Zhduket për 24 orë e mitura, befason me dëshminë pasi rikthehet

September 3, 2018 18:45

Zhduket për 24 orë e mitura, befason me dëshminë pasi rikthehet

Një vajzë e mitur e moshës 14-vjeçare është larguar nga banesa e saj në Tiranë.

E ëma 34-vjeçare ka dhënë alarmin një ditë më parë në polici teksa humbi kontaktet me vajzën e saj.

Për orë me radhë nëna kërkoi tek të afërmit dhe shoqet e vajzës por askush nuk dinte gjë për vendndodhjen e saj.

Disa orë pasi nëna dha alarmin në polici, e mitura u rikthye vetë në banesë.

Ajo deklaroi se nuk kishte asnjë problem dhe se ishte larguar me dëshirë nga familja.

Policia nuk jep detaje lidhur me shkaqet e largimit të vajzës.

Paraprakisht mendohet se shkak mund të jetë bërë një debat mes vajzës dhe familjarëve.

l.h/ dita

September 3, 2018 18:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*