Zhdukja e dy objekteve të tjera të rralla në Shkoder

March 3, 2018 19:58

Zhdukja e dy objekteve të tjera të rralla në Shkoder

I nderuar Kryeredaktor

Po na humbet trashigimia e artit tonë të mrekullueshem popullor shqiptar, si dhe kryeveprat arkeologjike, të cilat janë të parekuperueshme. Në një shkrim të 2006-s, ndër të tjera autori  shkruen:  “…Shtepinë e Pagetit e ruante i quejtuni Pjetri i Çisë. Në mungesë të Lordit në Shkoder, shtëpia mbikeqyrej prej xavendës konsullit ingliz Kolë Sumës….”.

Per familjen shkodrane Suma kam shkrue shkurtimisht kur kam trajtue problemin e OXHAKUT të Sumajve të zmontuem nga shtëpia e tyne dhe të montuem në shtëpinë muzè të Luigj Gurakuqit e cila po prishet.

Çeshtjet e historisë së familjeve të mdhà jo vetem në Shkoder, por kudo janë të nderthuruna ndermjet tyne….

 

“Historia e oxhakut të një familjeje të madhe shkodrane” .

Shtepia-muzè e Luigj Gurakuqit në Shkoder, që gjendej në rrugen me të njajtin emen, nuk ishte vetem shtëpia e nji nder patrioteve ma të mdhej tonë, por ishte njikohesisht edhe nji shtëpi karakteristike e qytetit të Shkodres ku shifej edhe arti popullor, qoftë në veshtrimin e ndertimit, qoftë në paisjet e orenditë shkodrane. Aty ishte tavani i drujt me ornamente të skulpturueme, ishin dyert dhe dritaret me dru të gdhenun si dhe nji oxhak karakteristik, që ka nji histori të veçantë.

Simbas dr. Kadri Kerçikut në librin e tij “Zhvillimi i shndetësisë në Shkoder gjatë shek. XVlll-XX” botue në Tiranë në vitin 1962, mjeku i parë i diplomuem shqiptar me sherbim në Shkoder ka qenë Kol Suma-Heqimi, që në vitin 1795 permendet nder regjistra Nicolò Medico. Studimet ai i kishte krye në Venedik. Ky ka qenë martue në vitin 1792 me të motren e farmaçistit Françesko Tedeschini e cila e la te vej. Mbas nji martese të dytë ka pasë nji djal Gjonin. Ne moshen 60 vjeçar ai vdiq. Kolë Heqimi-Suma ka qenë mjeku i vezirit Ibrahim Pashe Bushatliut.

Nipi i tij mjek i quejtun edhe ky Kolë Suma ka qenë nenkonsull i Anglisë në Shkoder. Shtëpia e familjes Kolë – Gjon – Kolë – Gjon – Kolë (Lec ) – Gjon Suma (vdekë në vitin 1995), ka qenë nji shtepi jo vetem karakteristike shkodrane, por ka qenë edhe nji shtëpi me prestigj ku priteshin  patriot, intelektual dhe personalitete diplomatike. Me kujtohet salla e madhe me zbukurime-gdhenje druni, me piktura e me orendi luksoze.

U zgjata pak me këtë histori anësore per të tregue se si mund të imagjinohet të ketë qenë oxhaku i dhomes së pritjes ne familjen Suma (Shiko foton e oxhakut ketu ma siper). Mbas prishjes së kësaj shtëpije monument-kulture në vitin 1962, muzeumi i Shkodres e zmontoi këtë mrekulli dhe e montoi në shtepinë muze të Luigj Gurakuqit pikrisht në atë shtëpi, që kohët e fundit asht prishë “nga pakujdesia”. Simbas të dhanunave të sakta që kam marrë nga profesor Willy Kamsi ky oxhak sot asht shitë në Greqi. Autoritet rrijnë dhe shikjojnë?. Jo! Autoritetet rrijnë dhe nuk shikjojnë!

Po TAVANI i kësaj shtëpije ku shkoi?

Në rrugen-muzè në rrugen e Gjuhadolit dhe pikrisht ku ajo bashkohet me shetitoren kryesore të Dugajt e Reja në Shkoder, sot e gjitha zonë muzè, lagje e banueme kryesisht nga katolik, shumica ndertesa stil europian të projektueme nga piktori dhe arkitekti i njohtun Kol Hidromeno, pra pikrisht aty gjindet nji shtëpi dykatëshe, ku në katin perdhè dikur ka qenë dyqani i qumshtit dhe siper banojshin familja e të ndjerit profesor Gasper Ugashit dhe familja e Garxholajve.

Në vitet ‘80 kati perdhè asht kenë perdore nga Muzeu i Shkodres si ekspozite etnografike natyrisht tue krijue edhe nji ambjent antik të dhomave. Në njenen prej dhomave ka qenë i fiksuem në tavan nji TAVAN i mrekullueshem (4 x 4 meter), me drù të skulpturuem me nji art të nivelit të naltë. Unë nuk kam pasë rastin të shof ndokund tjeter nji tavan ma të bukur se atè. Edhe ky tavan asht kene zmontue nga shtepija e Sumajve dhe pikrisht nga shtepia e zevëndes konsullit te inglizit Kolë Suma, i cili mbikqyrte shtepinë e lordit anglez në mungesë te tij.

Deri para disa vitesh kjo ndertesë ku e kishin transferue TAVANIN, ka qenë pronë e dajave te mij 80-vjeçar Anton dhe Niko Prennushi, shtetas shqiptar, lindun dhe me banim të perhershem në Trieste. Ato këtë ndertesë të tyne e paten shitë dhe tash aty me duket se po bahen disa punime ndertimi. “TAVANI” i fiksuem në tavan nuk asht pjesë perbase e shtëpisë se shitun. Pronar i fundit i ketij tavani ka qenë Muzeu i Shkodres, i cili ia ka pasë marrë familjes së trashigimtarve Kolë Sumes, nji nder trashigimtart direkt e të cilit kishte me kenë grueja e ime. Por ky fakt nuk ka randesi as per shkrimin, as per pronesinë.

Randesi ka që të gjendet ky TAVAN dhe të vendoset në Muzeun e Shkodres si NJI PASUNI E RRADHȄ E ARTIT ARTIZANAL SHKODRANȄ, E ARTIT TȄ MREKULLUESHEM ARTIZANAL SHQIPTAR.

Paul Tedeschini

Shtëpia e Gurakuqit

March 3, 2018 19:58
Komento

13 Komente

  1. kerri March 3, 23:56

    Aman se na turperuat: e dini ju se kujt i thone suma? Une nuk e theme se me vjen rende, prandaj shtoni dhe ndonje germe tjeter te ndryshoje emrin.

    Reply to this comment
    • Mollosi March 4, 14:07

      Turp duhet te te vie ty qe ben kesi komente idiote!

      Reply to this comment
    • Dr. Kole Heqimi jr March 6, 14:41

      O kerri vogel, mbiemri i vertete eshte Summa, vjen nga nje toponim latin, por ti s’ke faj, s’ke si ti dish keto gjera, ke mbetur tek ai versioni tjeter anatomik.
      Por edhe ky Tedeskini eshte ca hipokrit ama, pse nuk e drejton gishtin nga ish kryetari i bashkise Lol Luka dhe nga kotesira boterore znj. Voltana Ademi?
      Ku ishte bashkia e Lolit, ku ishte PD-ja, ku ishte paria?
      Pse flet ne pergjithsi pa permendur emra, me mire te heshte sesa te beje sikur po flet.
      Ku ishte Tedeskini, Kamsi e te tjeret kur u shemb shtepia e Gurakuqit? Lerini denglat se ju katoliket e Shkodres jeni vetem llafazane.

      Reply to this comment
  2. MH March 4, 14:43

    kerri !
    Mos na u shit si i merakosun.Sume asht fshat malor ne veri te Shkodres.
    Ti sumen tande maje dhe bani hyzmet.Shtoji ate qe ta merr mendja per Sumen e Shkodres.
    Nuk po di se nga je.Por ne merakesine tande dyshoje se mos je nga Kurve-Leshi qe ajo krahine gjindet ne pozicionin gjeografik,jugun i pasur me emra qe ti duhet te mos marresh fryme per nga sikleti i merakut te Sumes tande.
    Nuk i thone kot: Kurvelesh e guri thate me PALLA jetojne grate.Dhe mue sikur nuk me shkon fort kjo;Kurvelesh e pallosha per jeten e grave.
    Tashti ne dac hiq ne dac shto.Kjo asht pune per ty.Kaq kisha e njatjeta per burrnin qe shpalose.

    Reply to this comment
    • gjermani i fundit March 4, 18:28

      MH, kenga thote keshtu: “Kurvelesh o gur i thate/ me palla luftojne grate”. Meqe palle = shpate, ka tjeter kuptim, biles mesazhi eshte heroik. Mund te kete sens Kara-burr-un

      Reply to this comment
  3. MH March 6, 12:59

    gjermani i fundit
    Jam nji mendje me Ty.Une ne pershtatje me kerrin improvizova mendimin ndryshej,cfrytezova emrin kuvelesh per = kurve + lesh,si dhe Palla per Pallosh.Ndaj ne keto raste nuk duhet ti futena tridhimeve banale.
    Familjet Suma kan historin qytetare qe ne kohen e Stefan Dushanit (mos gabofsha)nga viti 1300 e kendej.

    Reply to this comment
  4. Moisi Golemi March 6, 23:03

    Tavani eshte humbur nga rraca e ndyre e ketyre letyrave te tipit P. Tedeskini.

    Reply to this comment
  5. Moisi Golemi March 7, 23:14

    Paul Tedeskini, Fric Radovani, etj, jane plehrat qe na solli ky cerek shekulli. Tipa gjoja intelektuale, por qe brenda jane me bosh se konservat e perdorura. Jane deledashe e ish-spiune, te pjerdhur nga trute e nga trupi. Por me fuqi infektuese mbi brezin e ri qe mrekullohet kur u lexon “shkrimet” e tipit “m’ka than axha”. Yyyysht, rrace bastarde!!! Ure kalimi brez pas brezi.

    Reply to this comment
  6. MH March 8, 01:17

    Dugajt e Reja!
    Dugajt e reja ishin kur ishin nji kohe e nji vakt.Por deri pa fillue etapa e sistemit te ri pluralist ishin dugajt ma te vjetra te qytetit te Shkodres.Po te mos ngutena perseri,sot ato kane rifillue rikonstruksion per t’iu pershtat kohes ekonomi tregut.Per te joshe edhe njihera titullin “Dugajt e Reja”.

    Reply to this comment
  7. Paul Tedeschini March 8, 15:42

    Dy fjale per MOISI GOLEMIN:

    ….Në Korrik të 1455 zhvillohet Beteja e Beratit, betejë në të cilen Lidhja e Lezhes humbet thellë në sajë të kapjes në befasi. Moisi Golemi largohet menjiherë për në Stamboll ku u ofron shërbimin e tij osmanëve. Nisun nga fakti që Moisiu ishte komandanti i forcave kufitare, doli edhe perfundimi që humbja e Beratit ishte nji tradhti e tij. Osmant paten financue shumë në përçamjet dhe zilitë ndërmjet krênve të Lidhjes…..

    Reply to this comment
  8. MH August 1, 13:46

    Von mbas keti shkrimit mbi te dhanat karakteristike ne vlere muzeut.Mesova qe z.Ugashi,pra parardhesi i z.Gasper Ugashi paskesh origjinen nga Salca e Merturit.Bash nga ky fshat qe kam dhe une origjinen.Keshtuqe shoqen e klases me emnin Terezin e paskesha patur jo vetem shoqe por dhe moter.Ku te gjithe shoket dhe shoqet ishin femije vertet te edukuem nga familje katolike plot edukate qe mesonin ne shkollen V.Shanto ne gjuhadol bash ne truell te fretenve ku oborri mbante nji qinar te madh te perbindshem per ate oborr te vogel.ku lujshim bajrak rreth tije.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*