Zhaku shkruan nga Gjermania: Turp për maskarallëkun që po i bëni Elvanës, sa shoqëri e pamoralshme jemi

October 11, 2018 12:53

Zhaku shkruan nga Gjermania: Turp për maskarallëkun që po i bëni Elvanës, sa shoqëri e pamoralshme jemi

Inida Gjata, e njohur me emrin e artit “Zhaku”, ka reaguar pas përfshirjes së emrit të Elvana Gjatës, në përplasjen me armë që ndodhi në Bllok, ku u vra një person.

Ajo thotë se reagimet e mediave dhe shoqërisë janë të turpshme.

“Kur do vijë dita që opinioni publik do të kuptojë se gjykimi i tyre i gabuar shpesh herë e ka marrë më qafë?!

Si ka mundësi që po lejoni dhe stimuloni shkatërrimin e një njeriu me aq shume vlera si Elvana Gjata?!

Si mund ta hidhni kështu kaq lehtë një yll që deri më dje e keni adhuruar e ngritur në kupë të qiellit?!

Si nuk kanë turp ato media që kanë ngrënë bukë prej dhjetëra vitesh falë Elvana Gjatës, që e përgojojnë dhe përflasin kaq padrejtësisht një figurë aq të adhurueshme si Elvana Gjata?!

Sa shoqëri e pamoralshme jeni ju, qe u bëni gjyq publik grave të botës?!

Që u përgojoni të kaluarat njerëzve që nuk ju kanë bërë asgjë përveçse ju kanë ngritur moralin, ju kanë dhënë mirësi dhe ju kanë respektuar.

Turp! Jam shumë e lënduar nga ky lloj maskarallëku mediatik dhe publik.

Nuk mund ta bëni një vajzë aq të edukuar, të talentuar dhe të heshtur, që vetëm ju ka lumturuar deri tani, të ikë nga sytë këmbët e lënduar nga kjo poshtërsi e pamerituar.

Shumë turp.

Elvana Gjata është një figurë frymëzuese, e bukur dhe shumë e talentuar.

Mos e harroni kontributin e saj në shoqëri.

Nuk ju ka bërë të vuani ndonjëherë, qe ju ta vrisni kështu.

Jam shumë e tronditur nga reagimi publik dhe media në këtë rast.

Nuk është shenjë e mirë kjo.

Një shoqëri që reagon kështu si ka punët në rregull”, shkruan ajo.

l.h/ dita

October 11, 2018 12:53
Komento

6 Komente

  1. Alen Deloni October 11, 15:08

    Fshati digjet e kurvat krihen i thone kesaj.

    Reply to this comment
  2. Labi October 11, 15:28

    Ne pergjithesi keni te drejte,por Elvana nuk duhej te largohej nga vendi ,por te ndihmonte policin dhe prokurorine per zbardhjen sa me shpejte te ngjarjes (n.q.s. Eshte e pa fajshme se bashku me shokun e saj).ata qofte edhe media nuk duhet te denigrojne figuren e Znj.Elvana si nje kengetare me shume Vlera.

    Reply to this comment
  3. Arben October 11, 16:37

    Elvana u lidh vete me trafikantin e droges, apo e detyroi njeri??!!

    Reply to this comment
  4. Saimir October 11, 17:40

    Me kete krlm qe kan bere me kete figure te nelte ka rrezik me ra qeveria. Te bash gjithe ate pasuri te bahen gjunjet gjak

    Reply to this comment
  5. Zhan zhak ruso October 11, 19:32

    Fol per moralin ftend ti baxhelle e dreqit!
    Shoqeria te ofron, te provon, ta fut, dhe te hedh tutje kur nuk je fenje.

    Reply to this comment
  6. shoqeri e pamoraleshmeee ! oooooooooo sa turp . October 11, 19:45

    pse kemi ken ne ndryshe nojher !

    shka pa thon maj Gjermpne ,
    se s’jam tuj t’kuptue hice

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*