“Zhduket” gylenisti i arrestuar në Portin e Durrësit pak ditë më parë

November 10, 2017 16:32

“Zhduket” gylenisti i arrestuar në Portin e Durrësit pak ditë më parë

 

Gjykata e Apelit në Durrës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për qëllime ekstradimi ndaj profesorit Muhammed Yasir Aydogmus të kërkuar nga drejtësia turke për “pjesëmarrje në organizatë terroriste’.

Prokuroria e Durrësit kishte kërkuar rikthimin në burg të shtetasit turk duke kundërshtuar një vendim të gjykatës së shkallës së parë më datë 13 tetor rrëzoi kërkesën për ekstradim.

Por profesori i ndaluar në Durrës më 8 tetor me bashkëshorten dhe dy fëmijët duket se është larguar prej datës 30 tetor nga kampi i refugjatëve në Babrru të Tiranës.

Edhe pse nuk ka asnjë njoftim zyrtar për turkun, dyshimet janë se ai është larguar nga Shqipëria.

Nga ana tjetër agjensia turke e lajmeve Anadollu raporton se Aydogmus ka kërkuar azil politik në Shqipëri, ndërsa kërkesa në fjalë është konfirmuar nëpërmjet vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Ambasada turke në një reagim të ashpër e cilësoi skandaloz vendimin e gjykatës së Durrësit duke theksuar se Aydogmus ishte një terrorist që po lëvizte lirshëm me një pasaportë të falsifikuar duke përbërë rrezik serioz edhe për sigurinë e Shqipërisë

Ai u arrestua në Durrës, së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët pasi tentuan të kalojnë tranzit drejt Italisë me pasaporta të falsfikuara

Sipas Ankarasë zyrtare, profesori i gjeografisë është pjesë e organizatës terroriste FETO.

Muhammed Yasir Aydogmus dyshohet se është pjesë e një ekipi të ashquajtur “trollës” interneti që përmes profilit në Twitter “Fuat Avni” publikonin dokumente dhe raporte kundër qeverisë së presidentit Rexhep Taip Erdogan.

November 10, 2017 16:32
Komento

1 Koment

  1. Arben November 10, 20:38

    PO AI PRANDAJ U LA I LIRE, QE TJA MBATHTE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*