Zhgënjimi i madh

August 17, 2018 12:02

Zhgënjimi i madh

Nga Bedri Islami

Të paktë duhet të jenë ata njerëz të zakonshëm që nuk ndjejnë në vete zhgënjimin e madh të këtyre 28 viteve të fundit, të cilat ende edhe sot e kësaj dite, quhen tranzicion i pambarimtë. Të paktë janë, po ashtu, edhe ata që nuk kanë pritur një përmbysje tjetër, më të madhe, më të ndjeshme dhe më të pranishme në begatinë e jetës së tyre. Ëndrra e pritur kishte pasur fryte të hidhura në thelbin e saj dhe kjo nuk kishte të bënte me sistemin që po vendosej dhe ende është i pavendosur si duhet, por më shumë m tepër se kaq: ajo po shpërpejtohej mjaftueshëm për të sjellë pranë shumë vetëve ndjenjën e hidhërimit fillimisht, të pritjes më pas, për të shkuar drejt fillesës së një zhgënjimi dhe tash drejt atij që shumë kush e përjeton si zhgënjimin e madh të jetës së tij.

Në pak vite, si nuk ishte pritur, e gjithë ngrehina e asaj që ishte ëndërruar e premtuar madhërishëm, do të shkërmoqej marramendshëm dhe do të bëhej pjesë e një lufte për mbijetesë; do të shndërrohej malli në ankth për të shumtët që janë larguar e po largohen nga vendlindja; pritja do të jetë pambarimisht e gjatë dhe , ajo që rëndon më tepër, shumë më tepër, do të përmblidhej në bindjen fatale se “ ky vend nuk bëhet”.

Ata që në dhjetorin e vitit 1990 të joshnin me Europën, tani të kallin tmerrin me ferrin.

Fillesa e këtij zhgënjimi të madh nuk ka të bëjë me sistemin dhe as me idenë e pluralitetit të mendimit. Është përtej tyre. Është një cak që mund të kalohet ndershmërisht, me njerëzit e duhur dhe me drejtimin e duhur. Të kesh një sistem kapitalist nuk do të thotë vetvetiu se i ke të gjitha: edhe mirëqenien, edhe ligjshmërinë, edhe rendin, edhe punën e garantuar, edhe sistemin shëndetësor falas, edhe një arsim të detajuar. Sistemi të hap premisën, njerëzit e përmbushin atë.

Nëse në Shqipëri kjo nuk po bëhet as sot e kësaj dite nuk duhet kërkuar e keqja tek sistemi, i cili në fakt tek ne nuk është as kapitalist e as socialist, por një mish-mash politiko ekonomik, ku ndërthuret e keqja e shtetit me babazinë e privatit, ku lëmosha bëhet e përditshme sepse shteti hap dyert e skllavërimit modern.

Ka disa shkaqe përse ndodhi kështu.

  1. Në Shqipëri nuk u bë asnjë revolucion përmbytës, sepse, para ngjarjeve të dhjetorit 1990 nuk kishte lëvizje politike të fuqishme. Kishte sinjale politikë, kishte shenja politike, por jo lëvizje. Sistemi i së shkuarës, i cili u shemb si një kartë letre, më shumë se sa ta shembnin, e përvijoi vetë rënien e butë të tij. Lëvizja studentore, e nisur si uragan, përfundoi në një erëzim të çoroditur, të pamasë dhe aforfe; ajo në pak kohë u shndërrua në një mërzi politike, prej së cilës, jo rastësisht e jo papritur, dolën në skenë figura të tjera.

Mungesa e një lëvizje të fuqishme politike, me njerëz vizionarë dhe idealistë, të cilët do të kishin marrë përsipër edhe vetëflijimin solli në skenë figurantë revolucionarë, të cilët, në janarin e vitit 1991, e kishin më të lehtë të protestonin se sa të rrinin në heshtje; të cilët, edhe nëse disa ditë më parë të trembur nuk kishin pranuar të ishin pjesë e një nisme tjetërlloj, tani e gjenin veten më të lirshëm në këtë gjurulldi që po ndodhte. Ëndrra studentore u burokratizua, u fut në sirtar, u josh me pushtetin dhe doli nga loja.

  1. Më shumë se një rebelim nga të vuajturit, idealistët dhe vizionarët, e gjitha që po ndodhte ishte një rebelim i skalionit të dytë komunist kundër figurave të skalionit të parë.

Më shumë se gjithçka tjetër ishte një larje hesapesh mes një brezi komunist të dorës së dytë që e donin veten në sipërinën e pushtetit, ndaj të roniturve të skalionit të parë; më shumë se kryengritjes politike ishte një synim drejt ndërrimit të vendeve.

Të gjithë ata që u bënë staturat politike ishin nga aradha e komunistëve ose e familjeve të lidhura ngushtë me to. Asnjëri prej tyre nuk kishte qenë i përndjekur, nuk kishte në fisin e tij njerëz të burgosur politikë, nuk ishin shquar për rebelim apo përplasje të ndjeshme politike. Ishin nëpunës të aftë, të bindur dhe solidë në punën e tyre. Vetëm ndonjërit prej tyre mund t’i kishte shkuar mendja se do të kishte një lëvizje studentore, që do të shndërrohej në një fillesë politike. Ylli Vejsiu, Tritan Shehu, Gramoz Pashko, Sali Berisha, Elsa Ballauri, Arben Imami, Arben Demeti, Neritan Ceka, Genc Pollo, Besnik Mustafaj, Blerim Çela, Rexhep Ukaj – të gjithë këto nuk ishin asgjë tjetër, veçse skalioni i dytë që mund të vinte në çdo moment në pushtet. Secili prej tyre, në një kohë të mëhershme, po të ishte thirrur për të qenë ministër, zyrtar i lartë, anëtar i KQ të PPSH-së, me siguri do të vaponte drejt vendit të ri.

Vetëm në marsin e vitit 1991, pas katër muajve, ata filluan të afrojnë rreth vetes njerëz të persekutuar politikisht, si Pjetër Arbnori, Kalakula etj, të cilët, po ashtu, ose i larguan, ose i lanë të vdisnin në heshtje.

Të rigrupuarit menduan për atë që u kishte munguar:pushtetin. Kur e gjetën filluan luftën për ta mbajtur.

Kjo luftë, në 28 vite, i ka kushtuar Shqipërisë mbi 4 mijë të vrarë.

  1. Themeli i forcës së parë politike opozitare ishte i rrëshqitur që në fillim. Sigurimi i Shtetit delegoi menjëherë në strukturat drejtuese njerëzit e tij , të cilët kishin shërbyer prej kohësh, ose që ishin të gatshëm të shërbenin edhe më tej.

Në një mënyrë ose në një tjetër kishte një dallesë të ndjeshme mes ëndrrës njerëzore, për një forcë politike të fuqishme, të ndershme, të pastruar nga mëkati me atë që po ndodhte në fakt.

Kur disa nga nismëtarët e krijimit të PD-së, dolën në vete dhe kërkuan shqyrtimin e dosjes së Sali Berishës, duke ngulmuar se ishte njeri i shërbimit serb, nga verifikimi doli se nga gjashtë prej tyre –katër kishin qenë bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit. Më pas, dy liderët kryesorë të fillesës, Azem Hajdari dhe Berisha, po ashtu, u akuzuan si bashkëpunëtorë të tillë, deri edhe në gjyqet politike të kohës.

Shumë nga pseudonimet e njohura më pas si Pashtriku, Pelicilina, Malsori, Dizenjatorja, Mjeku, etj, mbanin në vete bashkëpunëtorë të nivelit të lartë.

  1. Që në ditët e para në strukturën e forcës së parë politike opozitare ndërhyri jo pak edhe shërbimi i huaj, sidomos serb, e më pas edhe ai grek.

Në ditët e mesit të janarit 1991, një njeri i afërt me kabinetin Millosheviç, por edhe me njerëz të tij në Tiranë, erdhi dhe solli ndihmat e para financiare për PD-në, por edhe një paketë politike për ecurinë e saj. Takimi i tij me Azem Hajdarin, megjithëse i fshehtë, u bë i njohur nga rrethanat e kohës dhe megjithëse u sinjalizua njeriu i parë i shtetit të kohës, R.Alia, askush nuk ndërhyrë.

Më pas, sa herë që Azem Hajdari kërcënohej, ai kundërpërgjigjej me kërcënimin e njohur të tij se “Unë kam qenë Njëshi dhe Njëshi di shumë gjëra”. Azemin nuk e lanë kurrë të dëshmonte “për shumë gjëra që kishte ditur si Njëshi i dikurshëm, por faktet e mëpasme, sidomos ato që lidhen me Kosovën dhe luftën e saj, dëshmuan se ardhja e emisarit të Millosheviçit në janarin e vitit 1991, nuk kishte qenë pa efekt.

Ende, edhe sot e kësaj dite, askush nuk e ka qartësuar pse ngjarjet e 2 prillit i filmoi vetëm Radiotelevizioni i Malit të Zi dhe si e dinin ato që paralajmëruan vrasje politike.

“Krushqitë” e mëvonshme me malazezët qeveritarë ndoshta janë vazhdim i kësah rrënoje.

  1. Qeveria “Meksi”, e cila erdhi në pushtet përmes zgjedhjeve të vitit 1992, mori një mandat të pashembullt, por jo të papritur. Njerëzit ishin të gatshëm të votonin për cilindo, e mjaftueshme ishte që të ndërrohej pushteti, të pushonin përplasjet, të zinte vend qetësia.

Në ato ditë, të lodhur nga gjithçka përreth tyre, njerëzit ishin të gatshëm të besonin çdo gjë. Në ato ditë unë shkrova “Përse duhet mbështetur qeveria Meksi”, gjithnjë me idenë e së mirës.

Ekipi “Meksi” ishte fillesa e grabitjes së shtetit shqiptar. Megjithëse ai mbetet shefi i qeverisë më njerëzori, përreth tij ishin mbledhur një grup njerëzish të etur, të cilët, edhe sot e kësaj dite, në shumicën e tyre, po “gëzojnë” të vjelat e qeverisjes së parë.

Kjo strukturë grabitësish i hapi rrugën të tjerëve, të majtë e të djathtë, republikanë e monarkistë, ideali i të cilëve u bë vjedhja, mashtrimi dhe që sollën dilemën se të jesh i ndershëm, duhet të jesh budalla.

  1. Asnjëherë, në këto 28 vite, Shqipëria nuk ka pasur shefin e qeverisë që ka merituar. Rama ndryshon nga të tjerët, por jo se ka përmasat e burrit të shtetit. Ndoshta nuk i ka pasur kurrë, por kemi besuar se i kishte.

“Më jepni një pikë, ku të vendos levën time…” thonte dikur Arkimedi i mençur që donte të lëvizte botën.

Ne na duhet , edhe sot e kësaj dite, një kryeministër ndryshe.

Natyrisht, nëse na mbushe mendja e krahasojmë Ramën me paraardhësit e tij, sigurisht që do të rendim përsëri drejt besimit ndaj tij, por, nëse ndodh zhgënjimi ndaj figurës së tij, ky do të ishte ndoshta më i rëndi dhe më thelbësori.

Jemi në prag zhgënjimit të madh?

Është e mundur!

August 17, 2018 12:02
Komento

25 Komente

  1. Kris 1 August 17, 12:26

    Zhgenjimi eshte i plote dhe eshte tejkaluar.Rama me erTV i ngjan nje drejtori ferme qe cdo mengjez mbush tabelen e emulacionit per te mashtruar punonjesit.
    Bamb e bumb kembore e madhe qumeshti gjysem okare.
    Nje ronxhobonxho qe bashkepunon me kedo mjafton qe te lepije tepsine.Rrjeta e celikut qe eshte hedhur mbi trupin e drobitur te popullit dhe drogimi nga media dhe per shume vite do ta mbaje peng demokracine.
    Rama eshte i pershtateshem dhe i nevojeshem ne pushtet per Saliun,Meten dhe gjithe kasten mafioze.Do te ngelet gjate ne pushtet.

    Reply to this comment
    • S. Vinglla August 17, 19:27

      Hmmmm, re të zeza duket se po vërviten në qiell… Zhgënjimi i madh është tashmë realitet. edhe pse ky realitet po tentohet të zbehet. Atletebardhi s’mund të fshihet më as prapa gishtit dhe as prapa perdes si dikur paraardhesi i tij.

      Pika mbështetëse e levës së Arkimedit gjendet brenda dokumentit autentik të mbledhjes sekrete të Byrosë Politike të vitit 1989 me titull: Jemi të detyruar të ndryshojmë strategji

      LEXOJE DHE SHPERNDAJE

      “Sistemi ynë ka kapitulluar përballë atij Kapitalist, ndaj jemi të detyruar të ndryshojmë strategji. Kjo strategji do të synojë në dy drejtime:

      1) Në respektimin e të drejtave të njeriut… 😉

      dhe në…

      2) Në krijimin e pluralizmit politik. 😉

      Të drejtat e njeriut janë diçka brenda nesh dhe mund të abuzohet me to deri diku, por pluralizmi do të bëhet se s’bën.

      Do t’i nxisim të krijohen parti sa të duan; të majta dhe të djathta e të qendrës, por gjithsesi këto parti duhen të kontrollohen e të drejtohen nga ne, programet e themelimit të këtyre partive do i formulojmë ne.

      Në krye të tyre duhen të nxirren njerëz që të përkrahin strategjinë. Partia që do të marrë pushtetin do të shajë komunizmin në themel e në çati, në këtë mënyrë do të fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të disidencës anti-komuniste.

      Ata që janë në burgje, të dënuarit dhe të persekutuarit politikë, do të thonë për ne: dhe këta e urrejnë komunizmin. Do të afrohen e do na përkrahin. Ne na intereson karta morale e tyre, do t’i aferojmë dhe do t’u japim punë të parëndësishme. Por, kurrë nuk do t’i lemë të marrin pushtetin, sepse ata sapo të marrin fuqinë, fillojnë dhe hakmerren, e neve bëhemi izmeqarët e tyre.

      Në zbatimin e të drejtave të njeriut, duhet që t’ju japim dhe kompensim në para të burgosurve e tu kompletojmë komoditete banimi. Të sekuestruarve dhe të ç’pronësuarve do t’u japim nga një letër në dorë, që ju njihet prona, por asnjëherë nuk do t’ua japim. Në forma të ndryshme do t’i ngatërroni, nga Gjykata e Shkallës Parë në të Dytën dhe për difekte teknike kthehen për rigjykim në Shkallën e Parë. Këta janë të moshuar dhe fuqi nuk kanë. Duhet të kemi kujdes nga fëmijët e tyre. Por, këta duke ju dhënë një pasaportë dhe me pak presion i largojmë jashtë. Ata që do pretendojnë dhe do të këmbëngulin, do të lëndohen. Pasuria e tëra na përket ne. Se ne e bëmë.

      Materialin që më dërgoi Gorbaçovi, kam dy vjet që studioj dhe ata kanë ecur shumë përpara, për këtë jeni në dijeni.

      Neve kemi kuadër sa për shtatë Komitete Qendrore dhe të mos kemi frikë. Ne kemi studimin dhe platformën gati për zbatim, do të ketë shumë intelektualë që do kundërshtojnë, këtyre nuk do ju japim punë.

      Një shqetësim mund të krijojnë intelektualët pensionistë. Këtyre do tu aferojmë krijimin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës dhe të Punës. Do u japim një mini-pension dhe do ju mbajmë ison. Kosova është në pragun e shpalljes së Kushtetutës. Le të bëjnë si të duan, neve kemi Platformën tonë.

      Çdo gjë e kemi programuar, strategjinë e kini të gjithë të qartë dhe kemi caktuar rrugët për qëllimin e misionit tonë.

      Nën një propagandë ekstreme kundër Komunizmit dhe me disa ndëshkime të vogla të nomenklaturës së Lartë Komuniste, ne komunistët reformatorë do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, që kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist të jemi ne njerëzit tanë.

      Me këtë strategji brenda dy a tre legjislaturave do të kemi ish-klasën komuniste në klasë kapitaliste”.

      Reply to this comment
    • korçari August 18, 10:43

      E megjithate z.Bedri duke u bazuar ne realitetin shqiptar duhet pranuar se vetem Edi Rama( per ndokend paksa i çmendur) po punon per t’a vene kete vend ne shinat e shtetit ligjor,pas 28 vjet anarshi dhe kanun dhe deri tani eshte e vetemja shprese per shume shqiptare ,sigurisht jo i perkryar por patriot dhe i guximshem,pasi eshte shume e lehte t’a krikosh,shash,apo nxish por dhe kjo shtrese ka nevoje per nje shtet demokratik dhe ligjor.

      Reply to this comment
      • proletar August 18, 11:30

        nuk e kupton se Kernackat e RILINDJES
        TE shkaktojne diarre te trurit ?
        I nerumi KorQar palikar i pa rilindur ,
        DUKE tu lutur te thona ::

        ç’ke qe na rrokanis Menderaqin
        per Realitetin e debilizimit Shume te gjate
        Veshur me çitjane e Atlete ” te majta ”’.

        na lere ne fukarrallikun qe na ka zene ,
        e mo na shqeteso me budallallikun Tend e te
        psikopatit qe beri shtet duke mbjell Hashahsh .

        Reply to this comment
  2. Messerschmidt August 17, 13:20

    Elsa Ballaurin e deshen per pune te tjera!
    Megjithse kam lexuar diku se dhe ajo tani e ka nxjerre veten te persekutuar sepse babai i saj nuk beri do karriere ne kohen e dulles por ngeli vetem nje ing i thjeshte!

    Reply to this comment
  3. L.H August 17, 13:45

    ISLAMIKU BEDRI! Po nuk je ne gjendje te ‘zgjidhesh’ trinomin e klanit ‘Kapo’: HISNI-SALI-MEDI,i pari krahu i djathte i Enver Hoxhes qe mbulonte tere organet e sigurimit te shtetit e agjenturat i dyti doktori Serb brenda familjes(!!!!???) i treti nje nder kreret e ish sigurimit babaji i nje shurdhjese me emerin Andush qe propogandon perdhunuesin Salushh…..o je miop o frikacak dy arsye qe mjaftojne te mos jesh gazetar i lire i pa varur e profesionist prandaj nuk duhet te shkruash me-….

    Reply to this comment
  4. katarakti August 17, 14:49

    « Më shumë se një rebelim nga të vuajturit, idealistët dhe vizionarët, e gjitha që po ndodhte ishte një rebelim i skalionit të dytë komunist kundër figurave të skalionit të parë » Shume e drejte ! Por une do te shtonja « nen udheheqjen dhe dirigjimin prapa perdeve nga Ramiz Alia ».
    Plani i Ramiz Alise ishte pikerisht qe skalioni I dyte te merrte pushtetin dhe te largonte mumjet dhe te paaftet e Byrose Politike te asaj kohe. Pra qe Shqiperia te kthehej ne nje lloj socialdemokracie perendimore. Por Ramizi gaboi rendshem ne zgjedhjen e njerezve. Prandaj edhe i iku situate nga dora. Ne krye dolen komunistet e flakte qe per 24 ore u kthyen ne demokrate “revolucionare”. Qe i vune zjarrin gjithçkaje dhe shkretuan gjithe vendin ne emer te antikomunizmit. Pra ne emer te asaj qe kishin qene ata vete. 90 perqind e njerezve qe ulurinin te Qyteti Studenti i asaj kohe (rreshtomeni edhe mua ketu) ishin per nje ndryshim te sistemit, por me shume per nje permiresim te nivelit te jeteses dhe per me shume te drejta dhe liri. Askush nuk deshironte ne ate kohe nje permbysje totale, qe “kembet t’I binin kokes”,- kaosin dhe anarshine. Por ajo qe u fillua si nje levizje intelektuale – studentore perfundoi ne nje revansh te llumit ordiner kunder sistemit te shkuar. Berisha, Pashko me Hajdaret e ndjene eren e pushtetit dhe u bashkuan me llumin ne permbysjen totale. Dhe gjithçka vajti si mos me keq.

    Reply to this comment
  5. i paemer August 17, 14:59

    E habitshme eshte qe Rama nuk pjerdh per mendimet e opinionisteve mediatiksa dhe perseri shumica e votuesve e mbeshtet .

    Reply to this comment
  6. L.H August 17, 18:16

    @ i paemer
    Qe ti vesh ’emer’ Rama jo vetem pjerdh per mendimin e opinionisteve por u degjon edhe pordhet dhe nuk pjerdh per shqipetaret se i mjaftojne me sistemin antishqipetar elektoral vetem ndjekesit dhe gomaret qe sot per sot jane me shume se ‘hajdaret’ e krriminelit serb Sali.
    Kesaj politike krriminale nuk u intereson pjesemarja ne votime qe perben rregullin numur nje te demokracise perfaqesuese JO.Rames i interesojne qe edhe 300 veta te votojne nder 3 MILION shqipetare e ka te qarte qe sot per sot 200 do votojne kunder Saliut qe do te thote qe 66 perqind zgjedhjet i fiton nje anarshist me probleme personaliteti qe quhet EDVIN.Ndersa 33 perqindeshi ndahet 20 perqind Salija dhe 13 perqind Like florija ndersa 3 Milion shqipetaret edhe sikur te mos votojne shkojne per LESH dhe parlamenti i LESHIT eshte legjitim per kinezerine e ambasadoreve alabake…..

    ‘katarakti’ e spjegon drejt fenomenin shperberje por meret me shume me pasojen e jo shkakun:
    Kush e hodhi ne sulm skalionin e dyte dhe nese ish thjesht ‘hakmarrje’ pse nuk u prek ‘blloku’ i nomeklatures se Mihal Bishes dhe aqe me teper si mund te quash ‘skalon te dyte klanin ‘KAPO’ ku hyjne jo vetem Hysni Kapo po komplet Xhelil Gjoni,Sul Bushati,Piro kondi etj qe sot femijet e tyre jane ne krye te vendit.
    Ne tridhjet vjet ‘lufte’ me mullinjte e kAmunistave mire qe nuk u vra e as u zu rob nje kAmunist i vetem nderkohe qe jane vrare me mijera shqipetare po te pakten si nuk u hapen dosjet e kAmunistave’ nga antikAmunistat……Pergjigja se dalin mbi 60 perqind e atyre qe ishin e jane ne krye jo ‘sigurimsa’ po AGJENTE….

    Reply to this comment
    • i paemer August 18, 17:11

      LH , Rama jo vetem qe nuk pjerdh per opinionisto-mediatiksat e shitblere nga lekistet ,por nga veprimet e tij duket se Rama nuk i dhjet fare ata .Njerezit e thjeshte tashme jane mesuar me pordhet mediatike pa asnje vlere dhe me scoopet mediatike e tipit agjit–prop dhe mender teje i dhjesin keto lloj lajmesh dhe nuk i marrin per baze.Hiik e futu n qader tani se po afrojne zgjedhjet lokale dhe kjo eshte e vetmja menyre qe te mos mbani pergjegjesi.

      Reply to this comment
  7. Orteku i Fekenit August 17, 19:26

    Rama nuk behet dot me i keq se parardhesit e tij se s’ka me ca te shkaterroj edhe ne parketin internacional edhe sikur nudo te dali ne mes te Parisit nuk behet dot me i keq!
    Edhe te lutet ke grekut serbet ose ruset “amon me boni agjent ” do i thon “aha s’ka me vende bosh perkundrazi duhet te shkurtojme organiken “

    Reply to this comment
  8. 'supermbesa'serbo-boshnjake August 17, 19:27

    bravo LH,Shqip,sakte qarte po te mos ishin ambasadat te interesuara per ‘terapine e shokut’ e mos kishin futur ne thes myslimanet veriore Ramiz e Sali e biberaj ne ameriqi ku mutin do shkonin nje grusht njerezish qe luftonin me nje bust e nuk u vra asnjeri…

    Reply to this comment
  9. mirel August 17, 19:30

    Ka mundesi tja beje njehere analizen Ramutit pa e krahasuar me Berishen?
    a i dihet fundi i PPPve te Ramutit?
    Ai, si Hashim Thaci beri delimitim, korigjim kufijsh,,zgjerim zonash minorikare…
    Ai, si hashim Thaci ka qene dakort per korigjimin e kufijve dhe ne Kosove. ndaj nuk po shprehet fare se i ka te regjistruara bisedat e fshehta me Vucic.
    Ky pis qe shet Shqiperine, akoma nuk ta ka mbushur mendjen qe eshte zhgenjim total?

    Reply to this comment
    • i paemer August 18, 17:16

      O mirel qenke komplet gamor i shartu me derr t eger , i ngjizur gjate marreveshjes se detit lyl sali me dorjana bakojanis. Kufijte sot ne bote i vendos vetem Trump dhe aj nuk pjerdh as per thaq as per vuqiq .

      Reply to this comment
  10. MH August 17, 19:35

    Sa paskesh humbur vatani per kohen e humbur tande qe monizmi te mbajti drejtor te Kino Punetorit Shkoder.E megjithe kete,perseri e cfrytezoje bukurmire detyren e argetimit me aktivitet planifikimi ne zyre.Ku nuk te mungonte dhe mbeshtetja e eprores tende komshinje me te fjeruaren po tende ne Xhabie.Ishe vertet nji xhongler i persosun.
    Pres qe nji dite te takohemi e te pijme kafe mbi tregimet interresante te tua te dikurshme.Me kushte mos u zemero!

    Reply to this comment
  11. ppa August 17, 20:30

    Shkruan e shkruan gjera te sterthena, dhe ne fund si punist i vjeter, i shkolles se N. Dokles e F. Nanos e te tjere te larguar me pare, e nxjerr koken ” Edi Rama nuk eshte burre shteti……”…Edhe , kujt i vlen analiza jote vizionare : jemi perpara zhgenjimit te madh !!!

    Reply to this comment
  12. Met Selita. August 17, 22:49

    Rama ka marre fund se ka mbledhur rreth vetes kalamanj e hajdute.Ai edhe kur e genjejne edhe kur servilosen, atij i rritet qimja. Te gjithe ata qe nxorri ne listen e zeze me 100 emra,gjoja si te korruptuar ,i levizi nga aty e i ka cuar neposte me te larta.Te besuam shume por na dole trap e demagog. Duhet te ikesh sa me pare.

    Reply to this comment
  13. Tajari August 17, 22:54

    Per mendimin tim,edhe pse simpatizoj PS -ne,Rama i ka treguar vlerat e tij negative dhe di te bashkepunoje me Berishen qysh ne 2008 me ndryshimet djallezore te kushtetutes.Rama ka qene shembulli i mire per mua kur ishte i pa angazhur ne politike.Pas kesaj e ka lejuar vehten te kalbezohet……tash eshte muti me i mire ne tregun politik shqipetar.

    Reply to this comment
  14. nuk duroheni me.... August 18, 16:34

    se c’grin kote o budallai i dreqit . po eshte fare e thjeshte mor’ trap islamik . ne kapitalizmin e perendimit, eshte meshira kristiane . ajo zbut babezine e pronareve sipermarresve e biznesmeneve . ky sistem bazohet ne privimin e tjetrit per prone natyrore . pra nuk luftuam per “kapitalizem”, por per liri mendimi dhe “sipermarje te lire”, bauar ne ligjin “barazi per te gjithe” .po me islamizimin sipas modelit tend’ dhe pronesi sipas modelit “osman”, ngela me gisht’ ne goje une, qe s’isha as muslyman, as ish pronar (me tapi turku) . dhe u “shqyen” se ngopuri me prona ata, qe ishin si mbiemri jot’ dhe ata ish te “perndjekur”, qe “luftuan” per te kthyer sistemin e “ish pronareve” dhe ish pronaret” vet’ . mos flisni me per drejtesi, ju qe doni, padrejtesi…

    Reply to this comment
    • mirel August 18, 16:51

      meshira kristiane mund babezine e sipermaresve…
      Meshire kristiane si ajo e ures se Genoves?

      Reply to this comment
    • fuki August 18, 17:05

      Or kokepenis qe nuk duron dot me .Sistemi kapitalist kristian perendimor dhe ai kapitalist islamik lindor ,jane pasardhes te sistemit hebre .Kane dale nga e njejta ideologji semitike izraelite dhe nuk kane asnje ndryshim thelbesor .

      Reply to this comment
  15. ti s'ke faj, kur e ka "harruar" dhe vet' i "zoti" (kadare-ja).. August 18, 17:11

    degjo; or mirel trapi . “meshire”, si ajo e turqeve, me vashat shqiptare, ne rrethimin e krujes . shih.. (keshtjella) …sipas Kadare…ISLAMIKUT .

    Reply to this comment
  16. Alban Dega August 18, 17:34

    Pak e sak

    Pi- PI- PI MBI SHQIPERI !

    POLITIKE OLIGARKI !

    1200 LEKE PER 4 LITRA VAJ ULLIRI EKSTRA VIRGIN KEU NE BEVERLY HILLSIN E NJU JORKUT
    NE SHOP RITE NJE NGA DYQANET ME TE MIRA TE USHQIMEVE NE NEW ROCHELLE, TUCAHOE…. NJE GALLON VAJ ULLIRI EXTRA VIRGIN KALLAMATA GREK, BERTOLUCHI ITALIAN… JAVEN E KALUAR U SHIT ME 1200 LEKE MEGJITHESE NUK KISHTE NDONJE FESTE KUR CMIMET ULEN DERI NE 50 PER QIND EDHE ME TEPER!
    NE SHQIPETI NDODH E KUNDERTA… RRITEN 2-3 FISH !
    QEVERIA BEN SEHIR E VENDOS TAKSA MBI TAKSA DERI NE 6000 EURO PER SHTEPITE E FSHATAREVE FAKIRA !
    NE SHQIPERI GJITHCKA ESHTE MBRAPSHT !
    CMIMET E BILETAVE TE AVIONEVE REKORD BOTEROR !
    CMIMET E BENZINES E NAFTES REKORD KONTINENTAL !
    CMIMET E TELEFONISE CELULARE REKORD BOTEROR !
    CMIMET E GJELAVE TE DETIT PER VIT TE RI REKORD BOTEROR – TRI HERE ME TE LARTA SE KETU NE SHBA !
    CMIMET E DJATHIT ME NISESHTE REKORD RRUZULLOR !
    CMIMET E MISHIT TE KALBUR BRAZILIAN SUPEREKORD UNIVERSAL !
    PPP-TE ME TE LARTAT NE UNIVERS !
    15 MILIONE EURO PER KM NE TERREN FUSHOR !
    SHQIPERIA ESHTE KTHYER NE NJE PPP= PUSHTET + PARA+ PJESHKA FUND E KRYE PER POLITIKANET E OLIGARKET E MJERIM PER POPULLIN FAKIR !
    A DINI SI SHQIPTOHET PPP NE ANGLISHT PI-PI-PI .
    PI NE ANGLISHT I THONE SHURRES.
    PRA, POLITIKA SHQIPTARE E KA KTHYER SHQIPERINE NE NJE TRIPLE PI, SHURRE OSE PSHURRJE TE TREFISHTE OSE PPP – E SALI BERISHS E BANDES SE TIJ TE GANGSTEREVE QE PO E VAZHDON EDHE SHOKU EDI E LUKUNIA E TIJ E HAJNAVE ME CIZME QE SHKERDHEHEN ME TE NJEJTET OLIGARKE E ME NJERI – TJETRIN DUKE NDARE PLACKEN E DJERSES E MUNDIT SHQIPTAR NATEN E DUKE U KACAFYTYR PER SY E FAQE DITEN PER TU HEDHUR HI SYVE FAKIRAVE !?

    Reply to this comment
  17. valentina August 18, 23:07

    Alban Dega keni plotesisht te drejte, do mjaftonte qe cdo shqiptar te arrinte te vleresonte cfare ju keni renditur,do kuptonin se jane duke u qeverisur nga nje bande shume e rrezikshe dhe me pesoja shume te renda per vendin ne te ardhmen, perjashto ata te cnderuar qe jane perdhunuar me fis prej politikaneve gjate ketyre 28 viteve,ketij legeni kryeminister iu prishen planet ne marreveshjen e 17 majit 2017 duke i ofruar opozites 7 ministri dhe 7 drejtori te rendesishme me bindjen e plote se shqiptaret nuk do i jepnin voten te qeveriste i vetem,dhe synimi i tij paresor ishte bashkeqeverisja me pederastin lulzim hollandezi per te penguar vetingun dhe reformen ne drejtesi ne nje kohe qe ky i fundit kishte dalur hapur kunder europes dhe amerikes, dhe tani ky mashtrues eshte garanti i kopilit te vicidolit sali vuk karadzhicit,presidentit hajdut
    te shqiptareve ilir muti,dhe hajdutit,vrasesit, dhe shitesit te detit tek greket lulzim pederastit,neqoftese ky mashtrues ordiner kryeminister lejohet te mbylle mandatin,mjer shqiperia dhe shqiptaret cfare katastrofe i pret,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*