Zhduket 48-vjeçarja në Durrës, policia apel qytetarëve

June 14, 2018 22:35

Zhduket 48-vjeçarja në Durrës, policia apel qytetarëve

Policia e Durrësit është vënë në lëvizje për kërkimin e një shtetase e cila është larguar nga banesa, duke kërkuar ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve.

Bëhet fjalë për Edlira Rushitin, 48 vjeçe, banuese në lagjen nr. 13 Plazh Durrës, e cila është larguar nga banesa pasditen e sotme rreth orës 16:00 dhe nuk është kthyer.

Është rreth 1,65 cm e gjatë, me flokë të zeza, të shkurtra dhe ka të veshur një bluzë dhe pantallona ngjyrë të zezë.

Familjarët kanë deklaruar se shtetasja e mësipërme vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Në rast identifikimi të saj, jeni të lutur të telefononi në numrin 0694110217.

l.h/ dita

June 14, 2018 22:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*