Zhulat / Monumenti i gdhendur në trungun e një rrapi 380-vjeçar
Nga Arkiva
Murat Keraj është autori i një monumenti historik që është punuar në trungun e një rrapi monumental 380 vjeçar në fshatin Zhulat të Gjirokastrës. Monumenti i gdhendur në dru është 5 metra i lartë dhe i përket Idriz Sulit, një figurë historike që vlerësohet si Reformatori i Kanunit të Labërisë, rreth 200 vite më parë.
Por tani ky monument i rrallë, i gdhendur në një trung të tharë, rrezikon degradimin pasi kërkon mbulim dhe mbrojtje nga specialistët. Murati thotë për Zërin e Amerikës se ai është i pafuqishëm për ta bërë këtë dhe zona mund ta humbasë këtë monument që përjetëson një figurë historike dhe tërheq turistët që kanë nisur të vijnë në fshatin e tij.
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento