Tjetër mbytje brenda ditës, 19- vjeçari nuk kthehet më pasi hyri vetëm në det
Nga Arkiva
Këtë të dielë, një lajm i hidhur vjen edhe nga Shëngjini. Një i ri nga Kruja ka humbur në këtë plazh para pak orësh. Ai dyshohet se është mbytur në plazhin e Ranës së Hedhun.
Familjarët e të riut kanë denoncuar rastin në polici. Sipas tyre, 19- vjeçari është futur në det për t’u larë dhe më pas nuk është parë më.
Kjo i ka detyruar që të alarmuar të njoftojnë policinë.
Policia akoma nuk e ka zbuluar identitetin e të riut, por polumbarët kanë nisur kërkimet aty dhe në zonën përreth.
Ditën e sotme në Shëngjin ka humbur edhe një tjetër person, që ka qenë duke u larë në det.
Bashkë me mbytjen e një pushuesi nga Skrapari te Currilat në Durrës ky rast e çon në tre bilancin e kësaj të diele të nxehtë dhe tragjike.
e.ll./dita
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento