Zhbogar: Me një takim nuk zgjidhen çështjet

February 8, 2016 14:34

Zhbogar: Me një takim nuk zgjidhen çështjet

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka vlerësuar takimin e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, me udhëheqësit e partive, në përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje të krizës aktuale politike.

“Zgjidhjet e dallimeve të tilla komplekse nuk mund të gjenden në një takim të vetëm. Është e rëndësishme që liderët të vazhdojnë të operojnë në mënyrë evropiane për zgjidhjen e problemeve, përmes dialogut dhe kompromisit. Dialogu nuk ka alternativë”, ka thënë Zhbogar në deklaratën e postuar në rrjetin social Facebook.

Ai ka shtuar se qëndrueshmëria politike është parakusht për zhvillimin ekonomik, liberalizimin e vizave, procesin e normalizimit dhe zbatimin e reformave evropiane dhe të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

“Inkurajojmë presidenten dhe liderët politikë që të vazhdojnë bisedimet derisa të gjendet një zgjidhje, një zgjidhje që do të funksionojë për popullin e Kosovës. Bashkimi Evropian është i gatshëm ta mbështesë tutje këtë proces, në çfarëdo mënyrë që konsiderohet e nevojshme dhe e dobishme”, ka thënë Zhbogar.

 

February 8, 2016 14:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*