Zhbllokimi i kantierëve, Klosi: Shlyerje e borxhit ndaj biznesit

February 10, 2014 17:21

Zhbllokimi i kantierëve, Klosi: Shlyerje e borxhit ndaj biznesit

Rrugët janë kthyer në tjetër temë konflikti mes maxhorancës dhe opozitës. Të djathtët akuzojnë kryeministrin Rama se po inspekton projekte të nisura më parë nga kabineti i shkuar,të cilat refuzoi t’i votonte kur ishte në opozitë.

”Në opozitë, Edi Rama bëri gjithcka për të bllokuar projektet e zhvillimit dhe votoi kundër cdo investimi në rrugë e infrastrukturë. Madje ai tallej me ndërtimin e akseve kombëtare, rajonale e rurale në vend. Sot, ai shfaqet si kryeinspektor me duar në xhepa, si Robert Camcakëzi. Pa projekt, pa ofertë, pa punë, por vetëm me llafe e skena teatrale në përpjekje për të mbuluar papunësinë dhe varfërinë që me këtë qeveri po ulen këmbëkryq në realitetin shqiptar.”tha Silvi Bardhi.

Akuzat e opozitës vijnë pas inspektimit që kryeministri Rama i bëri të dielën punimeve në aksin Lin Porgradec. I bllokuar sipas deputetit Blendi Klosi, si pasojë e borxheve që qeveria Berisha i kishte kompanisë që po kryente punimet.

”Sfida e Kryeministrit Edi Rama është që kantieret e ndërtimit të zhbllokohen të gjitha, borxhet të lahen dhe të fillojë puna, jo vetëm për ndërtimin e rrugëve, por mbi të gjitha për të pasur rrugë cilësore, me sinjalistikë të standardeve moderne, të sigurta për çdo qytetar.” tha Blendi Klosi.

Lin-Pogradec është Loti 2 i segmentit rrugor Qafë Thanë-Pogradec që financohet nga buxheti i shtetit. Ndërtimi i këtij segmenti, 17.5 kilometra, ishte ndërprerë, për shkak të mosshlyerjes së detyrimeve ndaj firmës ndërtuese. ”Do të avancojmë me shlyerjen e borxheve për të mbyllur punimet, ndërsa kompania  të punojë me kapacitet të plotë 2 dhe 3 turne.”  tha kryeministri gjatë inspektimit.

February 10, 2014 17:21
Komento

2 Komente

  1. Velva February 10, 18:25

    Saliu i la rruget ne mes sepse beri kerdine ne vjedhje e ne mospagimin e kompanive

    Reply to this comment
  2. lorna February 10, 18:39

    Kemi besim ne nismat e qeverise se

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*