Zhduket karburanti, nën hetim 3 ish-drejtues të Parkut të Automjeteve

Redaksia Online November 29, 2013 15:00

Zhduket karburanti, nën hetim 3 ish-drejtues të Parkut të Automjeteve

Gjatë një kontrolli të ushtuar në Qendrën e Shërbimit të Mjeteve të Transportit , Ministria e Brendshme ka konstatuar mungesa në sasi të mëdha të karburantit dhe vajit lubrifikant. Mbi këtë konstatim, MB ka denoncuar në Prokurori tre ish-drejtuesit kryesorë të këtij dikasteri: Ram Bajram Oruçi, me detyrë drejtor i QSHAM; Syrja Ismet Hoxha, me detyrë shef i Shërbimeve të Brendshme në QSHAMT dhe Alban Perparim Neziri, me detyrë magazinier në QSHAMT.

Tre personat e mësipërm janë duke u proceduar penalisht për veprat penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorimit të detyrës” .

MB dyshon se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë përvetësuar një sasi të madhe karburanti prej 12000 litrash dhe 4000 litra vaj lubrifikant, të cilat janë tërhequr nga magazinat në administrim nga QSHAMT në muajin prill 2013. Kjo sasi karburanti dhe vajrash lubrifikante nuk është gjetur as fizikisht dhe as e inventarizuar në kontabilitet të Financave të Institucionit.

Në të njëjtën kohë nga kontrolli i ushtruar nga Auditi i Brendshëm i MPB në QSHAMT janë konstatuar shkelja të rënda të ligjit dhe abuzime me pronën shtetërore, dhe që do t’i referohen Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.

Ish-drejtori i QSHAMT, Ram Oruçi rezulton të jetë përgjegjës për nxjerrjen jashtë përdorimit, në shkelje të procedurave të parashikuara nga ligji, të dy automjeteve, një “Mitsubishi Pajero” me targa “TR 3330 K” dhe një “Ëolksvagen 4 Motion” me targa “Policia 0391”, me një vlerë të përgjithshme prej 7.451.957 lekësh.

Po ashtu, shkelje të rënda janë vërejtur edhe në transferimin e 65 automjeteve nga Parku në drejtim të Rezervave Materiale të Shtetit në Lundër. Komisioni i ngritur për vlerësimin e këtyre automjeteve ka konstatuar se 58 prej tyre nuk ishin në gjendje pune dhe duheshin nxjerrë jashtë përdorimit, ndërsa nga ana e ish-drejtorit të QSHAMT nuk është paraqitur asnjë dokument për vlerësimin e gjendjes së mjeteve dhe as ndonje procesverbal për nxjerrjen e tyre jashtë funksionit.

“Për të gjitha këto shkelje, por edhe të tjera që mund të dalin në vijim nga kontrollet që po kryejnë strukturat e specializuara në QSHAMT, Ministria e Punëve të Brendshme po përgatit një dosje të veçantë që do të dërgohet në organin e Prokurorisë” , thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.

 

 

Redaksia Online November 29, 2013 15:00
Komento

3 Komente

  1. era November 29, 19:12

    keshtu eshte bere ne te gjitha institucionet shteterore.E mira do te ishte qe te behet kontroll gjithandej,se dalin vjedhje te jashtzakoneshme me blerje,tendera ,me flete sherbimesh follco sikur venin me sherbim.Aq te pa ngopur sa edhe shoferat e coninrrogen me te madhe se punonjesit.e institucioneve.Sigurisht kjo ishte shperblim per besnikeri

    Reply to this comment
  2. tr.al. November 29, 19:31

    bravo

    Reply to this comment
  3. mike November 30, 08:31

    Tani duhet te veproje vertete LIGJI…… per kedo qe ka vjedhur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim