Zhbllokohet KLGJ, paraqiten dy kandidatura

September 4, 2018 15:33

Zhbllokohet KLGJ, paraqiten dy kandidatura

 

Dy ditë para përfundimit të afatit për të dorëzuar kandidaturat nga Gjykatat e Apelit për në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, dy gjyqtarë të Gjykatave të Apelit kanë dorëzuar aplikimet e tyre pranë Gjykatës së Lartë.

Komisioni që pranon aplikimet nuk jep të dhëna mbi identitetin e gjyqtarëve që kanë aplikuar, por mësohet se një prej tyre i takon Gjykatës së Apelit të Shkodrës.

Emrat e dy kandidatëve që kanë aplikuar për në KLGJ, apo edhe të kandidatëve të tjerë që mund të vijnë do të bëhen publikë në datën 6 shtator.

Më pas kandidatët do të verifikohen nëse i plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe më pas duhet të kalojnë edhe procesin e Vettingut, për të konkurruar më pas për anëtar në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit.

a.s/dita

September 4, 2018 15:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*