Zhgënjehet mjeshtri: S’dinë të hedhin asnjë vezë, po iki!

February 25, 2016 18:25

Zhgënjehet mjeshtri: S’dinë të hedhin asnjë vezë, po iki!

 

Mjeshtri i Urdhrit Kalorsiak të Vezëve Fluturuese në PD ka lajmëruar sot për habinë e të gjithëve, mundësinë akute të largimit nga Kuvendi, ndoshta dhe nga politika, raportojnë Gojët e Liga.

Mësohet se ligështimi final, Mjeshtrit i erdhi nga mungesa flagrante e shënjestrës prej një dishepulli ndër më të afërmit e tij.

Edhe pse me shumë orë e ditë të tëra stërvitjeje në flakje vezësh, të kryera në sekret të plotë në luginën e pushkatarëve, dishepulli nuk diti të kryejë qitje të suksesshme në parlament, duke zhgënjyer gjithë grupin e entuziastëve parlamentarë që mezi prisnin.

“Priti prit, më jepni dhe një vezë tjetër”, tentoi të justifikohej dishepulli, “dikush më lëvizi dorën”.

Por fytyra e vrenjtur e Mjeshtrit i dha të kuptojë se shansi i tij kishte mbaruar.

I mërzitur, Mjeshtri nuk e dha veten por filloi të mërmërisë në mënyrë kuptimplote vargjet e një kënge të vjetër malësore:

Dhe nji vezë qi ta dhashë,

Thashë ta hidhje, jo ta hash…

S’ban ma ve, jo, pularia,

jam kah iki nga shtëpia…

February 25, 2016 18:25
Komento

6 Komente

  1. kris1 February 25, 20:20

    qe deputetet e Saliut nuk jane si ata te Rames na bindi kjo puna e vezeve.Doktori nuk u kish bere stervitje.
    Socialistet e Rames na dhuruan nje spektakel te mrkullueshem me fyella ne parlament.Dinin ti binin…

    Reply to this comment
  2. Mico February 25, 22:17

    Po qe edhe ti i bie bukur o Kico…

    Reply to this comment
  3. kokpalari 21 janarit February 26, 00:28

    hahahahaaaaa 🙂
    e madhe fare

    Reply to this comment
  4. demo February 26, 00:37

    Ai qe dinte te qellonte eshte ne Turqi.

    Reply to this comment
  5. "Horri i Bulevardit" February 26, 10:41

    Sipas nje informacioni te brendshem, salehu i ka dhene urdher lules, qe depuleshet e pd-SE, te fillojne urgjentisht zborin, per tu stervitur, ne qitje luftarake.
    Gjithashtu, brenda shqup-IT, do tevinstalohet nje pulari, per prodhimin e vezeve, te rrumbulakta dhe jo veze majuce, veze qe nuk shkojne ne shenje.
    Vezet qe do teprojne mbas dites se enjte, do ti marrin deputetet zonja, per ti mbajtur ne temperaturen normale, qe te celin zogjte e rinj, qe gjuajtja e vezeve, mos te ndaloje, per mungese materiali.
    Nul Noken, salehu e ka vene instruktor per qitje, se ka qene i pari mes shokve, qe vriste mellenja me gjujtjen e pare.

    Reply to this comment
  6. DASH CUBAKU February 26, 11:43

    ku ku per ju as ne shenje nuk dini me qellu po femijet e demokrateve kush i ka ba i keni marr neper shpija femijesh ju jeni te gjithe sterila hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha rrofte shqupi

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*