Zhgënjimi i madh televiziv i këtij fundviti

Mira Kazhani January 2, 2015 00:08

Zhgënjimi i madh televiziv i këtij fundviti

Është bukur që disa orë në fundvit të shijosh atë festën brenda festës të qëndrimit në divan duke bërë zapping para TV, megjithëse tanimë të përzier rëndshëm me FB e Instagram.

Pulti mbahet në duar shumë më pak se celulari dhe rrjetet sociale janë çdo ditë pjesë e pashmangshme e jetës sonë. Televizioni duket sikur futet në jetët tona rrallë e më rrallë dhe po bëhet gati për atë shprehjen “me raste festash”.

Ndaj mbrëmja e 31 Dhjetorit ishte moment mëse i përshtatshëm për të parë se çfarë do ofrohej ndryshe nga mrekullia 100-vjeçare, pra çfarë kishin servirur këtë vit televizionet e mëdha për të na bërë të braktisnim disi kartolinat virtuale.

Aq më tepër që të jesh shikues dhe të dëgjosh e ndjekësh diçka mjaftueshëm i përqëndruar në këto kohë duket pothuaj lluks që ta krijon vetëm pushimi i zgjatur i festave.

Po ja, ç’të shihje? Humor me okë por që vetëm për të qeshur nuk bënte. Të gjitha stacionet pa asnjë përjashtim kishin sjellë për shqiptarët një përsëritje te batutave që konsumohen më herët në rrjetet sociale dhe në disa vende në vend të shtimit të humorit këtij të fundit i kishin shtuar banalitet me shumicë. Të vjen turp e detyrohesh të gjesh pultin e të ndërrosh kanal për të mos thënë që të shpëton ndonjë psherëtime e tipit: Të keqen e Cekes së Beratit njëherë e njëkohë!

Tv Klan sillej rreth vetes; humori dhe aktorët  e zhvendosur në studion e Opinion dështuan duke na provuar se Fevziu mbetet aktori më i mirë i asaj studioje. TCH dhe Vizion Plus prodhonin humor për t’u transmetuar me piiiiiippp. Këngëtarët e ftuar në ndonjë spektakël maratonë ishin një dejavu e lokaleve të natës në Tiranë. Humoristët në të gjitha ekranet dukeshin sikur u flisnin rivalëve dhe jo shqiptarëve, ndërsa televizionet 24 orë-lajmse kishin nxjerrë nga fundi i dheut “intervista ekskluzive” me njerëz që kanë peshë në politikë aq sa mund të ketë gjyshi im që ka 10 vjet që ka vdekur.

Asgjë për t’u parë e për t’u frymëzuar. Jo se frymëzimin e presim nga kaq larg por media është një fuqi e padiskutueshme në stimulimin e shoqërisë. Më shumë sesa krizë e televizionit kjo është një krizë e njerëzve të televizioneve. Të varfër në ide, duket qartë që kanë nevojë të qërojnë lëkurën që ju ka zënë dhjam. Për të mos bërë nihilisten edhe një prodhim i dështuar kërkon djersë dhe për këtë meritojnë keqardhje ata që më kot u dërrmuan në regjistrime me orë e ditë me shpresën se natën e ndërrimit të viteve do të ishin të preferuarit e shqiptarëve.

Dua të nënvizoj se për mua Televizioni është mallëngjyes dhe personalisht dua shumë që t’i mbijetojë lukunisë së rrjeteve sociale, duke (ri)krijuar prestigj e programacion të drejtuar nga njerëz të talentuar.

Për hir të vërtetës rrjetet sociale po kanë shumë më tepër joshje. Përballë kësaj, – nuk e di se çfarë thonë kampionët e audiencës – por mbrëmja televizive e fundvitit ishte groteske. Kushdo që ka zgjedhur një film, skype, whattsap, viber, apo variantin më origjinal e të gëzueshëm, një bisedë me të dashurit e zemrës, ia ka kaluar shumë më mirë se përpara ekranit.

Pyesni veten cila ishte batuta më e bukur që dëgjuat? A kishte një program që ju bëri të qeshni (jo ato qeshjet nga zori) apo të përloteni nga emocionet? Ishte vetëm një dhe erdhi nga Vjena. Drithërima që nuk erdhën nga harqet , flautet, dhe violinat vjeneze të cilat i kemi dëgjuar edhe në kohë izolimesh, por pjesa dërrmuese pak e shijon. Na emocionuan prej matanë, shqiptarët tanë të talentuar të cilët larg skenës shqiptare ia dalin t’i shpëtojnë mediokritetit.

Ah, po… Në këtë fundvit pati edhe një risi. Dikush që me një lëvizje të vogël, ia doli të befasojë një popull të tërë. Erdhi nga brisku i presidentit Nishani i cili siç më thotë një mike, ishte i vetmi mallëngjim estetik i kësaj feste.

Sa për mendjet e mëdha të televizioneve, është e qartë ju duhet urgjentisht shumë më tepër se një brisk.

Mira Kazhani January 2, 2015 00:08
Komento

35 Komente

  1. kadri vokopola January 2, 00:54

    Mira te pershendes, i ke rene pikes. Por ne Shqiperi me sa di une nuk ekziston autoriteti i nje people meter qe te tregoje me saktesi audience-n televizive per emisionet dhe ata qe e pengojne mendoj se jane pronaret e televizioneve, Besoj se edhe ti je neveritur nga deklamimet e peshtira te moderatoreve te kthyer ne megafone bajate te pronareve te tyre kur rrahin gjokset per “audience te larte” te palo prograneve qe u ufrojne shqiptareve.

    Reply to this comment
  2. Dardan January 2, 03:02

    Batuta qe me la pershtypjen me te thelle, ishte nje batute e ferrave te zborit qe kishte kaluar nga humori i Portokallise drejt e ne Fiks Fare nepermjet gojes se Palomba(rit): A u eshte ngritur ajo gjeja sivjet, sa u eshte ngritur?
    I vleresojme ne diskutimet tona familjare artikujt tuaj, z. Kazhani, Urime dhe suksese ne punen tuaj!

    Reply to this comment
  3. Ericson January 2, 03:23

    Mira, moj vajze fantastike e qe ngjet toidhjo si Shen Meria e taman si Santa Barbara ne nje kishe katolike ,ketu ne New York,ku falem ndonjehere e i lutem Zotit te me fale buken e perditshme!

    Po si moj vajze i ke bere nje autopsi gazetarise aktuale shqiptare ,e cilla me shembellen me pikturen e famshme te Rembrandtit “Mesimi i anatomise” e me duket se ke nje kurajo kirurgeje, sado qe je femer dhe madje sharmante!?

    “Pushteti i katert” ,pas atij Legjislativ, Ekzekutiv e Gjyqesor , dmth. Media e shkruar e televizive, qe supozohet te jete i pavarur ne nje shtet Demokratik, jane katandisur ne zgjatime e zedhenese te Grupeve te fuqishme politike e Oligarkeve financiare, shumica derrmuese mafioze, dhe me keq se “Koza Nostra” ,”Malavita”, “Ndragheta”,”Kamorra” etj. disa edhe Masone (nuk po i permend me emra ne kete moment) !

    Une nuk kam si ta di psh. , as ndonje gazetar sado i zoti te jete , se ku i gjeten parate Salih Berisha e soji e sorollopi i tij, Ilir Meta, Basha, Rezart Taci e Sajmir Mane e Bashkim Ulaj, te behen milionere e miliardere, etj. etj. ,qe deri dje ishin proletare si te gjithe ne!

    Eshte vetem nje shprese e vdekur , se keta shtriger e kukudhe mund t’i hetoje vetem Zyra e Shenjte e Santo Ufficit te Romes ,apo Inkuizicioni i Shenjte Spanjoll ku keta mytebere ( arrogante e te plotfufishem) vetem po te shihnin veglat e torturave e fytyrat e ftohta e te tmerrshme te gjyqtareve do te dhiteshin ne breke e do te rrefenin fet e fet ,…ja fjala vjen Salihi se ku e kane groposur Remzi Hoxhen!

    Reply to this comment
  4. "Horri i Bulevardit" January 2, 06:31

    Mbas asaj urije televizive, qe me te drejte kishin shqiptaret, para viteve 90, erdhi me ne fund edhe koha, kur shqiptaret, te kene platformen e tyre televizive dixhitale dhe me ne fund edhe ne HD.
    Si u gjeten parate per investimet e ketij lloji, smund ti pergjigjem, por si cdo biznes edhe pronaret e televizioneve, u munduan te fusin te rinjte, qe seshte gje e keqe, por duke anashkaluar profesionistet, qe kishin eksperiencen e duhur televizive.
    U anashkaluan shkrimtaret qe prodhonin jo vetem humor te klasit te larte dhe teper edukativ, por u eliminuan edhe shume shkrimtare, qe prodhonin edhe tregime te shkurtra, qe jane edhe bazat, per shume filma me metrazh te shkurter.
    Bukuroshet kane mbushur televizionet, ku me eksperience zero, dalin cdo dite neper ekrane.
    Analistet jane gjithashtu nje problem me vehte, ku keta kane te drejten te gjykojne ne emrin tone, pa e patur kete tager.
    Por platforma dixhitale shqiptare, ka bere nje sherbim te madh, qe edhe diktatura nuk arriti ta ndaloje, beri ate qe shumica e shqiptareve, i jane larguar televizioneve te huaja, se televizionet shqiptare, jane bere shume te afta, te ofrojne shikuesin shqiptar.
    Une jam ndoshta nga te paret kliente te Top-Channel, qysh kur ky kanal doli ne fillimet e saj dhe sot jam gjithashtu nje abonent i rregullt i platformes dixhitale.
    Jam i kenaqur, por ka ardhur koha, qe keto televizione, te afrojne shkrimtare cilesore, qe mund te japin rezultate ne ndryshimin e programeve, sidomos ne ate te humorit, qe le shume per te deshiruar, humor qe te vjen turp, ta shikosh me familjen.
    Sdua tju tregoj se kush jane autoret e humoreve te shkelqyera, por une po te isha pronar i ndonje televizioni, sdo ta leja zotin Pellumb Kulla, qe eshte nje fabrike humori, te me ikte nga dora, me shkrimtare te ketij niveli, per humorin, cdo televizion e ka te siguruar shikueshmerine maksimale.
    Megjithate une dikur kam deklaruar:
    I shkofte shpirti ne xhehnet atij qe ka shpikur birren.
    Duart e atij durrsaku qe shpiku kanocen e famshme, duhet te behen monument.
    Dhe faleminderit Tanit te Topit, qe revolucionarizoi televizionin, duke i afruar shqiptaret, kudo ku jane shperndare, neper bote.

    Reply to this comment
  5. beni January 2, 07:05

    Pasqyre e realitetit te tmerrshem shqiptar ja cfare jane televizionet idiote shqiptare…kam 20 vjwt qe nuk i shoh dhe kur qellon ndonjehere ti hedh nje sy pas kanaleve angleze me duket si tv Vucidoli.

    Reply to this comment
  6. bbb January 2, 07:08

    Do ish mire qe TVSHja se paku te ritrasmetonte nga arkiva humoret e viteve 80 ose 90 ku beheshin koncerte festive te shkelqyera artistikisht. Portokallia e maroi ciklin e vet dhe duhet mbylll

    Reply to this comment
  7. Dori January 2, 07:44

    Mira, nuk qenka dhe aq faji i TV por i yti qe ke aq kohe te lire sa ti ndjekesh gjithe diten rrjetet sociale.
    Per ne qe punojme diten e mezi presim te derrmuar naten te pushojme pak, nuk na u duk ne ate derexhe qe e ben ti. Madje per here te pare thashe shyqyr qe topi kishte konkurence. Vleresova shume Erandin qe kishte arritur te bente nje show te tille ne kaq pak kohe. Bravoo.
    Dhe te uroj pak pozitivitet ne 2015. Se ne vec shajne artistet tane, e ata detyrohen te ikin, e vec kur i shohim ne koncertin e Vienes

    Reply to this comment
    • sinan hibro January 3, 11:11

      C`thua mor Dori … Erandi nuk ka nevoje pe reklame …e ben vete dhe per aq sa meriton … Po kjo prova me TV Klan nuk mund te pertypej … sepse mund te durosh nje pjese 3-4-5-minuta por jo dy-tre ore pa asnje variacion… Bravo Mira qe ka kurajo te pasqyroj ne menyre realiste …!

      Reply to this comment
  8. Visi January 2, 08:49

    Jam dakort me gjithcka ke thene, mese i hoditur artikulli, komplimente!

    Reply to this comment
  9. orli January 2, 08:59

    Mira!gezuar 2015-ta!perveçse te uroj gjithe te mirat,shendet e lumturi te uroj nje pene te forte per te shkruar dhe fantazi pa fund per intervista te arrira.Pershendetje!

    Reply to this comment
  10. miri January 2, 09:46

    Mira ke te drejte, por e keqja me e madhe eshte niveli i intelektit te politikaneve, nivel qe eshte nen mesateren e popullit, pastaj jane te lidhura intelekti i pronareve te tv. dhe pastaj i pjeses qe vjen mbrapa pronareve te tv. Me thuaj nje njeri(nuk te them dot udheheqes) qe ka drejtuar Shqiperin keto 25 vjet e ka intelektin ose thene shqip ka mende mbi nivelin mesatar te popullit.

    Reply to this comment
  11. iBaba January 2, 10:01

    Bravo Mira! Brilant artikulli!
    Shpresojme telerepublikes te ngritur nga Edi dhe Saliu, ti kete ardhur fundi! Televizionet dhe pronaret e tyre te pasur te rinj a ishtëvarfer, kane sjelle deme te pakonsiderueshme ne kete vendin tone te vogel me 80 televisione te 4-5 pronareve..:

    Gezuar!

    Reply to this comment
  12. pensionisti i gajasur January 2, 10:58

    Ju falemnderit Mira dhe ju urojme t’u lexojme me shpesh!. Na kenaqe moj Mira jone me kete artikull shpotites “Qesh e ngjesh!”Nje gje desha te shtoja:kishe harruar ta konstatoje qe shqiptaret humorin dhe humoristet me te medhenj i shohin ne Parlamentin shqiptar.Por sa “keq” qe ish mbyllur ne mbremjen e ndrrimit te viteve,se me kthimin e yjeve deputete te humorit ne,do te ishim gajasur perseri se degjuari,pa do shihnim edhe pantonimat e tyre te qelluara me pamje ballore apo prapa kraheve ne podiumin e ligjerimeve humoristike(sidomos nga shefa partish e grupesh politike);ndonje ndeshje boksi edhe mund te pritej se ne ekranet e terevereve shqiptare nuk shohim tjeter boks,dhe ne fund do te perfitonin kompanite tregtare nga reklamat falas te kostumeve,kollareve e fustanave dhe bluzave “FIRMATO”,vec celularve e oreve dhe unazave te shtrenjta prej floriri…Desh harrova… per ta pare perseri presidentin me mustaqe duhej te dilte Agron Llaka me “tregtaret” e tij te AL PAZAR-it!Hahaha!

    Reply to this comment
  13. plaku January 2, 11:05

    Mendoj se neve qe jetojme jashte shtetit kam frike se nuk jemi shume objektive ne vleresimin e programeve televizive shqiptare. E them kete se shume gjera ndoshta i shofim nga nje kend veshtirimi tjeter sepse nuk jetojme atje cdo dite.
    Kam mendimin se tv shqiptare jane shume te dobet sepse ka probleme te medha ekonomike gje qe eshte e kuptueshme.
    Ketu ne Zvicer une kam mundesi te shof mbi 180 kanale te ndryshme televiizive. Ketu per shembull per nje program te caktuar nje oresh ( Filosofiestunde ) ora filosofike jane ne redaksi disa persona shume te pregatitur per fusha te ndryshme si filosofi, fe, ekonomi, kulture, histori , astronomi etj. Keta persona ne se kane program harxhojne gjithe javen per te pregatitur me te ftuarin ose te ftuarit programin ne fjale. Pra kuptohet se studjojne gjithe javen vetem per nje ore program dhe jo si ne Tirane kur Fejziu ben kater programe Opinioni ne jave me nga dy ore e gjysem ne cdo program.
    Gjermanet, zvicerjanet dhe italjanet jane vende te pasura dhe i kane mundesite ekonoimike per te bere programe te denje. Per shembull, une kam idene se ne programet e tyre gjermanet jane shume me korrekte dhe te sakte per ate qe thone ndersa italjanet jane krejt tjeter. Jane me “legero”, me te lirshem dhe me me shume temperament. Une personalisht shof me shume programet italjane, sepse ndoshta jane me afer mentalitetit tim shqiptar.
    Une per shembull nuk shof kurre PORTOKALLINE tek top Chanell, nje program shume bajat i mbushur me nje fjalor rrugesh, kuptohet se nuk shof kurre “Zonen e LIRE” qe shet vetem ilusjone dhe genjen rinine shqiptare duke reklamuar nje jete fiktive dhe shume te demeshme per rinine, program i cili konfirmon ate qe ka thene Viktor Malaj :…… ku një prapanicë e mbushur me silikon për pesë orë çmohet më shumë se një kokë e mbushur me dije për 50 vjet, …..Ky program duket sheshit se eshte nje produkt i “diktatures se konsumit”, por nga ana tjeter sic duket e do tregu dhe kapitalizmi ka zotesine qe ne se tregu kerkon dicka menjehere te ofron oferten, por ne kete rast nje oferte vanitoze, boshe dhe shume vulgare. Ju garantoj se ne asnje program tv zvicerjane ose italjane nuk perdoret gjuha supervulgare dhe e turpeshme e Canit.
    Une shof me deshire programet “politike” si Opinion, Top Story, Shqip ne Internet dhe me thene te verteten analistet shpesh jo vetem qe jane e njejtet por vine edhe te pa pregatitur. Eshte e kjarte se mungon cilesia sepse mungon edhe leku. Nuk arrij te kuptoj per shembull, sepse duhet te jete kaq shpesh tek Opinioni ish kandidati per president Republike Hoxha, i cili me habit per faktin se Sala e disktreditoi para gjithe Shqiperise dhe prap mbron dhe ngre ne qiell Salen. Ky njeri per mua eshte i diskredituar dhe nuk duhet ti jepet sipas meje hapsire ne media sepse nuk ka shtylle kurizore. Po keshtu i perhereshmi qe “teorizon” shume dhe nuk thote asgje : Preçi, edhe ky i rrahur nga Sala dhe prapa Salen ngre ne qiell.
    E kuptoj se une po kerkoj qiqra ne hell, sepse keto jane dhe do te jene mundesite e Shqiperise edhe ne shume fusha te tjera, sepse sic thote populli : Kete miell kemi dhe keto petulla bejme. E thene troc tv shqiptar nuk kane mjete financjare dhe kuptohet se edhe produkti i tyre do te lere shume per te deshiruar. Televizioni dhe Politika jane pasqyra e shoqerise se sotme shqipare, na pelqen neve ky fakt ose jo. Dua te shotoj se gazeta Dita on line ben nje perjashtim te vecante sidomos me opinionistet Islami dhe Malaj.
    E kuptoj se po bej Kasandren por ja qe ky eshte mendimi im.

    Reply to this comment
    • info-analitike January 2, 21:29

      plaku,

      Per mendimin tim gabon nese je i bindur qe televizionet shqiptare nuk kane leke. Ka gazetare dhe njerez te televizioneve te super paguar por, pavaresisht nga kjo, cilesia e punes se tyre nuk e justifikon pagen. Kete nuk e bazoj vetem tek preferencat politike ashtu sic i ke shtjelluar ti. Emrave qe ke permendur ti mund ti shtohen fare mire edhe ata te “kampit tjeter” si Sokol Balla & co.
      Sigurisht duhet dalluar tv gjeneraliste nga ajo me pagese por edhe tek kjo e fundit kam verejtur se baza jane kopjimet qe i behen programeve nga kanale te tjera perendimore me pagese. Nje tjeter problem qe verej eshte ai i perdhunimit qe i behet gjuhes shqipe. Nese dikur RAI kishte meriten e alfabetizimit te italianeve me gjuhen italiane zyrtare, te njejten gje nuk mund ta themi edhe per televizionet shqiptare qe i kalojne kufijte e Shqiperise e ku gjuha shqipe behet cope. Personalisht do te kisha deshire qe ne televizionet shqiptare ti dedikohej nje program, se paku javor, mbi gjuhen shqipe. Nje model mund te jete ky:
      https://www.youtube.com/watch?v=YCdmBEyH4MY
      Nuk po zgjatem sepse tema eshte mungesa e programeve cilesore ne Naten e Vitit te Ri. Qekur kam emigruar nuk mbaj mend te kem festuar ndonje Vit te Ri, i ngulur perpra televizionit. Me se shumti ai ka sherbyer si “sottofondo” dhe me se shumti per sinkronizimin e kohes se nderrimit te viteve per te trokellitur gotat me miqte ose me njerez te panjohur shesheve te kryeqyteteve te Europes.
      Nuk mendoj se ne televizonet e huaja ndeshet ndonje kushedi se cfare cilesie ne programet e Vitit te Ri, kuptohet brenda standardeve te tyre. Ka edhe atje gjera te sterperseritura.
      Per ke kerkon cilesine ne tv tashme mbeten nje numer i vogel televizionesh (tv di nicchia) ose perzgjedhja ne streaming (ketu ndoshta lipset pak njohuri mbi platformat me cilesore)
      Pra mendoj se na takon neve te dime te zgjedhim menyren me cilesore per ta kaluar Vitin e Ri, apo momente te tjera duke mos ia lene ate ne dore ne menyre pasive televizionit.

      Reply to this comment
  14. ne emer te Migjenit te Math January 2, 11:11

    Ju zonja gazetare nuk ke kuptuar se si funksionojne tv ne ekonomine e tregut;Ne asnje shtet europian nuk gjene tv qe te servirin programe humorit kot se koti dhe falas.se dyti kete humorin e kishim tradite nga komunizmi qe ne ate sisten shypje e varferije u mundonin ti jepnin popullit te shkrete pak hallakatje.Ne stacionin ZDF qe eshte shtetror gjerman u dha nje koncert i hapur direk me kengetare te ndryshem shume ore naten e vitit te ri.Po keshtu edhe Rai si naten e vitit tte ri me koncert ppor diten e vitit te ri solli muziken Napolitane permes kengeve te kenduara edhe 108 me pare te interpretuara nga kengetaret e sotem;Biles Serena Auiteri kendoji nje perle te muzikes napolitane e kenduar per here te pare ne vitin 1906.
    Duhet ti paguaj dikussh si humoristet apo tv te bejne ate qe kerkon;Festat bota i ben me kenge e koncerte e jo humore.Sa per humor kemi realizimet e shkeqyera te Rames dhe cmimin e ulur te energjise nga7,7 ne 9,5

    Reply to this comment
  15. opozitar i sfilitur January 2, 11:21

    nuk eshte puna thjesht te rrjetet sociale sic autorja thote
    WEB-i ne teresi eshte ceshtja
    Televizioni ka cofur.
    Nuk e kane fajin programatoret.
    WEB-i eshte media me e fuqishme dhe krejtesisht e pakonkurueshme tani per tani.
    Hiq ndonje titer televizionesh, te tjerat shihen me copa ose nuk shihen fare pervecse nga pleqte qe akoma nuk kane zbuluar FB (qe ka mberritur thasme tek 70 vjecaret – babi im sapo ka hapur profil)
    Une kam vite qe edhe lajmet televizive edhe debatet TV i marr vesh vetem nese percillen ne web ne nje lloj forme.
    Duhet pershtatje tashme dhe ne kete pike me duket se paradoksalisht gazetat pas krizes se printit perballe TV, po ia rimarrin TV-se shikuesin online. Ironike duket por e vertete.
    Gezuar te gjitheve

    Reply to this comment
  16. Rimi January 2, 11:22

    E nderuar z.nja Kazhani ne radhe te pare me lejo te te uroj “Gezuar 2015”.Nxiruni bojen halabakeve te veshur me kostum e kolare.Media vizive e nderuar nu eshte per te qeshur e bere humor ,por per te shplare trute e njerezve si edhe vete politika,apo jo!Ndaj leri ne kazan te ziejne e te ziejne deri da tu iki ngjyra e forma pasi shija u ka ikur me kohe.

    Reply to this comment
  17. psy January 2, 12:40

    Mire e dashur,te uroj shendet e mendje te kthjellet per vete e per ne!N’a duhesh e dashur,te kemi si pasqyre ku shohim veten here pas here dhe pikerisht se ke kete rol (pasqyre per kedo) prandaj dhe gezon disa dhe shqeteson shume te tjere.Perballe teje ata te TV-ve duken te ngerdheshur,te sajuar,te dhjamosur dhe pa kellqe.Vazhdo e dashur rrugen tende dhe mos i fal askujt pasurine tende (qe eshte vetja jote)!

    Reply to this comment
  18. mira kazhani January 2, 13:25

    Ju falenderoj te gjitheve. Nuk eshte e lehte te vish e te lexosh komentet tuaja. Shume kolege kane refuzuar te perballen me feedback-un e shkrimeve te tyre. Une preferoj te lendohem sepse eshte mire sesa te refuzoj opinionin e tjetrit
    Plus qe ne shume komente gjej argumenta te forta mendje te kthjellta dhe pse jo nje stil pene qe pak e gjej ne media. Ju falenderoj te gjitheve pa perjashtim. Ju qe me kritikoni dhe sigurisht ju qe me inkurajoni me fjale te mira. Te vetmit qe nuk lexoj e as i uroj jane ata qe nen petkun e anonimatit shkruajne me nje gjuhe te rendomte dhe shfryjne mllefe. Kete kategori qe besoi eshte ne pakice do e lem te ziej ne gjellen e vet
    Gezuar dhe paci nje vit te mbare e me shendet mbi te gjitha.

    Reply to this comment
    • info-analitike January 2, 21:57

      Pershendetje Mira.
      Kjo qasje e refuzimit te opinioneve te te tjereve mbi punen tone eshte shume e perhapur ne Shqiperi nder njerez me njefare reputacioni mediatik, akademik deri tek nepunesit e thjeshte te zyrave shteterore.
      E verej edhe ne shume pedagoge kete qendrim dhe mendoj se kjo demton cilesine e punes dhe te pergatitjes se pedagogeve dhe te studenteve. Frika e perballjes fsheh ne vetvete arrogance, pasiguri, vetekenaqesi te tepruar, mungesen e nje mendje te hapur, mungese inteligjence, venies ne diskutim.
      Si mund te permiresojme veten dhe punen nese nuk degjojme verejtjet e te tjereve, sigurisht duke marre parasysh verejtjet konstruktive dhe jo sharjet e rendomta?!
      Dakord qe komentuesit kane pjesen e tyre te fajit, por personalisht quaj akoma me te rende kur jane gazetaret ata qe me publikime te qellimshme nxisin reagimet vulgare, sic verej te ndodhe jo rralle edhe ketu tek “Dita”. Kete dukuri e kam kritikuar shpesh ne komentet e mia
      Per sa me perket, pikerisht sepse shkruaj si anonim perpiqem t’i permbahem, sa me shume te jete e mundur, etikes se komunikimit.

      Reply to this comment
  19. korabi,france January 2, 13:46

    Mira ti gjithmone me pelqen me shkrimet tuaja shume e te sakta.Ndoshta dikujt edhe mund te mos i pelqejne sepse gjithmone e verteta ashte e hillur por ska gja sepse shumica e njerzeve te pelqejne.Edhe une megjithse jetoj e punoj jaste vendit tim kam shume deshire te shoh e te degjoj humor e muzike shqiptare por fatkeqesisht as nuk njihem i qetesuar apo i qeshur.Me humorin banal si ne tv vizion plus me Al pazarin por edhe me Portokalline e Top chenell vetem perte qeshur nuk na bajne kurre.Fjalet banale qe perdorin aktoret i perdorin vetem rrugacet dhe njerzit pa kulture e edukate.Nuk mund te kuptoj se si pronaret et televizioneve e lejojne kete lloj humori banal ?

    Reply to this comment
  20. arta January 2, 14:32

    Të njëjtin zhgënjim ndjemë dhe ne, emigrantë në Suedi. asgjë për tu pëlqyer, ca kishin filluar të këndonin vetë pasi këngëtarët e mirëfilltë nuk ishin të pranishëm. Humor? Më bukur do ishte të na këndonin: do martojmë Malon. Vjena po, ishte një surprizë që do mbahet mënd gjatë, jo për interpretuesit vetëm, por që u luajt aq bukur në një eveniment si koncerit i vitit të ri. Gëzuar 2015-ën, Mira Kazhani.

    Reply to this comment
  21. Mark uk January 2, 14:44

    Njerzit ne Shqiperi mori Mira nuk kan menduar se sa humor do ket ne TV.Ata kan menduar te pakte 60% si te ikin nga vendi per te zezat qe po i ben Edi Rama.Mos fajso as tv as humoristet se humori nuk del kur nuk ke darken per pjestart e familjes.Pra shoqja Mira beja kryeministrit kto pyetje.Nuk ju njoh as nuk jua di moshen por cfar shkruan e kuptoj lehtesisht se shkruan cfar ju kan thene sipas interesave te partis qe sot eshte ne pushhtet.Pra buzqeshjen e humorin shqiptarve jua ka prer kjo qeveri qe vetem te zeza po bene.

    Reply to this comment
  22. Miku January 2, 15:23

    Shume artikull i vertete Mira. Gezuar 2015. Ke ber nje pune te shkelqyer me intervistat, sidomos ajo me Z. Izet Haxhia.

    Reply to this comment
  23. Frano Kulli January 2, 15:56

    Një qëmtim i arsyetuar dhe i ndjerë. Përgëzime autores.

    Reply to this comment
  24. shpatar January 2, 17:20

    Shqetsim qe me teper vlen per prindrit me femije .Te shmangin sa me shume oret pran TV dhe te perkushtohen me shume objekteve me reale si per tu edukuar e argetim .Si makineri propagande sjell me shume politike e pak emisjone qe vlejne per teleshikuesin .Po ju jap nje shembull te kuptoni kotesin e tije .
    Nje dite para vitit te Ri transmetohet nje kronik se cfare gatuajne shqiptaret ne kete dite. Cpash .Gjella tradicjonale e shqiptarve per vitin e RI ishte gatimi i peshkut. Djali qe tashme e di me pyet .Po kaposhi mos eshte tradite per Iliret ?
    Sigurishte qe ajo qe thote Horri i Bulevardit dhe Plaku jane tema qe duhen marre ne konsiderate nga vet kanalet TV qe operojne ne vendin tone .Shtrirja ne gjersi ,ku ne baze te numrit te popullsise ua kalojme te gjithve ,dobeson shume vizjonin TV iv.Por te mos harojme dhe nje fakte qe lidhet me shpenzimet per te realizuar dicka me cilesore .Ne nuk kemi standarte qe TV te sjell vlera cilesore te krahesueshme me kanalet prestigjoze.Nuk ke nje ekonomi te zhvilluar qe TV te operojne me arrtijet e saje . TV eshte makineri qe ha per te propaganduar standartet e arritura ne te gjitha fushat .
    Si ndjekes i Topit .CH mund te them se kemi dicka qe duhet vlersuar por asnjehere te mendojme se eshte e arrire.Qendron disi me larte por shohim se ka filluar te kufizohet ne ato qe ka arrire .
    Me zhvillimet e internetit e te mjeteve elektronike ka nje frenim TV me te shkuaren kudo ne bote . Me pare thoshnim :TV nuk e zvendeson librin . Sot internetin askush .Kjo lufte elektronike ska per ta zvendesuar kurre librin .Prandaj ju rekomandoje qe te racjonalizoni kohen ne dispozicjon .Me pak TV e internetit dhe me shume jetes aktive dhe librit .Kjo do tju ndihmoje qe te keni dhe nje gjendje shendetsore e psikologjike shume here me te mire se sa para TV e internetit . Te ndjekesh nje seance Parlamentare te sterzgjatur eshte njesoje sikur viziton nje Psiqiatri .Nga qe keto kapin nje kohe te gjate ne mbushjen e programeve eshte me e lehte te lidhesh kamerat me sallen e Kuvendit .Kohe qe te shton streset dhe tensjonet politike .Ne vend te saje do te ishte nje vizite familjare diku ne teren ,aktivitet sportiv ,ose lexim i nje libri .

    Reply to this comment
    • plaku January 2, 19:13

      shpatar,
      Shume faleminderit per shkrimin tend me brume. Jam shume dakord me mendimin tend modern, qe eshte me mire qe te lexojme libra dhe merremi me Sport se sa gjithe diten para televizorit. Diku kam degjuar se te lexosh nje liber ti je me selektiv se lexon ate per te cilen je i interesuar ndersa kur shef tv ti shpesh shef ate se cfare te ofrohet dhe shpesh te ofrohen gjera qe ti ose nuk je i interesuar ose pa cilesi.
      Me beso te lutem se une, m.q.s jam ne Pension dhe jetoj ne nje fshat ku nuk ka pothuaj shqiptare, gruaja shkon ne pune dhe djali ne shkolle, une fatkeqesisht shof shume televizor dhe shpesh gruaja me thote qe kete fakt te mos ta them kur shkojme diku per vizite tek miqte tane, sepse ketu ne fakt nuk tingellon mire kur thua se shef shume tv. Te siguroj se shume nga te njohurit tane nuk kane fare aparat tv ne shtepi.

      Te uroj ty dhe familjes gezuar vitin e ri 2015

      Reply to this comment
      • shpatar January 2, 23:07

        I nderuar Plaku.Edhe une te uroje Gezuar e nje vit i mbare per ju.Nuk dua tju jap mend por dua tju sjell nje praktike te ndjkur nga babai im qe ndoshta eshte ne moshen tuaj.Mosha te kufizon por kurr nuk behet penges per te realizuar nje jete aktive.Mos mendo se Tv i plotson ato qe kemi nevoje.Lajmet i ndjek per te qene ne korrent te situates .Pra te mesoje se cndodh ne fakt.Ndjek nje praktike per te qene ne kontakt me moshataret ku pervec politikes ,semundje shqiptaresh,meson mbi gjendjdn e tyre.Nje kafe apo caj jane te perditshme kur koha eshte e favorshme.Shetitja ze nje kohe te caktua jashte ambjenteve te zhurmshme.Sherbimet personale jane te perditshme me nje perkujdesje te vecante per shendetin.Kohen tjeter ne dispozicjon ua kushton librave dhe muzikes.Grindem kur nuk i sjell ndonje liber te ri.Preferon shume detin dhe bicikleten.Kur Tv nuk e terheq u rikthehet librave .Bisedon tema te ndryshme kur jane prezent niprit dhe mbesat.Me bene pershtypje se ka nje memorje te shkelquer dhe eshte sistematik ne perdorimin e kohes se lire.Pelqen te jete aktiv duke ndihmuar ne punet familjare.Di te gatuaj e te sistemoje kur ndokush nuk ve gjerat ne vendin e duhur.
        Te kuptoje se ne ckushte je e te lidh me shume Tv e malli per vendin .Por duhesh te ndryshosh dicka qe ka dhe vlera per ju .Merespekt

        Reply to this comment
        • plaku January 3, 10:24

          shpatar,
          Shume faleminderit per shkrimin dhe urimin per vitin e ri.
          Nga sa me thua per babane tend, me kujton shume gjera nga babi im, rahmet paste. Ai lexonte shume dhe ishte shume i rregullt sidomos per higjenen personale.
          Une vete jam 68 vjec, kam pas lexuar shume por tani fatkeqesisht gjithe diten para tv dhe internetit. E di qe eshte gabim por ja qe nuk ndryshoj dot. Ne fakt ndihmoj shume ne shtepi, pastroj shtepine, bej gjelle, fshi oborin, ndej rrobat etj.
          Kam difektin e madh se nuk leviz shume prandaj jam mbi peshe ( nuk ta them se sa kile jane, por jane shume). Une ne fakt mendoj se oferta e kohes se lire ketu ne prendim eshte e madhe, mbi 160 prgrame televizive, interneti po e po.
          Italjanet thone : “La vechiaia non vien sola”. Pleqeria nuk vjen vetem, ndjej se kam Probleme me memorjen dhe mbi peshen. Por deri tani nuk kam bere ndonje operacjon dhe nuk mbahem keq. Duhet te reduktoj ushqimin,por ja qe une vdes per mish.
          Lavdi zotit kam blogun Dita dhe mesoj se cfare behet ne Shqiperine tone qe nuk na mbajti dot me buke. Gje e trishtueshme por e vertete.”Dolce casa” shtepia e embel, thone italjanet.
          Gjermanet thone : “Es war schön in Osten und im Westen, aber im Heimat ist am besten.” Ishte bukur ne lindje dhe prendim por shtepia eshte me e mira nga te gjitha.
          E di qe po te besdis dhe prandaj po e mbyll. Bej te fala babait m.gj.se nuk e njof.

          Pershendetje

          Reply to this comment
  25. theAtheist January 2, 19:04

    Une dje pash humor qe te them Te drejten kam qeshur me lot. Kryeveprat si gjuetia e fundit, te gjalle app te vdekur, revolveri dhe telekomedi oktapodi! I kam pare shume here nder vite dhe dje perseri kam qeshur me lot.

    Reply to this comment
  26. Ersaersa January 2, 20:14

    Ashtu eshte,shkrimit nuk kam cfare t’i shtoj mbasi ka spjeguar drejt cdo gje!
    Une me teper kam ndjekur kanalet e paketes TRING ku sigurisht vend zene dhe tre kanale ITALIANE…
    Gezuar GAZETA DITA!
    Jeni te pakonkurueshem ne treg!

    Reply to this comment
  27. gregori January 2, 20:25

    Apo nuk ishte e bukur edhe ajo kenga e nje grupi nga Skrapari ne Top Channel,qe, pervecse ishte 20 minuta kenge, por mbi te gjitha,….” Skrapari ka burra qe s’bjen nje gjunje kurre, edhe kur kane para flamur…” Mbase regjizori s’e ka vene re se mund te jete dhe vete skraparlli, por une u ndjeva i fyer.

    Reply to this comment
  28. Alfade January 3, 03:29

    Artikullshkruesja ka bere nje spekter te arritur te cdo televizioni
    shqiptar ne ekonomine e tregun qe shesin edhe babane per fitime …..!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*