Zhgënjehen fanset e Sex and the City. Samantha: “Nuk kemi qenë kurrë mike në jetën reale”.

October 27, 2017 20:36

Zhgënjehen fanset e Sex and the City. Samantha: “Nuk kemi qenë kurrë mike në jetën reale”.

Për vite me radhë kanë qenë emblema e miqësisë femërore, që ndajnë gëzimet dhe hidhërimet, që të fshijnë lotët, që e gjejnë gjithnjë kohën për njëra- tjetrën dhe që zgjat gjithë jetën. Vajzat dhe gratë që kanë parë, qoftë një herë të vetme një seri të “Sex and the City”, kanë ëndërruar të kenë një klan shoqesh kaq të lidhura dhe kaq të pandara me njëra- tjetrën. Kim Cattrall, 61 vjeç, aktorja që interpretonte të paharrueshmen Samantha Xhons, tregon se gjithçka që është parë në serial dhe në dy filmat, ishte vetëm film, kjo të paktën përsa i përket asaj.

“Nuk kemi qenë kurrë mike”- ka treguar ajo e ftuar në shown “Life Stories”, duke ju referuar lidhjes me protagonistet e tjera Sarah Jessica Parker (Karrie), Kristin Davis (Sharlot) e Cynthia Nixon ( që interpretonde Mirandën), “kemi qenë kolege dhe është një mënyrë e mirë për të pasur një lidhje, por prej shumë kohësh nuk i kam takuar fare. Terreni ynë i përbashkët ishtë serial dhe tani seriali ka mbaruar”.

Kjo deklaratë, e cila i habiti shumë fanset e serialit të famshëm, vjen disa kohë pasi Parker, protagonistja kryesore e serialit kishte akuzuar Kim se kishte bllokuar realizimin e filmit të tretë, kjo pasi sipas Parker, Kim kishte kërkuar një shumë marramendëse parash dhe bënte sjellje dive.

Menjëherë ka reaguar Cattrall: “Nuk kam kërkuar para, kjo ideja që unë sillem si divë është qesharake. Unë thjesht nuk kam ndërmend të kthehem dhe të interpretoj Samanthën, por nuk jam bërë pishman për serialet. Për mua është një projekt i mbyllur tani, por do doja që Sarah të ishte më e sjellshme me mua. Nuk e di çfarë problem ka ajo, sepse unë nuk kam asnjë problem me të”- është shpregur Kim Cattrall.

Në intervistë gjithashtu aktorja ka thënë se nuk është bërë nënë pikërisht për shkak të serialit “Sex and the City”. Në vitin 1998, kur sapo kishin nisur xhirimet e filmit, Kim ishte 42 vjeç dhe ishte e martuar me Mark Levinson, burrin e saj të tretë, me të cilin ishte duke menduar të bëntë fekondim artificial. Pastaj, pas një reflektimi ndërrova mendje: I thashë vetes: Unë punoj 19 orë në ditë për këtë serial. E hëna ime nis nga ora 5 e mëngjesit dhe mbaron në 2 të natës, si mund të gjej dhe kohën për tu bërë nënë?” b.m/dita

 

October 27, 2017 20:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*