Zhgënjimi i një gjyshi (Ngjarje e vërtetë)

January 10, 2018 11:54

Zhgënjimi i një gjyshi (Ngjarje e vërtetë)

Guri Shyti

Me Palin jemi shokë fëmijërie. Ndonëse punët dhe dallgët e jetës na patën ndarë për shumë kohë, kur dolëm në pension, e kujtuam jetën e përmallshme të viteve të fëmijërisë, në shkollën fillore të fshatit, dhe takohemi shpesh për të kaluar orë të këndshme, bisedash nga më të ndryshmet, që përfshijnë të kaluarën tonë dhe të tanishmen. Pali është natyrë e qeshur, plot batuta me humor që na e bën të këndshme bisedën rreth tavolinës së barit, ku ulemi për të pirë kafenë e mëngjesit.

Atë ditë ai nuk ishte Pali që njihja. Dukej sikur edhe ishte kërrusur në shpinë, edhe sikur nuk ishte rruar, siç ishte i kudesshëm ta bënte përditë, por kryesorja ishte se e kishte braktisur humor i tij i pandarë. Ishim të dy vetëm rreth tavolinës. Ende nuk na ishte bashkuar ndonjë nga të njohurit tanë të rinj, që, herë pas here vinte dhe na ulej përbri, kryesisht për të qeshur me shakatë e Palit.

Në kushte të tilla nuk m’u durua që ta pyesja se çfarë i kishte ndodhur. Ai ngurroi gjatë me sytë ngulur në një pikë të tavolinës, sikur donte ta zhbironte atë. Unë prita me durim dhe ai, më në fund, e ngriti kokën, më drejtoi sytë e tij të zgjuar, por që sot e kishin humbur atë shkëlqimin e zakonshëm.

– “Eeeh, psherëtiu thellë, jeta, i dashur mik, m’u drejtua, qënka e padrejtë. Tjetër gjë na dukej sikur mbollëm dhe rritëm në jetë dhe të tjera fruta po marrim prej saj. Unë e kuptoj, vazhdoi ai, që rinia, si çdo rini, në të gjitha brezat, ka mënyrat e veta të sjelljes, ka interesat e veta, por ka edhe qejfet e veta, gjithsesi, ka disa kufij sjellje dhe mirësjellje që janë, në mos të dëshiruara, të detyruara për të gjitha brezat. Kështu, për shembull, gjyshërit, ose siç do të donin ta quanin me zhargonin e sotëm të politikës, institucioni i gjyshit, duhet të jetë i respektuar nga të gjithë, pavarësisht se kush është ai nga ngritja kulturore, apo gjendja financiare që u lë trashëgimtarëve”.

Pali heshti një hop, uli kokën me sytë në atë pikën e tavolinës, sikur donte të merrte një vendim të rëndësishëm të ma tregonte hallin që e kishte pezmatuar apo jo, ndërsa unë po prisja të nxirte fundin e filozofimeve të tij, pa e ngucur me pyetje të tjera.

– “Që t’i vëmë kapak muhabetit, vazhdoi ai, mua më ka ndodhur diçka që ma ka errësuar jo vetëm të kaluarën, por edhe të ardhmen. Thuhet se dashuria e prindërve për fëmijët është e pakrahasueshme me asnjë dashuri tjetër, dhe është e vërtetë, por ne që jemi edhe prindër edhe gjyshër mund të dëshmojmë se, dashuria e gjyshërve për nipat e mbesat është ku e ku më e madhe, ose, të paktën, kështu shfaqet. Kjo, sigurisht, ka arsyet e veta, që unë nuk dua të futem t’i shtjelloj, sepse edhe ti noton në po ato ujra që notoj edhe unë.

Siç e di ti, këto ditë unë pata ditëlindjen, një jubile që kushdo e dëshiron ta arrijë. Me këtë rast, fëmijët organizuan një ceremoni të thjeshtë familjare, ku morën pjesë të gjithë fëmijët dhe nipërit e mbesat që kam në Shqipëri. Gjithçka do të kishte shkuar mirë sikur njëri nga nipat të mos më kishte hedhur atë pak katran në poçen me mjaltë që më ishte përgatitur në atë jubile”.

Pali, pa m’i hedhur sytë për të parë përshtypjen që më bënë fjalët e tij, futi dorën në xhepin e brendshëm të xhaketës dhe nxori një letër. Teksa ma zgjati atë, e përmbylli: “Ja letra që i kam shkruar nipit”. Unë, në mëdyshje, e mora letrën, e shpalosa dhe fillova ta lexoja. Ja çfarë ishte shkruar në të.

I dashur nipi im

Në këtë orë të vonë të natës, ti, me siguri, ke zhytur kokën tënde të bukur në jastëkun e butë dhe po bën gjumin e qetë, që unë uroj të jetë sa më i ëmbël. Kurse unë, pasi u rrotullova për kushedi sa kohë në shtrojën time, ndjeva që jastëku u lag prej lotëve që më rrodhën befas nga sytë. Atëherë, nuk durova dot më dhe u ula të të shkruaj ty, nipit tim të dashur, këto radhë që dalin nga thellësia e ndjenjave të një gjyshi tejet të përkushtuar dhe prandaj po aq të zhgënjyer.

Unë sot, ose më mirë dje, pasi ora e ka kaluar me kohë mesnatën, kisha ditëlindjen. Gjatë gjithë ditës pata shumë urime nga njerëz të ndryshëm të afërt, por edhe të largët, aq sa nuk mendoja se do ta kujtonin ditën kur kisha lindur unë. Mora shumë urime, por në ekranin e celularit tim të vogël nuk m’u shfaq emri yt, aq i dashur dhe i shumëpritur për mua. Epo, mendoja, ashtu siç janë lëshues dhe falës të gjithë gjyshërit, ku i dihet, ti mund të kishe ndonjë problem nga ato të rinisë së sotme, prandaj, bashkë me dëshirën të dëgjoja zërin tënd të dashur, më lindi edhe meraku se mos ke ndonjë problem.

Kështu kaluan shumë orë. Në mbrëmje kishim vendosur të shkonim, familjarisht, për darkë në një lokal.  Sa u gëzova kur më njoftuan se do të ishe ti që do të vije të më merrje me makinë, që të shkonim bashkë në restorant.

Shpesh pritshmëria e madhe sjell edhe zhgënjime të mëdha. Kështu më ndodhi edhe mua kur hyra në makinë dhe ti as ma ktheve kokën të më shikoje, dhe jo më të më uroje ditëlindjen. Epo, gjithnjë me atë lëshimin e gjyshërve, mendova se je i përqendruar tek timoni dhe, si shofer i ri që je, kujdeseshe të mos gaboje në drejtimin e makinës. Por zhgënjimi i madh erdhi kur zbritëm nga makina. Ti mbajte të njëjtin qëndrim shpërfillës ndaj meje. Unë nuk po u besoja syve, prandaj, ndonëse urimet nuk kërkohen, gjithsesi, nuk durova dot dhe të pyeta: “Pse nuk më uron o bir?”. Ti m’u përgjigje, jo vetëm me mospërfillje, por edhe me cinizëm: “Herën tjetër”.

Është kjo përgjigje e jotja që nuk po më le të mbyll sytë e mi të lodhur. Është kjo shpërfillje që më bëri të më njomet jastëku nga lotët e hidhura. Rrotullohesha në shtrat dhe mendoja: Si është e mundur që ti, nipi im, ti për të cilin, që kur ke lindur dhe deri sot, që je njëzet vjeç, nuk kam lënë gjë pa bërë për të të kënaqur, të sillesh kështu? Ti, vallë, je ai nipi, përpara të cilit unë nuk vija askënd tjetër, aq sa ishin bërë xhelozë edhe nipërit e mbesat e tjera? Ti je ai nipi, karrocën e të cilit, unë plaku, e shtyja për të të shëtitur me një përkushtim sikur të kisha thesarin më të madh që më kishte falur natyra?

Aq e shpeshtë ishte kjo, saqë një shoku im, një ditë, kur më pa duke shtyrë karrocën tënde në një ngjitje, më tha me shpoti: “Shtyje Pali se ashtu do të shtyjë edhe ai ty, atje, në atë vendin”. Ti je ai, të cilin e çoja në kopsht në mëngjes dhe e merrja në darkë, pa lejuar njeri tjetër nga familja ta bënte këtë, pasi kisha kënaqësinë të të kisha pranë sa më shumë? Ti je ai, te shtrati i të cilit unë vija gati çdo natë për t’i treguar përrallat e tij të dashura, sepse ndryshe nuk e zinte gjumi? Ti je ai, njeriu i vetëm, të cilit i lija telekomandën e televizorit të shikonte filmat e tij të pëlqyer, duke sakrifikuar edhe lajmet e mbrëmjes?  Cili paska qenë ai gabim aq i madh i imi sa të të bënte ty, nipin tim më të dashur, të më përgjigjeshe me aq cinizëm? A nuk do të ishte më e udhës që, nipi, tanimë student universiteti, të vinte dhe të më thoshte se ku kam gabuar?

“Herën tjetër”!? Por, mendoja, po sikur të mos ketë herë tjetër, pasi nuk i dihet jetës, si do ta përligjje ti sjelljen tëndë përpara vetes, si do përballeshe me vetëdijen tënde. A thua do vije i qetë atje, mbi arkivolin tim, dhe do të më hidhje një grusht dhe’ pa të vrarë sadopak ndërgjegja?

Nipi im i dashur! E gjithë kjo ngjarje më ngjan si një ëndërr e keqe, si një makth, nga i cili uroj të çlirohem sa më parë. Dhe kjo  është në dorën tënde.

Gjysh Pali

January 10, 2018 11:54
Komento

39 Komente

  1. demo January 10, 12:16

    Mos u merzit.Ka edhe me keq.

    Reply to this comment
    • Kracia January 10, 14:20

      PO demo ka me keq ,
      me keq akoma jeni ju QE
      ngritet dy gishtat e kembet per Liri .

      Lirine qe Peshku i madh te shqyeje te voglin .
      Lirine e tangave dhe te EGOIZMIT .

      Gezoje demoN kracine demo ,
      edhe ti mos sot neser do te vi rradha ,
      nuk shpeton njeri nga kjo .

      Reply to this comment
  2. BRRAVO . RRESPEKT AUTORIT TE KTIJ SHKRIMI January 10, 12:36

    Dramat e shoqerise Shqiptare ,nuk kane fund .
    Politikat e djallit ne ate vend per 27-vjet i sherbyen c’edukimit ,c’emancipimit ,c’thurjes se asaj shoqerie dhe c’eshte me e trishtushmja ,mosrrespekti ndaj prindit e akoma keq moshes se trete Gjysheve !

    Ky shkrim eshte nji trokitje forte ne kafkat e asaj shoqerie , per t’ju rikthyer vlerave te saj .vlerave ne Familje . Eshte nji detyre e cdi Prindi ,qe krahas veshtirsive te asaj jete ,qe i rezervoj politika e lajthitjes e goshtave/kembeve lart , ti kthehet fort edukimit te femijes me rrespektin per ata vet dhe gjysherve ,te tyre ,te cilet e kane shume te nevojeshme ne ate moshe rrespektin ndaj tyre te niperve e mbesave . Nji dite do vijme te gjithe ne ate pozicion ne familje dhe asnjerit s’do ndjehet mir ,te ndihet i abandonuar pra braktisur nga te afermit ,nga femijet apo niperit e mbesat ,ateher kur ka aq shume nevoje per rrspekt ,ngrohtesi e mirenjohje . Pra nji familje te forte ,lidhur pandahsmerishte nga Vlerat ,kultura ,rrspekti,dashuria per njeri-tjetrin ,s’ka nji shoqeri te forte ,s’ka zhvillim ,s’ka kulture ,s’ka shprese per te ardhmen , s’ka exzistence .
    Sensibilizime te tilla ,qe ndoshta duken sot per ate shoqeri ,shkrime qe nuk i ngacmojn nervin e budallepsur ,qe behet aktiv vetem ateher ,kur lexon dickaq qe ka te beje me Marrezine Politike , jane shuuuume – shuuume te nevojeshem per exzistecen e asaj Bote Shqiptare . Reflektoni perpara se marrezia qe ju ka marre mende si popull ,t’ju groposi pergjithmone.

    Reply to this comment
  3. ganiu January 10, 12:37

    vetem ai qe eshte gjysh e kupton kete dhimbje

    Reply to this comment
  4. john January 10, 13:10

    Shkrim qe te le mbresa.

    Reply to this comment
  5. Kracia January 10, 14:21

    PO demo ka me keq ,
    me keq akoma jeni ju QE
    ngritet dy gishtat e kembet per Liri .

    Lirine qe Peshku i madh te shqyeje te voglin .
    Lirine e tangave dhe te EGOIZMIT .

    Gezoje demoN kracine demo ,
    edhe ti mos sot neser do te vi rradha ,
    nuk shpeton njeri nga kjo .

    Reply to this comment
  6. Claus January 10, 14:28

    Si duket gjysh Pali qenka kthyer nga Zvicra. Atje ku per ditelindje urohet, pihet kafe me torte, merr ndonje dhurate te vogel, se po te kishte qene ne ate Shqiperi ku mund te kishte mbajtur radhe per pension, radhe per ilace, radhe per nje certifikate, durim per te pritur ujin dhe driten etj,etj nuk do te kishte patur aq depresion nga nje mendjelehtesi e nipit.

    Qekur ne Shqiperi ditelindja e gjysherve na u festuaka si ne Zvicer?
    Nejse!
    Po ketu nje gje po shikoj, nje “hatermbetje tipike zvicerane” !!!!
    Pale pastaj gjyshi Pal paska derdhur dhe lot ne jastek!

    C`jane more keto brockulla ku gjyshi Pal nga Shqiperia na qenka bere aq namuzqar me nipin, sepse nipi 20-vjecar nuk e paska uruar per ditelindje, duke qene i sigurte qe gjyshi Pal ne kohet e kaluara as i ka shkuar neper mend te marre urime per ditelindje?
    Bile, bile as nuk ka ditur kur e ka ate te shkrete ditelindje.
    Ja pra qe nipi e paska marre ne makine dhe e paska cuar gjyshin ne destinacion. Pak i duket gjyshit Pal kjo?
    Ndoshta dhe pa para blie.
    Ndoshta-ndoshta nipi duke ditur parate qe ka bere gjyshi Pal nga Zvicra i ka mbetur qejfi qe gjyshi nuk i ka dhene ndonje kacidhe.
    Ndoshta ne kete pike duhet te kishte menduar pak dhe gjyshi Pal dhe mos te tregohej aq kurrnac.

    Mosgjyshi Pal ka nevoje per ca tableta per te permiresuar ndopak gjendjen e tij shpirterore?
    Por dhe me marijuane nuk eshte keq, ke sa te duash ne Tirane.
    Tymi i saj shungellon kudo.
    Une i uroj virtualisht gjyshit Pal edhe pa e njohur edhe 100-vjet te tjera dhe koken lart.

    Reply to this comment
    • drejtesia po vjen January 10, 21:04

      Claus te indinjon shume me shume se ai nipi gjyshin.Edhe ofendon brutalisht edhe keput broçkulla qe familjet e nderuara e te respektuar nuk i pranojne dot, por Claus , si duket, eshte rritur rrugeve dhe ato fjale i ka dhe ne karakterin e tij individual. Kur toka mban akoma rreqebuj sepse me sa kam degjuar, jane specie drejte zhdukjes. Dhe tjetra; neper gazeta sot nuk çfaq dot asnje mendim serioz e preokupante per shoqerine e veten se te mbulojne qendrimet te tilla! Fatkeqesi qe s’ka per tu larguar.

      Reply to this comment
    • Blister January 14, 11:05

      Nuk jam c’te shtoj me se e ke qendisur! Gjyshi Pali e ka te pjekur mesa duket e tani e s’ka pune e luan deren

      Reply to this comment
  7. spatari January 10, 14:57

    Mendoj se nuk eshte i zoti vetes se e ke perkedhelur tej mase per keto ta ve fajin ty gjyshi pra ndjen boshllek ne jeten e perditeshme

    Reply to this comment
  8. sabo kurti January 10, 17:44

    Ky tregim i goditur dhe nji here verteton tezen se nje fjal e mire eshte dhurata me e madhe per njeriun ,dhe mosperfillja vret dashurin. Autori i talentuar i keti shkrimi meriton levdata per kete

    Reply to this comment
  9. Beni January 10, 17:58

    Mos u merzit o mik se kush me pak e kush me shume e kemi perjetuar te gjithe ndonje zhgenjim. E di si i thashe njehere djalit tim ? E kisha mamane analfabete, as emrin e saj nuk dinte te shkruante, po e respektonim dhe e nderonim te kater femijet qe kishtedhe ju nuk u fusni femijeve tuaj dashurine per gjysherit, se jane shume te ftohte, prandaj mos u merzit, shiko veten tende.

    Reply to this comment
  10. Col January 10, 19:59

    Ky eshte nje shkrim pa asnje lloje kuptimi. Pali (gjyshi), ose jeton ne nje bote fantazirash ose ka probleme mendore qe e bejne shume sensitiv. Ne te dy rastet, nje vizite tek mjeku do ishte hapi i pare. Te gjitha ato qe ke bere per nipin jane pjese e te qenit gjysh apo gjyshe. Nuk shikoj te kesh bere ndonje gje qe nuk e kane bere te tjeret. Ne se nipi nuk te uroje per ditelindjen eshte gabim, por reagimi yt eshte disproporcional. Ti jep pershtypjen sikur jeton ne nje familje perfekte, pa asnje problem apo kokecarje. Ne se kjo eshte e vertete mos u gezo shume, se nipi mund te beje ndonje gje me te vertete serioze dhe do pesosh ndonje infarkt para kohe. Sidoqofte, uroj dhe shoresoj qe ky te jete problemi me i madh qe ke patur ne jete, dhe i fundid.
    Tung

    Reply to this comment
    • Tol January 10, 21:09

      Col ,
      ke nevoje per prift ose per Hoxhe .
      Doktori nuk te bene derman ……………………………………

      Reply to this comment
  11. info analitike January 10, 21:07

    Mendo sikur te jetoje ne kohen e kumandarit e nipcja te te kishte spiunuar. Do te ishe kalbur ne ndonje kamp internimi pa e kuptuar as arsyen perse. Pertej kesaj ketu nuk ka te beje koha ne te cilen eshte rritur nipi por menyra se si eshte edukuar nga prinderit. keto nuk jane fenomene qe zhvillohen nga sot neser por qe maturohen dalengadale nga nje sere faktoresh ndaj o gjysh perpara se te derdhesh lot per kete situate te trishte perpiqu te kuptosh shkaqet. Mos harro se cfare mbillet do te korret. Le te mos projektojme kot fajet tek “koha qe jetojme” por te keni guximin te shihni edhe pak nga vetja e nga familja. Kur dikush shkruan se ka edhe me keq ndoshta ka parasysh qe krimet me shpesh ndodhin brenda familjeve e shkaqet gjenden po brenda saj.

    Reply to this comment
  12. Timonier Edvini January 11, 00:05

    Mua , haruan te mè uronin, si femijet, dhe gruaja , me daten 8janar, jo nipcja qe e ka zene tymi hashashit. vetem kur i kujtova, une , o gjysh palushi .

    Reply to this comment
  13. Vedat Shehu January 11, 03:43

    Detyrimet e prinderve ndaj femijeve (pasardhesve) jane te natyrshme dhe shume te lidhura shpirterisht, gjersa femijen e pergatit per jete te pavarur dhe te shkeputur. Pikerisht kjo eshte lumturia njerezore te behesh prind dhe gjysh te shikosh pertefitjen e vetvetes. Ate qe u bene femijeve dhe niperve ua bejne ata femijeve e niperve. Gjyshi vdekjen e pret i lumtur sepse lumturine nuk e merre me vete, por ua kalon pasardhesve.

    Reply to this comment
  14. Maksi January 11, 03:44

    Gjysh koken lart.

    Reply to this comment
  15. Fatmir Lohja January 11, 08:08

    E shkruar me art,per dhimbjen e gjyshit.

    Reply to this comment
  16. orli January 11, 12:12

    I gjori claus! Dukesh qe je rritur ne nje ambjent familjar qe nuk ke ditur cfare eshte ditlindja dhe me pak fjale ke pasqyruar jeten tende, gjithsesi te ndryshuar nga emigrimi ne Zvicer.Shkrimi ishte mjaft domethenes dhe sigurisht dhe prekes per ata qe kane ndjenja njerzore.

    Reply to this comment
  17. Edron January 11, 18:20

    Ky eshte safi nje shkrim idiot. Si duket gjyshit s’i ngrihet me.

    Reply to this comment
  18. Pensionisti January 11, 18:31

    Ne te shumtat e rastevet , femijet jane kopje e prinderve!

    Reply to this comment
  19. Patriot Mekembenetok January 11, 19:52

    Te nderuar miq! Me shpirt e me zemer jam plotesisht dakord me ato qe shtjellon autori i shkrimit.

    Pa e zgjatur, ka nje POR te madhe, e cila eshte se asgje nuk duhet mare ne kete jete se me takon, apo te takon. Secili duhet te beje te veten.Kur bejme nje te mire, nuk duhet te presim domosdoshmerine e reciprocitetit.

    Kuptimi i jetes dhe i moralit qe e shoqeron ate eshte me i nderlikuar dhe me i veshtire se sa duken ne pamje te tare.

    Reply to this comment
  20. Memedhetari January 11, 20:36

    Guri i dashur,
    une te njoh familiarisht, ndonese vetem nja dy here jemi takuar bashke…
    Ti vjen nga familje me tradite dhe kulture te hershme, ku secili kishte vendin e tij.
    Padija, mos-kultura, largimi nga librat, makuteria por ne mos me teper edhe varferia ekstreme e kercenon familjen e sotme.
    Ne shoqerite e mbyllura, ndodh, respekti te jete i imponuar, pamundesia per te respektuar diferencat mes brezave i mban te fshehura dallimet dhe qendrimet mes tyre.
    Varferia, thashe. Pardje kishin prone njerezit, dhe kullandriseshin me vajin e tyre, me pas u ndalua prona private, u ndalua besimi ne Zot, u ndalua fjala, librat e censuruara nen ideologji e bena false institucionin e Familjes, sado qe dukej e forte, solide.
    Erdhi.ne fakt Plasi, ajo qe u quajt demokraci dhe gjerat u vune ne prove. U shfaq ajo qe ishte ne realitet.
    Ligjet jo demokratike, nuk e kthyen pronen tek i zoti, religjionet i bejn fresk pushtetit per interes te drektuesve, jo shpirtit jo nderit, jo nderimit te njeriut si individ , mbiemer, familje shoqeri, kombesi…

    Por, Guri i dashur, sidosi dallimet midis ekzistojne, brezat duhen kuptuar e falur. Jo thjesht me idene se “secili ia ben vetes”, qe si metafore eshte e vertete, por si realitet qe dikton kete klime.
    Le ta marrim me me te qedhur, thuaj Palit!
    Ai nip, qe qenka bere me makine por edne qenka femije, kush e di, neser pasneser behet kryebashkiak, apo kryetar partie dhe meqe qenka pak cinik, ndodh te behet edhe milioner!
    Kariera, Milionat, nese i ve me pune te ndershme, do t’i kthehen si nderim edhe emrit te gjyshit, nese jo, do marrin hak edhe ne emer te gjyshit!
    Por mbase duhet te permendej ne kete shkrim te njdere edhe roli i njeriut midfis gjyshit dhe nipit: cili eshte babai i nipit?! Cfare roli ka luajtur ai? Kush ia ka blere makinen. Ne cilen shtrese sociale ben? Me xhama te erret eshte makina? Kush ia bleu, Guri, kush ia blen karburantin?!

    Te te kemi mire, rreth e qark teje, sic shkriuhej edhe ne librat e Ibrahim Shytit, qe kishte Librarine me te madhe jo vetem ne Vlore, por qe merrte e jepte edhe me library e biblioteka ne Londer, Nev Jork, Paris Rome etj…

    Me duket sikur nuk pyetem gjysh Palin: a kishte libra ne shtepi nipi?

    Reply to this comment
  21. as January 11, 22:54

    Gjysho, ja ke fut kot, kerkon qiqra ne hell. Jeta behet dhe pa ty gjysho. Ik ti , mos ki merak Shqiperine do ta bejme ne, mos u bej merak per ne. Ti e hengre cairin.
    U preke ti se s’te tha nipi “gezuar ditelindjen” Si s’te vjen turp qe feston ditelindjen plak zevzek.si kur je femije.
    Une jam 70 vjec dhe me vjen inat dhe e kundeshtoj ndonje qe me uron per ditelindjen se me duket sikur me ofendon. Ty te ka mbetur qejfi Ri rehat gjusho dil nje xhiro nga pylli mbase te kujtohet rinia dhe te kthjellohesh, kthjellohu gjysho dhe mos u bjer ne qafe te rinjve
    kaq sa per sonte se u be vone dhe mos shkruaj me te tilla letra se do ti grisim

    Reply to this comment
  22. anticensurë25642654 January 12, 11:32

    shkruhet se është një ngjarje e vërtetë!
    më lind pyetja:përse nipi,dhe kur i ka kërkuar gjyshi ta urojë për ditlindjen,nuk ka parnuar??
    tek një njeri normal,tek një lidhje normale,dhe tek një ngjarje e momentit,gjithkush të uron ditlindjen!!dhe i huaji,e jo më tëndi!!
    nga të gjitha mundësitë,nga një larmishmëri e pa fund unë po marr dy nga ato që mund ti quaj bazë:
    1-një qefmbetje shumë të fortë nga nipi!
    2-nipi duhet të jetë futur në rrjedhën e radikalëve islam!!ata nuk pranojnë festimin e datlindjeve!!
    për të dyja duhet parë dhe pyetur nipi,prë të parën dhe gjyshi!!ndoshta ka bërë,padashje një diçka që nipin e ka ofenduar shumë!!
    sidoqoftë duhet dëgjiar dhe historia e nipit!!
    medalia ka gjihtnjë dy anë!
    ne pamë atë që na tregoi gjyshi pal,sa e qartë është nuk mund ta vlersojmë pa parë dhe anën tjetër!!
    ps:po të kishte harruar nipi!?nuk do të ishte kushedi se çfarë,jo të gjithë e kanë mëndjen tek urimet!!dikush fluturon dhe në drejtime të tjera!!

    Reply to this comment
  23. Nip garip January 12, 11:59

    Heren tjeter gjysh, kur ta kesh kuptuar se te zinjte e ullirit qe po heq sot rinia i ka dhurate prej brezit tuaj.

    O gjysh, a eshtenje e vertete se nje nder tre prej jush ka qene spiun vullnetar?

    Reply to this comment
  24. Nip garip January 12, 12:00

    Heren tjeter gjysh, kur ta kesh kuptuar se te zinjte e ullirit qe po heq sot rinia i ka dhurate prej brezit tuaj.

    O gjysh, a eshte e vertete se nje nder tre prej jush ka qene spiun vullnetar?

    Reply to this comment
  25. N.V. January 12, 12:59

    Pirdh info se lirohesh. Vetem pa ze se na zgjohet Saliu.

    Reply to this comment
  26. gjermani i fundit January 12, 14:35

    halle halle kjo dynja! Une kam tere jeten qe s’e bej ditelindjen ne lokal apo kabare, pale te kujtohen niperit te me çojne me makine ne gosti dhe te me mbetet qejfi per urimet me ceremoni. Shume shpejt po ia kerkon nipit harxhin e femijerise gjysh Pali, hall i madh qe e ka zene! Nuk thone kot qe pleqeria ben si femija

    Reply to this comment
  27. Mes djallit dhe hyjnores. January 12, 20:42

    Ne familjet e shendosha, te kultivuara dhe te respektura, ky eshte nje fenomen qe te prek shume sepse rive ne pikepyetje gjithe bazen e luftes se brendshme shpirterore re njerezve re ndershem te nje familje.
    Natyrisht qe nese e shohim kete ngjarje familjare me sy analitik, nuk ka asgje per r’u prekur sepse arsyeja per nga natyra e saj eshte e ftohte.
    Artikull shkruesi ja zgjedhur kendveshtrimin letrar per te vene ne dukje aspektet negative te shoqerise aktuale ne te cilen jetojme. Ky shkrim eshte nje thirrje qe i behet anes humane, njerezore, pjeses se brendshme shpirterore qe ne Shqiperi, dhuna dhe varferia e jetes se perditsme ka mbytur gjykimin e shendoshe.
    Eshte shume e thjeshte t’ia shesesh shpirtin djallit per interesa qofshin ato edhe intelektuale, por eshte hyjnore te dish te ecesh gjithmone, duke mos e humbur asnjehere ekuilibrin edhe ne mes te erresires, furtunes, shiut, bresherit apo acarit te madh.
    Konsiderohet NAIF ne ditet e sotme nje shkrim i tille se vlerat e shoqerise se sotme materialiste deri ne pikellim, verberojne cdo individ.
    Uroje qe Zoti t’i preke sado pak me driten e tij keta shpirtera te humbur neper bote te cilet enden pa ditur se ku shkojne vertete.

    Reply to this comment
  28. vasili January 13, 12:40

    Keto shkrime te verteta,nga drama e njerezeve te thjeshte.i mungojne kesaj gazete dhe mender medias tone.
    Kjo drame vec,normalitetit te konfliktit te brezave,vjen dhe mbingarkohet me zhvillimet ne xhunglen e injorances,dembelizmit,hilese, orientalizmit dhe komunizmit,qe formojne shoqerine shqiptare

    Reply to this comment
  29. anticensurë25642654 January 13, 20:09

    Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!

    « Back

    Reply to this comment
  30. alphade January 15, 09:32

    Cilen gje ne jete urren me shume, e pyeten nje filosof ?
    Ai ju pergjigj ,shkurt,me nje fjale : “MOSMIRENJOHJEN”!
    Zoterinj e ketij shkrimi kot merziten: Nuk duhet te kemi
    asnje iluzion ndaj femijve,niperve e mbesave ! Jemi con-
    ntemporane me ta,por jo koetane. Thone qe keta te fundit
    jane ” mjalti i mjaltit”, por edhe ai “tjetri” ngjyren e verdhe
    ka por nuk i afrohet njeri se i vjen era…..! Kur neve nuk na respektojne femijte tane te drejtperdrejte pse preten-
    dojme te na duan te ” terthortit” ! Prandaj zoti Pali as mos
    caj trapin fare. Nje pyetje kam : Sa e ke pensionin ? A te
    del derisa ta mbyllesh muajin ? I mbulon te gjitha shpen-
    zimet: dritat,ujin,ilacet, leket e pastrimit te shkalleve,leket
    e pergjegjesit te shkalles,etj.etj. ??? A mbijeton me pen-
    nsionin mizerabel qe merr ?? E perseris edhe nje here se sa per femijet,niperit e mbesat mos e caj kaptinen ! Flij
    i qete ! Kjo drame perfshine te gjithe kombin tone ! Vertete dikur nuk kushim disa lloj bukesh: vetem 40-tshe,
    52-shje dhe buke te ngohte misri hibrid,por ama kishim
    nje gje t e madhe ,ate qe quhet humanizmin,njerzillekun,
    solidaritetin, ……! Ky ishte ” ushqimi ” me i mire i shprtit !
    Duke e mbyllur,zoterinj te shkrimit ju uroj shendet e ple-
    qeri te mbare qe me sa shoh une jemi duke “lundruar” ne
    te njejten anije moshe…!! Pershendetje….!!

    Reply to this comment
  31. alphade January 15, 11:24

    Komenti im….!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*