Zhuljana Jorganxhiu i shkruan Arben Dukës: “Të lutem t’i çosh Toninit një trëndafil të bardhë nga ana ime!”

September 25, 2015 18:06

Zhuljana Jorganxhiu i shkruan Arben Dukës: “Të lutem t’i çosh Toninit një trëndafil të bardhë nga ana ime!”

I shtrenjti miku im Beni! Të uroj me gjithë shpirt shëndet të plotë familjarisht, pasion, frymëzim dhe suksese me penën tënde të artë! E kishe thënë në Fb atë që do të desha të thosha dhe unë dhe të falënderoj. Unë do të mungoj në atë përcjellje që ju, të afërmit dhe miqtë e tij, do t’i bëni Toninit tonë të shtrenjtë dhe të ndritur! Po më kini aty mes jush me shpirt dhe zemër. Mbrëmë s’kam fjetur gjithë natën. Nuk më besohet as tani që po të shkruaj këto rreshta, që nuk do ta shoh më mikun tim të shtrenjtë, mbretin e këngës sonë. Më kujtohet si tani kënga “Manushaqja” e kënduar nga Arta Babaramo e krijuar nga Tonini në anketën e muajit, kënga “Pushka kërkon trima” që e këndonte vetë po në një anketë tjetër. Ai i kaloi pa na u ankuar as neve, miqve të tij, fatkeqësitë e jetës. Nëse s’ka një Zot-që krijoi jetën, ndryshon krejt formula-

Mbi të gjitha fatkeqësitë e tjera, sot unë mora vesh që ka humbur dhe vajzën e tij, që me sa mbaj mend ai ëndërronte dhe u përpoq ta bënte këngëtare si veten. Nuk e di a do fle edhe sonte, sepse po na ikin më të mirët, i dashur Beni, dhe fatkeqësisht në varfëri, por po i lënë atij populli pasurinë më të madhe, thesarin më të çmuar, shpirtin e madh të artistit. Do t’i duhet vite e ndofta shekuj atij vendi t’i vijnë hyjnesha si Vaçe Zela dhe hyjnorë si Tonin Tërshana. Të lutem bli nesër, po munde, një trëndafil të bardhë dhe çoja aty tek koka në RTSH nga ana ime. Do t’i kisha çuar një kurorë, po s’di si porositet që këtu ku jam unë.

Kam mbetur vetëm me time motër, Rozmarinë 80 vjeçare dhe unë gati 70 vjeç dhe më duhet t’i shërbej asaj, se dhe ajo ka bërë e bën shumë për mua. Edhe një herë të përqafoj me shumë mall dhe dashuri motre. Gjithmonë, pothuaj çdo ditë ke shumë të fala nga vëllai im i vogël Edmondi (nga Kanadaja) dhe të uron për gjithçka ti shkruan te Dita. Natën e mirë, mik i shtrenjtë dhe vëlla”.

September 25, 2015 18:06
Komento

2 Komente

  1. miko September 25, 22:37

    e mrekullueshme zj Zhuljana e i madhi arben duka.
    kjo eshte fatkeqesia e kombit tone qe nuk vlereson artistet por i vdesin ne varferi.
    shkaterim i tmershem gjate ketyre 25 vjeteve.

    Reply to this comment
  2. Shahisti September 26, 16:04

    Pupupupupu c’na gjeti mor aman, po na ikin hyjneshat dhe hyjnoret e kombit, e po na mbetet kombi thate. Po ti thuaj shyqyr qe kemi Zhulin edhe Benin, keshtuqe edhe per ca vjet do bejme si do bejme.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*