Zhduken 15 miliardë dollarë diamante, nën hetim ish-Presidenti

April 21, 2018 22:48

Zhduken 15 miliardë dollarë diamante, nën hetim ish-Presidenti

Ish presidenti i Zimbabvesë, Robert Mugabe, është përfshirë nën hetim për zhdukjen e disa diamanteve me vlerë 15 miliardë dollarë.

Mugabe do të dalë para komisionit parlamentar në 9 maj, pasi dyshohet se ka informacione për të ardhurat e fituara nga gurët e çmuar.

Deputetët duan të marrin në pyetje ish-diktatorin për raportin e bërë publik në vitin 2016, se vendi i tij kishte humbur 15 miliardë dollarë për shkak të korrupsionit dhe fshehjes së kapitalit nga kompanitë e huaja minerare.

Ish presidenti i Zimbabvesë, Robert Mugabe

Komisioni i parlamentit përgjegjës për këtë dosje ka thirrur tashmë disa ish-ministra, shefat e policisë dhe zyrtarët e lartë të administratës për të dëshmuar.

Komisioni i akuzon këta udhëheqës të Zimbabvesë për mashtrim lidhur me fitimet nga minierat e diamantit, për të financuar goditjen e kundërshtarëve të tyre politikë.

Shteti i Zimbabvesë kurrë nuk ka publikuar statistika të besueshme për aktivitetet e tij të diamantit, aktivitet i cili filloi në vitin 2006.

s.a/dita

April 21, 2018 22:48
Komento

2 Komente

  1. Futja kot April 22, 07:11

    Mos e beso deshe:
    Jane zhdukur “disa” diamante me vlere 15 miliard dollare.
    Pra nje diamant afersisht ka vleren 1 ose 2 miliard dollare.

    Reply to this comment
  2. A April 22, 13:47

    Si ish Presidenti i Zimbabve, ish Rodezia e Jugut, ne kontinentin Afrikan, ROBERT MUGABE, qe ka zhdukur pasurite kombetare si diamantet me vleren 15 MIJELIARD DOLLAR, ka 28 VJET qe 4(KATER) PERSONA qe kane qene dhe jane qeveritar me emer dhe mbiemer duke filluar me SALI BERISHA, FATOS NANO dhe EDI RAMA kane vjedhur pasurite e Shqiperise duke filluar nga minerali i bakrit qe ka perqindje floriri-ari nuk dihet se ku perfundon dhe kush e merr, me tenderat dhe konçesionet qe i jepen FIRMAVE dhe KOMPANIVE te ndryeshme, ku edhe nafta pre tyre del 800 MIJELION EVRO humbje. Me humbje del edhe çdo rruge qe ndertohet. Ku pershembull Rruga e Kombit ka humbje marra mendese, ku kosto e saj ka qene 400 MIJELION EVRO. Faktikisht per kete rruge pa filluar akoma u vendos TAKSA MAJKO ku grumbulluan 200 MIJELION EVRO dhe u zhduken pa lene gjurme. Rruga nuk ka perfunduar akoma dhe jane harxhuar 1 MIJELIARD e 400 MIJELION EVRO. Kerkohen edhe 300 MIJELION te tjera EVRO qe thuhet se perfundon.
    Pra, vjedhje dhe grabitje ka kudo nga qeveritaret tane edepsez.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*