Zhgaravinat e Agim Shehut, degradim intelektual

June 13, 2018 13:14

Zhgaravinat e Agim Shehut, degradim intelektual

Fitim Çaushi

Ka filluar në rrjetet sociale një debat absurd për një zhgaravinë të poetit Agim Shehu, titulluar “NJË BISED!E E PABESUESHME”.

Vetë titulli na bind për pabesueshmërinë e kujtimeve të tij para 40 vjetëve, në lidhje me bisedën intime të Haki Toskës. Falsiteti i saj nuk është i vështirë të kuptohet, veç të tjerash edhe për faktin se Agimi pranon se në atë periudhë, sapo kishte mbaruar dënimin:

“Një herë, kaloja me nxitim para Bankës ku ai punonte ato kohë. Isha në mesin e dënimit. Tek ngjiste shkallët e Bankës, më pa dhe më thirri lirshëm: “Po ç’na u bëre, mo? S’kuptova, më foli me përzemërsi apo me ironi, dhe nxitova hapat kokulur… Pas ca vitesh m’u hoq dënimi dhe vajta pedagog në Liceun Artistik. Nuk vonoi, dhe më erdhi njoftimi, se të do shoku Haki në zyrë. »

Në këtë pozitë të diskredituar të Agim Shehut, nuk ndodhte kurrë që anëtari i Byrosë Politike dhe Ministri i Financave  Haki Toska, të bënte biseda delikate me Agimin, sikur t’i rrëfehej “patriarkut të letërsisë”, biseda të cilat  nuk do t’i bënte edhe në kohën e “shkëlqimit” të Agimit,  kur Ever Hoxha i bëri vlerësimin më të madh!

Këto lloj bisedash ishin të zakonshme për Agim Shehun, për vetë karakterin e tij të njohur, por jo për Haki Toskën që ishte një model i njeriut të ndershëm, të thjesht dhe të rezervuar, çka na e vërteton vetë Agimi: “Pata dënime të rënda në jetë, dhe as i trokita, as u kujtua… Unë gjithashtu nuk e llogarisja, aq më tepër që natyra e tij serioze dhe e përmbajtur nuk rezatonte shënja afrimi për poza masoviku.”

Intimitetin e Haki Toskës, Agimi përpiqet ta motivojë me ndërhyrjen e sekretarit të tij Esat Bashari: “Ai kish për sekretar ekonomik një njeri tepër të pjekur e me karakter të fortë. Ai kish qenë si unë gazetar në Zërin e Popullit. Tek unë, ai shihte ngjashmërinë e tij dhe më donte kudo që isha. Këtë ia tha dhe shefit të tij të ri.»

A mund t’i besonte Haki Toska Agim Shehut tema delikate të sferave të larta, thjesht se i pati folur me konsiderata një sekretar për të, kur vetë Haki Toska dhe Enver Hoxha e njihnin mirë Agim Shehun?! Vallë kaq lehtë influencohej Haki Toska nga një sekretar i tij për t’i besuar Agim Shehut biseda të karakterit sekret?! Si mund të kthehej ky kuadër serioz dhe tepër i rezervuar në një thashethemexhi me Agim Shehun?!

Ky është një truk që përdor Agim Shehu, si një natyrë delirante, intrigante, për të treguar se është dënuar kot dhe e ka merituar rehabilitimin! Që këtu mbyllet problemi dhe dëshmon se tregimi i Agim Sehut është i stisur, i trilluar.

Haki Toska mund ta ketë angazhuar Agim Shehun, nëse do ta besojmë Agimin, për të redaktuar një libër për Dropullin, jo se nuk kishte redaktorë të tjerë, por për ta afruar Agimin me Partinë, sikundër ishte direktiva dhe mësimet e Partisë për afrimin e njerëzve që gabonin…

Ky tregim i sajuar, Agim Shehut i duhet për të prezantuar  konkluzionin e vjetëruar që ka shprehur në tregim: « nëse duam një Shqipëri të mirë e të sigurt për sot e për nesër, duhet nisur nga dënimi i krimeve të shtetit komunist »

Këtu fshihet lepuri! Agimi mendon se me futjen e elementit personal, do të kontribuojë në luftën e revanshizmit kundër periudhës së socializmit që e ngriti djalin e xhandarit, Agim Shehun, në sferat e elitës kulturore. Këtë e përforcon edhe pjesa e mëposhtme :

« Më tha se një nga Gjirokastra, Hamit Kokalari, ka shkruar një libër të gjerë për Kosovën… Më shihte në sy duke pritur përgjigjen time. Më erdhi në mendje t’i thoshja, se për atë libër ai qe pushkatuar… por m’u duk pa vend… »

Ky është një mashtrim monstruoz që nuk e nderon poetin Agim Shehu për manovrime të tilla. Lexuesit që e kanë adhuruar atë nuk ia kanë borxh që t’i mashtrojë. Hamit Kokalari nuk është pushkatuar për librin “Nëna Kosovë”, përkundrazi, ai si pjesëtar i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, është vlerësuar duke u emëruar Shef i Protokollit në Ministrinë e Jashtme deri në vitin 1947, dhe prej andej është emëruar në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”.

Hamiti ka qenë shok klase me Enver Hoxhën në liceun e Gjirokstrës dhe të Korçës, shkuan bashkë me studime në Francë, Enveri në Montpelie dhe Hamiti në Tuluz. Për miqësinë me Enver Hoxhën, me të cilin ishin edhe kushërinj, Hamit Kokalari ka shkruar kujtime të rralla të cilat do të botohen së shpejti dhe Agim Shehu do të ketë mirësinë të lexojë vlerësime nga një i imgjinuar si “i pushkatuar”, sepse Hamiti vdiq pas viteve ’90.

Dy vëllezërit e Hamit Kokalarit i ka pushkatuar Mehmet Shehu gjatë Luftës për çlirimin e Tiranës, si bashkëpunëtorë të nazizmit. Këtë e ka shkruar edhe vetë Shehu në librin e tij për Çlirimin e Tiranës. Vetë Hamiti pohon se nuk ka pasur dijeni Enver Hoxha për këtë veprim, miqësia e tyre ka qenë  e sinqertë.

Agim Shehu flet me demagogji për “dënimin” e tij si të jetë bërë një sakrilegj i rëndë ndaj tij, por asnjëherë nuk e ka sqaruar publikisht “dënimin, shkakun dhe gabimin e tij”. Për gabime në shtyp, ku ai punonte, është transferuar gjashtë muaj në Elbasan, në kombinat, sikundër dhe shumë shkrimtarë e poetë të tjerë, të cilët i kanë çuar në bazë për të njohur dhe pasqyruar jetën me realizëm.

Edhe pas kthimit në Tiranë krijimtaria e Agim Shehut, karakterizohet nga ndërgjegjja artistike. Jeta socialiste ishte fronti kryesor i krijimtarisë së tij poetike, duke luajtur një rol të rëndësishëm në emancipimin e kulturës letrare të shoqërisë shqiptare. Në poezinë e tij kishte ideshmëri të lartë e frymë idealiste, pasqyrime  të rëndësishme politike e sociale, që i bënin jehonë ngjarjeve të shoqërisë, shqiptare.

Agim Shehu, megjithëse ishte i biri i xhandarit të Zogut, i shoqëruar në jetë edhe nga peripeci të ndryshme biografike, pati forcë të ngrihet  mbi  vogëlsirat  dhe “aksidentet” e jetës, dhe falë talentit të tij natyror dhe përkrahjes që i bëri personalisht Enver Hoxha arriti të bëhet një poet i mirëpritur nga lexuesit, poet i shquar i Labërisë, poeti i çastit poetik, poeti i Dekadës së Revolucionarëve, dhe veçanërisht poeti i rinisë. Ai u bë poeti i hoveve lirike, i forcës epike, i freskisë së ndjenjës, poeti i Enver Hoxhës, emri i të cilit në poezinë e Agim Shehut përmendet 64 herë:

Yllin në kapele,/ Përmbi brez nagantin…/ Diku, partizançe/ Njoha komandantin/ Ballë për ballë karshi/ Dorën ç’më pat zënë;/ Isha djal i ri, / S’dija ç’kisha dhënë/ Atje komandanti / Ç’më dha aq shkëndija !…/ (isha djal i ri,. Ç’kisha dhënë s’e dija)

Artistja e Popullit Xhanfise Keko, në një intervistë televiziv ka pohuar: “Ai krijues që mohin veprën e vet është njeri pa karakter””

Agim Shehu si njeri pa karakter, ishte i pari që shkroi kundër Enver Hoxhës, ndonëse ky e mori për model kur i dërgoi letër skulptorëve të popullit Muntaz Dhrami, Kristaq Rama dhe Shaban Hadëri.

Kjo mund të mos ishte edhe aq e rëndësishme për njerëz si Agim Shehu, por po të kujtojmë mbështeten që i bëri Sali Berishës për sulmet ushtarake kundër  Shqipërisë së Jugut dhe Labërisë, kjo e diskrediton plotësisht, dhe ishte kjo arsyeja që e detyroi të mërgojë jashtë vendit e të bëhet syrgjyn, për të cilin ka shkruar aq shumë.

Agim Shehu është nga ata që thotë populli. “Hëngre bukën dhe përmbyse kupën”!

Agimi e ka pasur në natyrën e tij megalomaninë, intrigën, të shtirurit se na paska qenë njeri i rëndësishëm, se njihte sekrete dhe çështje të rëndësishme të Partisë dhe të shtetit, se dinte thashetheme për elitën e lartë të shtetit dhe institucioneve, se ishte i besuari  i këtij dhe atij kuadri të rëndësishëm, etj.

Sado me karakter të dobët, lexuesit do ta kujtojnë Agim Shehun për poezinë e tij të para viteve ’90, poezi e cila i ngre hymn socializmit, njeriut të ri shqiptar dhe Enver Hoxhës.

June 13, 2018 13:14
Komento

19 Komente

  1. Zaho June 13, 14:15

    E mbaj mend ne Kombinat. Vinte verdalle kot duke u njohur me klasen puntore.

    Reply to this comment
  2. Guri Naimit D June 13, 17:03

    Florit “FLORI”-ska cti beje “NDRYSHKU”..
    .
    FitimCaushi vertet “FITIM”, sa shkruani me siper per Agim Shehun, POET apo shkrimtar, po jo NJERI vertet NJERI.Dyfytyresia eshte dobesia me e madhe e nje njeriu-NJERI….
    Cudi se fytyra(poertreti) nuk ia tregon atij dyfytyresine!
    Mire e ke ti Fitim-Po, sa ka bere Ai per ate kohe, (socializmin dhe figuren e Enver Hoxhes,zor ta kete bere njeri nga Poetet apo shkrimtaret tane,perjashto Driterone e ndiere,sa Kadarene e para 90tes….
    Ate Agim Shehun…-une adhuroj.si PENE…
    Floriri mbetet flori,s’ka c’ti beje”NDRYSHKU”,
    . Vepra e tij e para 90tes eshte “antindyshk”.
    Siqeriteti PENES suaj me imponon rrespekt z.Fitim..

    Guri Naimit D.

    Reply to this comment
    • vasili June 15, 10:49

      Na cave BYTHEN,plak-monster:
      Lehet tere jeten kunder imperializmit,duke spiunuar dhe ngrene shpirtra shqiptaresh,qe tani i ha buken atij imperializmi ne Kanada,por pa hequr dore nga shpirti juaj kanibal,qe vazhdon te mbahet gjalle me mizorite e kuqe,ku ti ke qene nje spurdhjak aktor.

      Reply to this comment
  3. demo June 13, 17:34

    Ke te drejte!Po nuk ke njohur me keq se Agim Shehu.
    Nuk ke njohur keta zhgarravinat hipokrite te veriut.Zija Cela,Rudolf Marku,Lazer Stani,Besnik Mustafaj,jo vetem te palexueshem,por edhe s`i mbanin 40 gomare,kur pushtuan redaksite e Nentorit,Drites dhe Zerin e Rinise.
    I vetmi qytetar ne redaksine e Drites ne ate kohe;Teodor Keko me botoi nje cikel me poezi tek Drita.Keta maloket nxinin nga cmira.

    Reply to this comment
    • Tartufi June 14, 14:45

      Lufte e madhe ndermjet stanareve te dhive,, varu hepet
      si gjithmone nga llumerat dhe me te gjitha te xhveshura.

      Reply to this comment
  4. Lexuesi i durueshem June 13, 18:07

    Ka qene ”flori”, por aktualisht eshte nje teneqe e ndryshkur. Gjithcka e ka bere vete. E shkuara e tij vleresohet nga e sotmja. Vetem fakti i mbeshtetjes se sali kriminelit, per te sulmuar ushtarakisht popullsine e Jugut te Shqiperise, verteton natyren e demagogut, te intrigantit dhe te njeriut pa karakter te ketij agim shehut, turp i kombit si te gjithe babalet apo idhtaret e partise se doҫave, turma me antishqiptare e vendti.
    Falenderime per shkrimin, z Fitim Ҫaushi!

    Reply to this comment
  5. Alban Dega June 13, 18:52

    LAPANGJOZET !

    NJE RADIOGRAFÍ E PERSOSUR E SHUME
    SI AGIMI !?

    Te lumte penda dhe mendja qe e komandon komandon Zoti Caushi !
    Nuk ka njeri me te poshter se mosmitenjohesin, thote nje shprehje mijeravjecare kineze !
    Sa shume te tille paskemi pasur perkrsh o Shpetim Caushi !
    S’ kemi ctu bejme !
    Nuk kemi nevoje sepse kete kategori lapangjozesh i ka skanuar si askush disidenti e me vone Presidenti cek Vavlsv Havel:
    – Nuk ka komunist me te keq se komunistet antkonuniste !
    Po te kesh dyshim shih Banden e Gangstereve politike e biologjike te Sali Berishes kudo ne politike, media, art, kulture, ekonomi, letersi, shendetesi …. ne cdo fushe te jetes !
    Lapangjoze… bythelepires te cdo sundimtari te radhes !

    Reply to this comment
  6. Alan Dega June 13, 18:58

    LAPANGJOZET !

    – Nje Radiografi e persosur e shume Agim Sheheve …

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Te lumte penda dhe mendja qe e komandon Zoti Caushi !
    Nuk ka njeri me te poshter se mosmirenjohesin, thote nje shprehje mijeravjecare kineze !
    Sa shume te tille paskemi pasur perkrsh o Shpetim Caushi !
    S’ kemi ctu bejme !
    Nuk kemi nevoje sepse kete kategori lapangjozesh i ka skanuar si askush disidenti e me vone Presidenti cek Vaclav Havel:
    – Nuk ka komunist me te keq se komunistet antkomuniste !
    Po te kesh dyshim shih Banden e Gangstereve politike e biologjike te Sali Berishes kudo ne politike, media, art, kulture, ekonomi, letersi, shendetesi …. ne cdo fushe te jetes !
    Lapangjoze… bythelepires te cdo sundimtari te radhes !

    Reply to this comment
  7. Taku June 13, 19:38

    O plehëra që komentoni kolosin Agim Shehu, ju « hije «  qe mundoheni te zini « dritën »! Nuk ja vlen te merresh me palaço si ju, përfshirë këtu artikullshkruesin Çaushi, por vetem nje gje: sa per dijenine tuaj (qe Çaushi e di por e kane paguar per te thene të kunderten): Agim Shehu eshte armik i Berishës, o legena dhe nuk e ka ndihmuar kurre te shtypë popullin e Jugut që ai aq shumë e do, perkundrazi e ka refuzuar Berishën. Kaq sa per dijenine dhe shpifjen Çaushi. Për të tjerat besoj se shkrimtari do jua japi përgjigjen vete.
    Kisha pak respekt per ty o Alban Dega, por këtu e qelbe fare dhe u tregove plehrë duke folur vetëm ne bazë të shpifjeve për shkrimtarin. Ato që na shpalos ti si gazetë ne çdo koment kundër Berishes, Agim Shehu i ka denoncuar shume kohe para teje në shkrimet e tij, prandaj e sulmojne si te cmendur.
    Oh mjere kjo tokë ç’mban mbi vete!!!! Mjere historia per Çaushët dhe PADRONËT e tij!!!

    Reply to this comment
  8. Gjin Marku June 13, 21:24

    Një sugjerim për këtë Fitim Çaushin: çfarë e di ti një xhandar të Zogut? Mos ishte serbomadh apo armik i vendit, apo ishte një polic i zakonshëm, si çdo polic në botë, që ruante rendin! Pse, këtë “njollë” kaq të rëndë gjete për të fajësuar Agimin ti, o kaqol? Unë e kam pasur tim atë xhandar të Zogut. Dhe kam mbaruar një fakultet jo dosido. Në autobiografinë që paraqita para fillimit të studimeve e vura këtë fakt. As që ma zunë me gojë si “njollë” e as më penguan të ndjek universitetin. Pastaj kam punuar në sektorë të tillë… Pra regjimi i asokohe – që e njohim më mirë se ti – nuk e konsideronte “njollë” babanë xhandar, kurse ti na e përmend si një faj kaq të rëndë e njollë kaq të zezë për Agimin. Po qenke bole fare, a derëzi!

    Reply to this comment
    • Taku June 13, 22:32

      Po me e keqja eshtë se i jati i Agim Shehut, Hidajet Shehu ka qënë gjithë jetën e tij mësues. Dikur donte ta provonte si xhandar i Zogut, nuk ju mbush mendja dhe iku, u be mesues. Dhe kete ti do qe t’ja Vesh si njolle djalit te tij Agim Shehut

      Reply to this comment
  9. Çika June 13, 22:21

    Kolos Agim Shehu ?!
    Nëse Agimi është kolos dmth kolosë quhen dallkaukët .
    Pas 90-ta na dëshmoi se edhe të perkëdhelurit Ismail e Dritëro , paskan qenë xhuxha të mjerë , e jo kolosë siç trumbetoheshin nga propaganda !
    Paska kolosë , kjo e mjera Shqipëri !

    Reply to this comment
    • Taku June 13, 23:05

      ÇIKA, a i njeh veprat e Agim Shehut ti dhe sidomos shkrimet e tij publicitare, atdhetare, naciinaliste kur flet kunder serbit, grekut, tradhetise kombetare te politikaneve, shitjen e Shqiperise, planin e tyre per te shfarosur të rinjte nga Shqiperia, ke lexuar ti artikullin e pare te Shehut qe ve alarmin per shitjen e detit grekut? Po artikujt e tij te pare qe Salu Berisha ka si mision nga UDB-ja te shkaterroje Shqiperine eKosoven? Agimin kolos e ka bere vepra e tij, dashamiresit, lexuesit dhe adhuruesit e tij. Enver hoxha nuk zgjodhi Agim Shehun teçonte ne France per t’i Botuar librat dhe ta bente te njohur ne Evrope, qe ti pastaj ta quaje me pilote gojen kolosal.
      Se ata qe ti i njeh per kolosalë, duhet t’ falenderohen pa pushim Enver Hoxhes dhe sigurimit te shtetit.
      Kaq pergjigje kisha per ty une, ÇIKA

      Reply to this comment
  10. "BOHOTINA" June 14, 00:34

    Shkrim realist i Fitimit. I ka bere radiografine Agimit. I ka numeruar te 208 kockat qe ka trupi i njeriut. E njoh Agimin. Ashtu me eshte paraqitur tere jeten. Hipokrit. Dallaveraxhi. Ngaterrestar. Mosmirenjohes. Mendjemadh. Hajdut. Vodhi fonde te shoqates dhe iku si mi. E ka thene bukur per te nje poet tjeter nga fshati i Agimit, i ndjeri Halil Qendro qe shprehej oer te ne nje vjershe se: “Tere bota jote vertitet nen nje cope qiell!”.
    Ai si cinik, i pabese , mosmirenjohes e intrigant, pasi mori thase me leke, sajoi gjasme se donin ta vrisnin duke hedhur dy shashka mesimore, por zhurmuese. Te nesermen shkroi tere shtypi yne bajat se desh te vrisnin poetin Agim Shehu. Ai mblodhi gazetat per deshmi dhe jeton si princ me para te vjedhura ne Zvicer dhe as guxon te vije ne vend te tij. Tani brockullit per lloj lloj budallalleqesh te pa qena.
    Kete une e krahasoj me nje gjasme poet te quajtur poet nga fshati Turan Tepelene. Ky delenxhi kur vdiq Enveri, per te treguar devotshmerine e larte e servilizmin e tij, shkonte me manjetifon fshat me fshat te trevave te jugut duke mbledhur kenge e thenie te mencura per Enverin. madje nje kopje ia dergoi Nexhmies. Pas viteve nentedhjete ndryshoi per 180 grade. Nuk linte poshtersi pa thene shpifur per te. Nexhi pyeti. “Mos eshte ai qe me dergoi tere ato kenge e levdata te popullit per Enverin?”… Ja ne nje nivel te tille eshte si njeri dhe Agimi qe qenka perekutuar se ka shkuar 6 muaj ne Elbasan. Kam shume per te por mjaft per sot se u lodha dhe ju me nje bicimses…

    Reply to this comment
  11. agroni June 14, 00:48

    Babai i Agimit ishte xhandar dhe doli deshmitar kunder Ismet Totos.
    Qe Agimi i beri thirrje Berishes kunder Laberise ne 1997-en, o ti Tiku, merr gazeten “Laberia” qe ai e botonte dhe do ta lxosh vete, ne numurin e muajit mars 1997.
    Te gjithe te tjerat Fitim Caushi i ka te verteta.

    Reply to this comment
  12. Onkezmi June 14, 03:45

    A.Sheu dhe B.Cela u veshen me uniforma ushtarake ne Progonat dhe mbeshtetnin sulmi e qeveerise Berisha,kunder Jugut.Aroplanet e Qeverise u goditen nga kryengritesit ne Delvine..Poezite e tij nuk mund te lahin palacolleqet e tij !…

    Reply to this comment
  13. "BOHOTINA" June 14, 08:29

    Mund te jesh shume i talentuar, por po nuk ishe njeri me bosht nuk je asgje. Madje quhe hipokrit. “Mund te kem tere te metat e botes- thoshte Napoleon Bonoparti-, por mosmirenjohes nuk jam!”. Agimi eshte mosmirenjohes, hipokrit, dallaveraxhi, ngaterrestar, hajdut…
    Poeti i talentuar, i ndjeri Halil qendro, nga fshati Progonat ashtu si Agimi,shkroi ne nje vjershe per te se” “Tere bota jote levrin nen nje cope qiell”. Siç duket e njihte mire Agimin.
    Ja nje histori e çuditshme nga njerezit e kesaj kohe te çuditshme. Nje kinse poet nga fshati Turan i Tepelenes, i quajtur Novruz Shehu, kur vdiq Enveri ne 1985 mori nje magnetofon dhe brodhi tere fshatrat e Tepelenes dhe me gjere ne Jug dhe detyronte grate te qanin Enverin. Ato e qanin me vargje brilant siç dine ato gra te asaj treve. Mblodhi edhe thenie te ndryshme per Enverin dhe kaseten ia dha Nexhmies. Ajo e falenderoi per punen me perkushtim. Pas viteve nentedhjete ky delenxhi nuk la gje te poshter pa thene per te. Nexhi pyeti: “Mos eshte ai i kasetes?”. U çudit me bemat e ketij delenxhiu. I tille ishte dhe Agimi.
    Agimi vodhi nga firma VEFA, gllaberoi dhe fondet e nje shoqate dhe beri nje truk. Vuri dike te hidhte dy shashka ne drejtim te tij. Shashkat nuk te vrasin, por zhurmen e kane te madhe sa nje granate reale. Te nesermen shkruan me shkronja te medha se desh te vrisnin poetin Agim Shehu. Ky mori leket dhe gazetat dhe te nesermen u zhduk ne Zvicer ku eshte akoma se s’ mund te vije ne vendin e tij. Kerkoi azil politik dhe e justifikoi me gazetat. Ja ky eshte Agimi.
    Me vjen keq se flasin njerez qe e njohin si poet, por jo si dallaveraxhi. Une e kam njohur si te tille.
    Boll u ndame ne dy pjese per cdo ngjarje e fenomen. Subjekti eshte nje dhe nuk mund te jete dy. E verteta eshte nje dhe jo dy. I kam njohu dhe te babain Hidajetin. Ai kishte qene xhandar vertet, por per kete une nuk e bej me faj. Ashtu si sot qe secili kerkon nje pune ne shtet ashtu dhe ai i sherbeu shtetit dhe kohes qe jetoi. Agimi nuk i ka ngjare fare se ai ishte burre fisnik dhe me vone u be mesues i nderuar.

    Reply to this comment
  14. Zgalem June 14, 13:52

    Eshte shume interesant shkrimi i Fitim Caushit , per poetin A. Shehun . Shkrim i drejtperdrejt . Ka thene fjalen etij , per ta njohur protogonistin , qe i kushtohet shkrimi.Ata , qe e njifnin , u habiten , kur Agimi , pas 1990 , u paraqit si i persekutuar. Tregohej aktiv i PD dhe i Sali Berishes . Njerzit pyesin : Po ky c’pati ! Besonin se ishte trajtuar mire nnga monizmi , perjashto dergimin ne metalurgjik . Ne prodhim dergoheshin funksionaret e pushtetit qendror . Askush nuk e dinte se Agimi u denua . Nuk ka pse ta quaj hata te madhe , sic po e quan . Atje punoin njerez edhe me te mire se Agimi . Eshte dificence letrare , te perbuzesh njerzit e punes.Askush nuk e dinte se paskish pasur babane xhandar . Deri sa u arsimua dhe u perkrah familjarisht , i ka kot te tera . Qe mund te shkonte djathtas , nuk ka problem , por fjalet e me vonshme jane fukarallek . S’kam pse mos te besoj disa probleme, qe shtron “Bohemia “. Nuk mohoet , se Agimi , eshte i talentuar dhe i ditur . Duhet te dali me nje shkrim publik , qe te sqaroi pozicionin e tij dhe gabimet , per ndryshe le te vijoi te jargavitet posht pelerines se bardhe te Berishes . Veprat e nje berishisti te trullosur , nuk ka c’i duhen popullit , qe u masakrua gati 30 vjet , nga krimineli politik SB . Agimi , i distancuar prere nga llumi , ku ka rene , meriton te vleresohet si krijus i talentuar . Zgalem

    Reply to this comment
  15. "BOHOTINA" June 14, 14:39

    Respekte Zgalem. S’ kam asnje interes denigrimi. Po e verteta kjo eshte me disa njerez. Agimi ishte fillimisht profesor letersie ne gjimnazin “Asim Zeneli” ne Gjirokaster dhe si pene e mire u transferua ne gazeten partiake te kohes. ne se ankohet per Elbasanin, punetoret qe punonin atje ne kushte te keqia nuk ishin me poshte se Gimja. Ketu kemi te bejme me karakter te deformuar per te perfituar nga drejtuesi i kohes, sic dhe perfitoi. Me vjen keq qe nje i privilegjuar hiqet i perekutuar. Me siguri ka marre dhe karten e te persekutuarit.
    Me vjen keq per vajzen e vetme, Brikenen, qe i ati behet lolo. Ai mendonte se Salihu do te ishte i perjetshem si Enveri…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*