Zhdukja e dy vajzave nga Durrësi, flet motra e madhe: Dikush u blinte rroba të reja

August 8, 2015 08:42

Zhdukja e dy vajzave nga Durrësi, flet motra e madhe: Dikush u blinte rroba të reja

Motra e madhe e Orialdës dhe e Klevisës, Alketa Kajtazi, të larguara nga shtëpia prej 15 korrikut, ka dyshime se ato janë manipuluar nga ndonjë person tjetër.

Ajo tregon se kohët e fundit dy motrat e saj qëndronin të diferencuara nga familja, duke lënë përshtypjen se po organizonin diçka. Sipas saj, të motrat nuk e kishin vënë në dijeni për ndonjë njohje të re të kohëve të fundit, ndërsa i ka bërë përshtypje fakti se gardëroba e tyre ishte pasuruar së fundi me rroba të reja, të blera nga persona jashtë familjes.

“Orialda dhe Klevisa qëndronin të distancuara nga pjesa tjetër e familjes. Nëse ne qëndronim në sallon, ato shkonin dhe rrinin të dyja te dhoma tjetër dhe e mbanin derën mbyllur.

Si duket flisnin me ndonjë në rrjetet sociale. Unë i kam qëndruar shumë pranë, kur u nda nga ish-i fejuari, Olës (Orialda)”, u shpreh vajza e madhe e familjes Kajtazi.  Ajo rrëfen dyshimet e saj në lidhje me largimin në mënyrë misterioze prej 25 ditësh të dy motrave.

August 8, 2015 08:42
Komento

1 Koment

  1. ilir August 8, 13:19

    Persona brenda prokurorise dhe policise nuk duan te zbulojne vendndodhjen e tyre. Sot jane te gjitha mundesite dhe mjetet per ta bere. Duhet ngritur padi ndaj tyre. Ndryshe vuajtjet behen jete-gjata.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*