“Zgjidhja” shqiptare për tu punësuar në BE

July 11, 2019 23:00

“Zgjidhja” shqiptare për tu punësuar në BE

Shqipëria është një nga vendet e cila ka një numër të lartë të emigracionit të popullsisë, të cilët largohen në drejtim të vendeve të tjera të Europës.

Arsyeja kryesore e largimit të tyre, lidhet me gjetjen e një pune ku ofrohen paga më të larta dhe rrjedhimisht kushte më të mira jetese.

Ekspertja e emigracionit, Eda Gemi, është shprehur mbrëmjen e së enjtes në studion e emisionit “Opinion,” se që nga viti 2011 deri në vitin 2018, rreth 200 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësinë greke.

Sipas ekspertes, shtetësia greke u jep emigrantëve shqiptarë mundësinë që të lëvizin me lehtësi në vende të tjera të BE.

Gemi thekson: Nga viti 2011 deri në vitin 2018 janë rreth 200 mijë shqiptarë që kane marrë shtetësinë greke, gjë që i bën potencialisht mobilë, të lëvizshëm në BE. Përllogaritet që 35 mijë emigrantë të brezit të dytë në Greqi, aktualisht jetojnë në Londër dhe në Bruksel.

Gemi shtoi se ka dhe një tjetër kategori të emigrantëve shqiptarë në Greqi, të cilët pajisen me një leje qëndrimi 5-vjeçar. Kjo leje u jep mundësin atyre që të punojnë në të gjitha vendet e tjera të Bashkimit Europian.

Ajo theksoi se pjesa më e madhe e shqiptarëve emigrojnë në Gjermani, në Suedi, Stokholmi është ndër vendet më të kërkuara, Oslo, Norvegjia, Londra në Britani të Madhe.

e.ll./dita

July 11, 2019 23:00
Komento

2 Komente

  1. T.Voda July 12, 06:12

    —=== PO MIRE MOJ CUPA E XHAXHIT…..MIREee .!!
    — PO NDONJE PLAN , apo si i thoni ju …….. MASTERBPLAN …per rikthimin e tyre ,… ndonje here a kini …???..!!!… Apo heee perheeee .. mendoni ta zbrazni, boshattisni , e pastajj…. A e di TI ME .. Pandushken e GJATOSHIN , SE CFARR DO TE NDODHE ..?????..

    Reply to this comment
  2. OPTIMISTI July 12, 08:46

    Desha te i pergjigjesha ktij T.Voda. Mos u shqetesoni T.voda se ikin shqiptaret,nje dite ata me siguri do te kthehen,Te jeni i sigurte se ata do ta bejne kte vend,sikurse ka ndodhur me Italine,Greqine e madje edhe me Gjermanine. Te pakten te i gezohemi asaj qe tani ikin me viza,me pashaporte e me pune te siguruar e jo me gomone si dikure……

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?