Zgjidhje ose Zgjedhje

March 12, 2016 14:47

Zgjidhje ose Zgjedhje

“Pa drejtësi nuk ka të ardhme për vendin tonë. Të vetëm nuk ja dalim dot. Kjo zgjidhje kërkon zgjedhje. Duhet të vendosim. Në këtë rast maskat nuk funksionojnë”

Nga: Pandeli Majko

Politika është një lëndë përtej gjuhës së folur. Ajo ju takon njerëzve që dinë të marrin vendime.

Si anëtar i komisionit të reformës së drejtësisë nuk kam ndonjë merak të bëhem pjesë e tragji-komedisë për një histori politike që po shkon drejt fundit. Kërkesa që reforma të negociohet politikisht në terma praktikë kërkon ta vrasë atë. Kush dëgjon kundërshtarët e reformës kupton se përpjekja për ta trajtuar atë si një cështje politike e fillon punën nga e para. Thuajse gjithshka cfarë është bërë dhe diskutuar në këtë reformë me ekspertizën ndërkombëtare europiane dhe amerikane bie. Bashkë me kërkesën për dialogun e ashtuquajtur politik bie “bashkëpronësia” e deklaruar në publik nga faktori ndërkombëtar për shtyllat dhe parimet e reformës.

Në mbledhjen e fundit të komisionit paralamentar kundërshtarët e reformës morën qëndrim zyrtar kundër këtyre parimeve dhe strukturës së reformës. Ironia arrin aty sa të njëjtit njerëz që kërkuan dhe votuan ndërprerjen e mandatit për një deputet “kriminel” në Kuvend e refuzojnë ta bëjnë këtë për një gjykatës dhe prokuror që bashkëpunon me mafian dhe liron kriminelët e “pafajshëm” apo që nuk di të shpejgojë gjendjen e tij financiare.

Të flasësh në politikë do të thotë të jesh i qartë. Në se kjo situatë vazhdon kështu Partia Socialiste duhet të bëjë një zgjedhje. Reforma e drejtësisë nuk është një nga reformat tradicionale me mbushje “formularësh” me të cilat publikut shqiptar i ka ardhur në majë të hundës. Lufta për të drejtën nuk është legalizimi ndershmërisë me formular.

Reforma e drejtësisë është dhe do të jetë jetike për të ardhmen e Shqipërisë në integrimin europian. Ajo është një reformë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Për këtë arsye ajo ka edhe bashkëpronësi ndërkombëtare. Ajo është konstruktuar dhe nuk mund të rinegociohet në parimet e saj duke e zhbërë atë me komedinë e konsensusit politik. Nuk jam kundër dialogut por mendoj se kundërshtarët e reformës janë sot më të qartë se sa përkrahësit e saj.

Në se nuk mundemi të bindim kundërshtarët e reformës së drejtësisë atëherë shoqëria shqiptare nuk duhet të lihet si “vëzhguese”. Kjo reformë nuk është pronë e politikanëve pasi për politiken, drejtësia ka “funksionuar” shumë mirë.

Përgjigja e debatit steril për dashurinë e politikanëve për atdheun dhe partinë ka raste që ka kuptim. Partia Socialiste nuk ka pse pranon bashkëfajësinë në këtë histori mafioze që rëndon mbi drejtësinë shqiptare. Unë kam një propozim për Kongresin e Partisë sime të cilën e dua se dua Shqipërinë. Partia në cdo rast është pjesa. Shqipëria ka brenda edhe kundërshtarët politikë me të cilët ndajmë një atdhe dhe një të ardhme. Pa drejtësi nuk ka të ardhme për vendin tonë. Të vetëm nuk ja dalim dot. Kjo zgjidhje kërkon zgjedhje. Duhet të vendosim. Në këtë rast maskat nuk funksionojnë. Sigurisht.

March 12, 2016 14:47
Komento

10 Komente

  1. Guri March 12, 16:15

    Te behet referendum, jo te jete apo jo Rama kryetar i PS-se, por per reformen ne drejtesi. Ta futesh reformen ne drejtesi ne diskutime tryezash “pa buke”, do te thote ta sabotosh qellimisht ate. Konsensusi ka nje kufi. Po sikur kundershtari perballe te mos jape konsensus, ashtu siç edhe nuk ka per ta dhene kurre, ç’do te behet? Do te lihet ne mes reforma? Do vazhdoje populli te endet gjykatave pa marre drejtesi? Mjaft më. Te pyetet populli per çeshtjet telbesore, per te cilat palet nuk njemendesohen.

    Reply to this comment
  2. zef March 12, 17:14

    Pandi,, nje pyetje kam per ty, (Partie eshte populli
    apo populli eshte Partia)???

    Ju beni arsyetime gri as e bardhe dhe as e zeze por
    gri.

    Thoni qe Blushi ka te drejte por prit pak se eshte
    nje ceshtje morale qe e anashkalon te drejten statutore
    qe kerkon Blushi prandaj ti je gri.

    Por ne cfar bazash e tund ti flamurin e moralizmit, me
    baza idealiste majtiste, apo baza liberalo demokratike,
    jo per ndonje gje por del dikush tjeter dhe na nxjerr nje
    moral te ri dhe mund te thote te kunderten e asaj qe
    thua ti,,,, por pergjigja jote 100 perqind do te jete
    te fitoje kush eshte me i forti. Dakort me i forti ne PS
    eshte Rama dhe grupi i rilindjes dhe me forcen e
    pushtetit fitojne, por demokracia e vertete e nje partie
    eshte qe te rrespektohen edhe pakicat edhe mendimi
    individual. Ah more Pandi, ishte lehte te ishe komunist
    ne kohen e rregjimit, po aq e lehte te jesh anti-komunist mbas rregjimit ne pluralizem.
    Me pak fjale te jeshe perhere nga ana e me te fortit.

    Reply to this comment
  3. vjola March 12, 17:25

    E sakte.Referendum.Jo te lihet ne tekat e atyre qe e kane merre meqaf kete vend

    Reply to this comment
  4. vjola March 12, 17:27

    Te behet referendum

    Reply to this comment
  5. beni March 12, 18:44

    Te behet referendum.

    Reply to this comment
  6. Arben March 12, 19:27

    O PANDI, KE VOTUAR NJE QEVERRI QE PERFSHIN ILIR METEN BRENDA SAJ,

    EDHE TI I INKRIMINUAR JE.

    CFARE PO BEN TI PER KETE PUNE??????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    HIC ASGJE, VETEM BLLA BLLA BLLA.

    MOS HARRO SE TE GJITHE PASURINE QE KE VENE NE JETE, E KE NGA KONTRIBUTET E KETIJ POPULLI, A MENDON SE JA KE KTHYER PRAPA ME SHERBIM NDAJ TIJ?????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!1

    PER KETO FOL O PANDI SE NUK KA NEVOJE NJERI PER MENDJE, POR PER PUNE.

    Reply to this comment
  7. kolloqifja March 12, 20:40

    foli dhe pandi mafishja.na mallengjeu shume me keto citatet.sa i ngjan ushtarit lei fen ky kolloqifja.

    Reply to this comment
  8. asd March 12, 22:09

    Ke vjedhur tendera edhe ti ne kohen tende ( uniformat e ushtrise ). Hmm… nuk e mban mend ?

    Reply to this comment
  9. kris 1 March 13, 00:42

    PS e Rames tre vjet ne pushtet ka sakrifikuar elektoratin e saj per te bere shtet.Rreth vehtes ka mbledhur elektoratin dhe mafien Salistanase qe eshte perfituesja me e madhe e reformave alias piktor horri.Nje referendum apo zgjedhje te parakoheshme mund ta fundosin plotesisht partine e Rames .Kokederri dhe hundederri do te paguajne sakrifikimin e elektoratit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*