Zgjidhja për Shkodrën, Kolegji Zgjedhor?

August 21, 2019 18:27

Zgjidhja për Shkodrën, Kolegji Zgjedhor?

Zëvendësimi i Valdrin Pjetrit për Bashkinë e Shkodrës vijon të qëndrojë pezull, pasi nuk ka mbërritur ende në tryezën e Klement Zgurit kërkesa e Këshillit bashkiak për shpalljen e vakancës.

Edhe pse PS kërkon të evitojë Presidentin Meta për shpalljen e zgjedhjeve të reja duke ju drejtuar KQZ-së, sërish pritet që situata të komplikohet.

Që KQZ-ja të vendosë për zhvillimin e  zgjedhjeve të reja në Shkodër, duhet më parë që t’i shpallë të pavlefshme votimet e 30 qershorit për kryetar.

Sipas Kodit Zgjedhor, për të marrë një vendim të tillë nevojiten votat e 5 anëtarëve, por kartoni i kryetarit të KQZ-së pritet të jetë kundër, duke u nisur nga qëndrimi i tij për vendimmarrjen e 30 qershorit.

Në këtë situatë, Partia Socialiste do duhet t’i drejtohet Kolegjit Zgjedhor.

Ky është rasti i parë që KQZ vendoset në një situatë të tillë, pasi më parë nuk ka pasur asnjë fitues të zgjedhjeve që është dorëhequr pa bërë betimin.

Ndërkohë që në KQZ ndodhet tërheqja e Valdrin Pjetrit nga marrja e detyrës, 4 anëtarët e tjerë Biba, Skënderi, Bitri dhe Jorgaqi vijojnë të jenë me pushime.

j.l./ dita

August 21, 2019 18:27
Komento

1 Koment

  1. MH August 21, 19:05

    Cfare mut kudrosh shteterore jeni qe nuk njihni fare ligjet.Ngatrroni veten me litar neperkembe.Duke fillue nga te paret qe gjinden ne krye te ekzekutivit si puna e ati gjatojes me shallvare ne takime nderkombetare e deri tek ju vete qe hani buke me ligje neper duar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim