Zhduken 50 emigrantë të “Diciotti”-t. Salvini ironizon: I rrëmbeva unë

September 6, 2018 08:55

Zhduken 50 emigrantë të “Diciotti”-t. Salvini ironizon: I rrëmbeva unë

50 emigrantë eritreas të anijes “Diciotti” janë zhdukur.

Disa janë larguar nga qendra “Rocca di Papa”, ndërsa të tjerë kanë humbur gjurmët me të mbërritur në qendra të ndryshme të “Caritas”-it.

Selia e kryeministrit, “Viminale”, ka sqaruar se këta persona janë të lirë të lëvizin sepse ua lejon ligji.

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini ndërkohë nuk ka ngurruar të bëjë ironinë e radhës.

“Ishin kaq shumë nevojtarë për mbrojtje, ushqim dhe strehim, saqë kanë vendosur të largohen dhe të zhduken! Si ka mundur të ndodhë kjo? A nuk i kisha rrëmbyer unë në mënyrë të paligjshme?” – është shprehur ai.

Nënsekretarët e Ministrisë së Brendshme kanë theksuar se “kjo është provatë e disatë se kush zbarkon në Itali jo gjithmonë ia ka mbathur nga uria dhe lufta, pavarësisht gënjeshtrave të së majtës dhe atyre që i përdorin emigrantët për të bërë biznes”.

Nga ana tjetër, drejtori i “Caritas”-it, Don Francesco Soddu ka shpjeguar:

“Asnjë prej këtyre personave nuk dëshiron të qëndrojë në Itali, kjo dihet. E përpara një situate mirëbesimi, herët a vonë kushdo do të kishte zgjedhur të largohej vullnetarisht, pikërisht sepse struktura që i mirëpret nuk e ka për detyrim t’i mbajë. Ka qenë një largim vullnetar, jo një arratisje. Largohen nga një situatë ‘paraburgimi’ dhe nuk është rasti i parë. Askush nuk dëshiron të qëndrojë në Itali.”

Emigrantët e anijes “Diciotti” që kanë humbur gjurmët, mësohet se kanë mbërritur në Frosinone dhe dy nga to janë pritur në Bologna.

Sipas Don Soddu-s, ata mund të kërkojnë azil në Itali apo kudo tjetër, duke rinisur procedurën e hapur nga qendra e pritjes “Mondo Migliore” në Itali.

s.a/dita

September 6, 2018 08:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*