prishtina është njoftuar paraprakisht. Qasja pozitive mund të përfshijë riafirmimin e rëndësisë për objektet fetare ortodokse serbe, duke i dhënë atyre, madje,statusin e veçantë të faltoreve të mbrojtura ndërkombëtarisht. Kjo, gjithashtu, mund të nënkuptojë zbatimin e marrëveshjes për Asocimin e Komunave Serbe, duke u siguruar që kjo strukturë nuk ka funksione të centralizuara ekzekutive që do të promovonin autonominë territoriale.

Për Serbinë, përfundimi i qasjes negative do të nënkuptonte respektimin e marrëveshjes së Brukselit, nëpërmjet heqjes dorë nga çdo kundërshti që Kosova të anëtarësohet në institucione ndërkombëtare, si Interpoli apo Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Kjo, gjithashtu, do të nënkuptonte të hequrit dorë ngakërrkesa për të marrë mrapsht njohjen e Kosovës prej shteteve që tashmë e kanë njohur: një politikë që Beogradi ka ndjekur kundrejt shteteve të vogla në Oqeani dhe gjetkë duke ofruar ndihmë financiare ose ryshfete të tjera.

Qasja më e rëndësishme pozitive, shumë e afërt me njohjen e drejtpërdrejt, do të ishte që Serbia të hiqtedorë nga kundërshtimiipranimit të Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së,çfarë do t’i siguronte edhe asaj vetë një vend. Një hap i tillë nga Beogradi, gjithashtu, do të shprehte pavarësinë e tij nga Rusia, e cila i ka vënë veto hyrjes së Kosovës në organizatën botërore dhe e përdor këtë bllokimin për të ndikuar politikat serbe.

Njëkohësisht, Prishtina mund të deklarojë se përparimi i bërë nëpërmjet “paketës së normalizimit” duhet të konsiderohet si përmbushje e Kapitullit 35 në axhendën e pranimit të Serbisë në BE. Kjo shprehje e vullnetit të mirë nga të dyja palët do të shpejtojë përparimin e Beogradit drejt përmbushjes së kritereve për hyrjen në BE.

Natyrisht që për pranimin e Serbisë do të ketë pengesa të tjera, siç është kundërshtia e presidentit francez Emmanuel Macron për zgjerimin të mëtejshëm, përpara se BE të ndërmarrë reforma intensive të brendshme. Sidoqoftë, Beogradi do të fitonte një grup mbështetësish brenda Bashkimit, nëse më në fund do të vinte në vijë marrëdhëniet e tij me Prishtinën.

SHBA-së do t’i duhet të përfshihet nga afër në të gjithë procesin e normalizimit. Shteteve të Bashkuara i duhet të konsiderojë seriozisht emërimin e një të dërguari të posaçëm për të treguar vendosmërinë e tij për të zgjidhur një mosmarrëveshje, në dukje, të pazgjidhshme. Nuk është e qartë nëse presidentët Thaçi dhe Vuçiç mund të ndërrmarrin implementimin e një “pakete normalizimi”, qoftë vetë qoftë me ndërmjetësimin e BE-së. Shtëpisë së Bardhë i duhet urgjentisht të gjejë një figurë të ngjashme me Richard Holbrooke në vitet 1990, i cili do të shprehë këmbëngulje dhe kreativitet të bazuar në njohjen e rajonit.

***

Dita 23, Albania

RESOLVING THE KOSOVA-SERBIA DISPUTE

Janusz Bugajski, 21 June 2019

The ultimate goal of negotiations between Prishtina and Belgrade are clear-cut for both sides. However, the steps to reach that goal remain problematic, the timetable is uncertain, and international commitments cannot be guaranteed.

Kosova has the clearest long-term objective in its talks with Belgrade, currently mediated by the European Union. It seeks recognition by all EU states and membership of key multi-national organizations, beginning with the United Nations. This is not a question of resolving Kosova’s “status,” as some Serbian politicians have claimed, but for all countries to acknowledge its final status as an independent state.

Serbia’s ultimate goals are also clear, as every politician knows that Kosova is lost territory that will not return under Belgrade’s control. The government campaigned on a pledge to join the EU and it has successfully started accession talks with Brussels. Belgrade does not want to be left behind Croatia or other neighbors in its economic development. However, at present it has no aspirations to join NATO even though this leaves the country more at Russia’s mercy and retards its military development.

In an ideal scenario, “normalization” would mean Belgrade formally recognizing Kosova as an independent state and establishing full diplomatic relations with Prishtina. But this is highly unlikely to happen any time soon, even if Serbia would immediately benefit from extensive international support for its constructive actions.

The easier bilateral deals over such things as license plates or property rights, arranged under the 2013 Brussels Agreement, have already been achieved and without tackling the most difficult problems Serb-Kosovar relations will come to a standstill.There was some hope a few months ago that a land swap between Belgrade and Prishtina could unblock normalization. Given the opposition of Germany and other EU members and the lackluster support from Washington, territorial exchange is not on the negotiating table, at least for the foreseeable future.

The only viable strategy remaining is for both sides to undertake a number of important steps toward each other that would be part of a “normalization package.” This would entail ending the current bilateral negatives and implementing several new positives.

For Prishtina, ending negatives would mean lifting the burdensome tariffs on Serbian goods and agreeing not to block visits by Serbian officials to northern Kosova if Prishtina is notified in advance. The positives can include reaffirming the importance of Serb Orthodox religious sites and even providing them a special status as internationally protected shrines. It could also mean implementing the agreement on the Association of Serb Municipalities while making sure this structurehas no centralized executive functions that would promote territorial autonomy.

For Serbia, ending negatives would entail honoring the Brussels agreement by unblocking any opposition to Kosova entering international institutions such as Interpolor the Organization for Security and Cooperation in Europe (OSCE). It would also mean a halt to pursuing Kosova’sde-recognition among states that have already recognized – a policy Belgrade has adopted among small states in Oceania and elsewhereby offering financial assistance or other bribes.

The most important positive, short of outright recognition, would be for Serbia to drop its objections to Kosova gaining a seat in the UN General Assembly. Such a step by Belgrade would also demonstrate its independence from Russia, which has vetoed Kosova from entering the world body and uses its blockage to exert influence over Serbian policy making.

Simultaneously, Prishtina can declare that the progress made inthe “normalization package” should unblock Chapter 35 in Serbia’s accession agenda with the EU. This display of goodwill on both sides would hasten Belgrade’s progress toward meeting the criteria for Union entry.

Of course, there will be other obstacles to Serbia’s accession, as evident in the opposition of French President Emmanuel Macron to further enlargement before the EU conducts more intensive internal reforms. Nevertheless, Belgrade would win a legion of supporters within the Union if it finally settled its relations with Prishtina.

The US will need to be closely involved in the entire normalization process. It must seriously consider appointing a special envoy to demonstrate its determination to resolvea seemingly intractable dispute. It is not clear whether Presidents Thaci and Vucic could hammer out a “normalization package” on their own or even with EU mediation. The White House should urgently find a figuresimilar to Richard Holbrooke in the 1990s who will demonstratepersistence and creativity grounded in knowledge of the region.

*****

Botuar sot si kopertinë e Dita. Analizat e Bugajskit mund t’i lexoni ekskluzivisht të shtunën në Dita print dhe online. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë.

June 22, 2019 11:53
Komento

18 Komente

  1. Romak June 22, 12:16

    Ky perserit vetem gjera te thena e te sterditura.

    Reply to this comment
  2. Iliria e bashkuar June 22, 13:10

    Zgjidhja eshte njohja nga Serbia dhe Bota pa kushte dhe pastaj bashkimi i Ilirise pa dengla nga Europa vrasese e Ilirise.

    Reply to this comment
    • Pa te VERTET nuk ka LIRI June 22, 13:20

      Zgjidhja eshte te mesosh se kush e urdheroi UCK te vrasi shqiptaret me te mire, te vras dhe vet komandantet me te mire te UCK.

      Reply to this comment
      • LAVDI UÇK. June 22, 21:22

        Kopili i Erdoganit turkoshak nuk ri dot pa u perpjekur te percaje shqiptaret. Per kete pune keta turkoshake behen bashke dhe me serbin. U vrasin syte shqiptaret patriote.
        Rrofte Amerika o turkoshak.

        Reply to this comment
  3. Dibrani June 22, 14:38

    Zgjidhja eshte nje parti e fort dhe nje lider qe di te udheheq ekonomin .

    Sot luftrat jan tregtare,…pastaj behet luftarake

    Por kur ke nje ekonomi per buk te gojes,..si shkembeve teritorre,..si nuk shkembeve territore paqja jote eshte e brisht,..si ne aspektin vendas dhe ate te huaj.

    Humbja e kohes pa u shfrytezuar ne minieren e Trepces eshte tragjike

    Kosova duhet te studioj,..fillimin e punes se nxjerrjeve te mineraleve ,.perpunimin,..dhe te studioj ne cilin produkt vyn ma mir per ta ber lend te par per eksport

    Pastaj aty hyn logjistika,.hekurudha,.portet rruget e tjere

    Pra nga nje minier,.perpunim,..fabrik per lend te pare,..eksport

    Imagjino sa njerez punsohen dhe sa lek hyn ne Kosov dhe buxhetin e shtetit,..pa llogaritur floririn

    Kur ke lek te gjith te duan,..eshte ligji i natyres

    Kjo eshte zgjidhja,..leni vjedhjet dhe ndasit beni Kosoven

    Leku perseri do vij,..nje shtet ne lek,..dhe populli do behet me lek

    Arsyja perse Serbia perndjek Kosoven,..eshte luft tregtare per te vjel parat e Kosoves dhe per tu forcuar per vete,..qe tu ket nen sundim

    Persiris zgjidhja beni Ekonomin ,..kaq e thjesht eshte

    Reply to this comment
  4. Buda June 22, 16:35

    Me vjen keq, por gazeta ime e nderuar deri me sot, DITA, nuk duhert t’i jape hapesira ketij analisti filoserb. Ja perfundimi i tij:

    “Njëkohësisht, Prishtina mund të deklarojë se përparimi i bërë nëpërmjet “paketës së normalizimit” duhet të konsiderohet si përmbushje e Kapitullit 35 në axhendën e pranimit të Serbisë në BE. Kjo shprehje e vullnetit të mirë nga të dyja palët do të shpejtojë përparimin e Beogradit drejt përmbushjes së kritereve për hyrjen në BE.”

    I vetmi hap i Serbise drejt BE-se duhet te jete: njohja pa kushte e Shtetit te Pavarur te Kosoves!

    Reply to this comment
  5. fery June 22, 17:43

    Problemi Kosove – Serbi eshte nji shekullor Janosh Bugajski
    Serbija ne raport forcash jo te barabarta dhe me hile e genjeshtra , me ndihmen e Rusise ( fitimtare ne luften kunder perandorise otomane ne fillim te shkll. te 20-te ) dhe Frances arrijti me soldatesken e saje ,me nji terror te papare deri ateherte , te okupoj dhe pushtij teritoret shqiptare dhe Kosoven duke genjyer atehere edhe sot opinionin e vete dhe ate nderkombtar se”Kosova eshte Serbi ”
    Genjeshtrat dhe hileja eshte problemi serb dhe problemi tjeter me i madh eshte se keto genjeshtra , manipulime e hile serbe sot nuk po mund te mbeshteten me forca ushrarake e policore serbe e qe do te thote se ne raporte forcash te barabarta Serbija as do guxonte te mendoje te perballet kunder shqiptareve dhe Kosoves sepse , te barabarte Serbija as shansa teorike nuk kishte me Kosoven dhe Shqiptaret .
    Serbija tani me eshte e vetedijshme se pase Kosoves humbjen e Lugines se Presheves dhe Sanxhakut te Pazarit re Ri e ka te garantuar 100 % i nderuar Bugajski

    Reply to this comment
  6. era! June 22, 18:03

    Eshte me HILE kjo zgjidhja jote mor zotni Nuke di nese ke njohuri nsa duhet por KOSOVA eshte ne token e vet e nuk ka perse manastiret qe jane ne token tone te njihen si pasuri nderkombetare sepse ato jane te vjedhura nga te paret tane prej serbeve. Ju amerikanet doni vetem qetesi Per ju nuk ka rendesi kush ka te drejte por vetem QETESI-QETESI-QETESI—E KUPTOHET-THESIN PLOT. Nje shekull e mbajti serbi te pushtuar Kosoven e tani duhet te shkoj haka tek i zoti. Cfare kuptimi ka krijimi i Asociacionit te komunave me shumice serbe ne token kosovare Po ju amerikanet keni krijuar komuna me shumice indigjene,franceze,hollandeze,meksikane etj.Mundohun ta drejtosh thiken njehere nga vetja pastaj nga tjetri…………….

    Reply to this comment
  7. Kasandra June 22, 19:50

    Z. Bugajski mëshiron Serbët?!
    Ai kërkon favore nga shqiptarët kosovarë për serbët që Serbia të përfitojë nga përkrahja ndërkombëtare si shpërblim për “veprimet e saj konstruktive”. Kjo është një shaka e hidhur, merret në mbrojtje padrejtësia dhe krimi kolonial ashiqare.
    1. Të gjitha veprimet e Serbisë kanë qenë dhe janë destruktive dhe penguese për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve me kërkesa, shpifje dhe dredhi në dëm të interesave dhe territoreve shqiptare. Serbia nuk ka treguar asnjë pendesë për krimet një shekullore ndaj shqiptarëve, nuk ka bërë asnjë zhdëmtim, nuk ka treguar asnjë shenjë për fqinjësi të mirë, për drejtësi midis kombeve në Ballkan, mban akoma nën sundim territore shqiptare, bënë propagand, agjitacion dhe lobime kundër pavarësisë së Kosovës etj.
    2. Kosova nuk është “territor i humbur” (lost territory), por territor shqiptar që iu kthye shqiptarëve, banorëve të saj autoktonë që kur njerëzimi hapi sytë. Pavarësinë e saj dhe e të gjitha territoreve shqiptare e njeh e drejta e tyre autoktone iliro-shqiptare, jo interesat dhe pangopësia e kundërshtarëve. Nëse Kosova fitoi pavarësinë, ky debat është me hile. Eshtë në tagrin dhe përgjegjësinë e ndërkombëtarëve të japin drejtësi, sidomos për padrejtësitë historike të krijuara prej tyre, jo ta lenë dëmin të thellohet më tej. Po soset durimi.
    3. Cili ligj ndërkombëtar u njeh kolonizatorëve dhe ishkolonizatorëve të drejtën e pronësisë mbi institucionet civile apo të kultit që ndërtuan në kolonitë etyre? Kolonizatorët përdorën fenë për coptimin dhe përvetësimin e territoreve shqiptare me ndihmën e fuqive të mëdha.Sot, si kudo, dhe në territoret shqiptare ka kisha katolike e ortodokse, xhami e institucione civile si ato në qendër të Tiranës e të tjera ndërtime, po ato i përkasin popullit shqiptar, askujt tjetër. Cili ligj ndërkombëtar u njeh, pakicave kombëtare të drejtën të organizohen mëvete si çibanë në rrugën e unitetit dhe të mbarëvajtjes së shtetit kosovar kur rruga e tyre dhe e gjithë emigrantëve është rruga e integrimit? Pse i frynë zjarrit serb Z. Bugajski?
    4. Strategjia e vetme e mundshme e normalizimit të marrëdhënieve midis serbëve dhe shqiptarëve nuk është pazari me territoret, të drejtat dhe dinjitetin e shqiptarëve, as imponimi për t’i thyer shqiptarët në nevojë, po njohja pa kushte e të drejtave kombëtare dhe njerëzore të shqiptarëve në territoret e tyre dhe gjithë kombeve në Ballkan e kudo. Kombi është si njeriu që nuk vdes për bukë po për dinjitet. Me keqardhje, Kasandra.

    Reply to this comment
  8. Amerikani June 22, 22:15

    Natyrisht qe pas deshtimit te BE per arritjen e nje marreveshje Kosove – Serbi dhe pranimin e Kosoves ne OKB, nje nderhyrje amerikane eshte e nevokshme.

    Takimi i korrikut u anulua.

    Kjo tregon se as Merkel dhe as Makron nuk kane nerva apo nuk jane gati per te ndermjetesuar nje zgjidhje.

    Nje Richard Holbrooke eshte i domozdoshem ne keto momente.

    Shqiptaret ne Kosove e Shqiperi nuk duhet te lodhen ne rrugen e tyre drejt BE si nje destinacion jetik per mbijetesen e tyre kombetare ne Ballkan te rethuar nga sllavet.

    Ne te kundert nqs do lodhen do ja bejne me te lehte punen Rusise e cila mbron nderkombetarisht sllavizmin ne Ballkan dhe stimulon ndasite dhe percarjet midis shqiptaresh me te gjitha menyrat qofshin ato politikr, kulturore, krahinore apo fetare, apo rrezikut tjeter te politikes neo osmane te presidentit turk Erdogan ne perpkekje te ringjalljes se Rumelise duke u perqndruar te perçarja fetare. Sot Erdogan dhe Putin kane ne nje marredhenie te dukshme dhe perputhje interesash persa i perket te ardhnes se gjithe shqiptareve ne rajon. Te dyve u interesom ndarja dhe percarja per te aneksuar fizikisht apo kulturalisht njeriti ne favor te sllave dhe tjetri ne favor te vetes faktorin shqiptar te bashkuar rreth flamurit simboleve dhe heronjeve tane te Kombit .

    Per ne Amerika eshte nene dhe babe dhe vetem ajo mund t’i jape nje zgjidhje te drejte çeshtjes shqiptare pasi Kosova eshte çeshtje shqiptare.

    Kush sulmon Ameriken dhe perfaqesuesit e saj ka sulmuar shqiptaret.

    Reply to this comment
  9. timi June 23, 08:59

    Kosova duhet te kerkoje bshkim me Shqiperine me referendum qe te mundet si nje teritor te prezentohet ne OKB.Ndryshimi i kufinjve ne menyre paqesore eshte i lejueshem…Me ndermarrjen e keti hapi reagimi i Serbise dhe shteteve qe e perkrahin do te ishte krejt ndryshe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim