‘Zhulsa, qafë pa larë’, Ministria merr vendim për mësuesen që dhunonte nxënësit

April 24, 2018 14:11

‘Zhulsa, qafë pa larë’, Ministria merr vendim për mësuesen që dhunonte nxënësit

Pezullohet nga detyra mësuesja Juliana Dine, pas videoskandalit në të cilin ajo shfaqej duke dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nxënësit e saj në shkollën “Sotir Çapo” në Zharrëz.

Ministria e Arsimit ka reaguar sot me një deklaratë zyrtare pas rastit në fjalë, duke, njoftuar se drejtoria rajonale ka dërguar një grup të shërbimit psiko-social për të trajtuar dhe ndjekur nga afër gjendjen psiko-sociale të çdo nxënësi të kësaj klase, si edhe për të komunikuar me çdo prind të klasës për të evidentuar nëse ka patur raste të mëparshme dhe të përsëritura dhune fizike ose psikologjike tek nxënësit.

Reagimi i ministrisë

Drejtoria Arsimore Rajonale Fier nëpërmjet emisionit investigativ “Fiks fare” u informua mbi sjelljen gjatë një ore mësimi të mësueses së klasës së dytë të shkollës “Sotir Çapo” Zharrëz, Bashkia Patos, Juliana Dine.

Ne shprehim indinjatën tonë institucionale për gjuhën e përdorur nga mësuesja në komunikim me nxënësit dhe me prindërit e tyre. Ky qëndrim i mësueses, pavarësisht se ne mendojmë që është një rast i izoluar, është i papranueshëm dhe në kundërshtim të plotë me punën e madhe që bëhet çdo ditë nga mësuesit dhe drejtuesit e përgjegjshëm në institucionet tona arsimore dhe nga të gjitha institucionet përgjegjëse për arsimin.

Drejtoria e shkollës “Sotir Çapo” Zharrëz, referuar akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi, ka marrë sot masën disiplinore “pezullim nga detyra” dhe fillimin e procedurave disiplinore për largimin nga puna për mësuesen Juliana Dine.

Gjithashtu DAR Fier ka urdhëruar monitorim të plotë të punës menaxhuese dhe mësimore në këtë institucion arsimor. Po kështu kemi dërguar një grup të shërbimit psiko-social për të trajtuar dhe ndjekur nga afër gjendjen psiko-sociale të çdo nxënësi të kësaj klase, si edhe për të komunikuar me çdo prind të klasës për të evidentuar nëse ka patur raste të mëparshme dhe të përsëritura dhune fizike ose psikologjike tek nxënësit.

DAR Fier falënderon emisionin investigativ “Fiks fare” për denoncimin e këtij rasti dhe të çdo fenomeni tjetër dhune psikologjike apo fizike ndaj nxënësve , duke dhënë një kontribut të çmuar për të krijuar tek stafet pedagogjike një frymë dhe mendësi pune, kulture dhe respekti për çdo nxënës dhe prind.

Ju bëjmë thirrje të përsëritur drejtorëve të shkollave, shërbimit psiko-social, mësuesve të institucioneve arsimore të qarkut Fier, të tregojnë profesionalizëm, shërbim arsimor korrekt ndaj nxënësve dhe qëndrim qytetar ndaj prindërve. Faleminderit!

o.j/dita

April 24, 2018 14:11
Komento

2 Komente

  1. Fat man April 25, 00:33

    Sa shpejt qe reagoni ndaj mesuese Lulianes qe u ka thene nxenesve : “Zhulsa, qafe pa laje”.
    Mesuesja Juliana eshte ne vazhdimesine e serialit, ku baballaret e ketyre “femijeve”, pasi i vrau dhe i plagosi Ilir Meta ne bashkepunim me kriminele nga SHQUP-i, i quajti viktimat ” Koke pa lare” dhe per kete u shperblye me postin me te larte President i Shqiperise.
    Mesuesja jo qe nuk duhet te pezullohet nga puna , por meriton te behet Ministre e Aresimit, per te njejtin ofendim nuk mund te kete dy qendrime diametralisht te kunderta, njeri President dhe tjetra pa pune.

    Reply to this comment
  2. e verteta e hidhur April 25, 09:28

    Nkk e njoh fare mesuesen ne fjale e as qe me intereson si person,madje edhe kjo mesuese mund te jete nje nga ato qe e ka fituar vendin e punes me para,nuk dua te hyj as ne aftesite e saj pedagogjike(sepse futem edhe une ne nje labirinth qe zor se mund te dale kush,keshtu jane gatuar keto punet e pedagogjise sot) Nga leximi i asaj qe eshte publikuar ne gazete te krijohet pershtypja qe ne kete rast kemi te bejme me nje Puc.C’thote Drejtoria e Shkolles dhe Drejtoria Arsimore e rrethit?Cilat jane kreditet e arkivuara te mesueses? A duhet te lejohen iphonat femijeve ne klase dhe a mund te themi se dhe femijet jane te nxitur?Po prifti fshatit cfare thote?Te gjitha keto pyetje tregojne se ndaj mesues ne fjale ka nje nxitje.Nuk e di ne eshte politike,fetare,apo krahinore.Ka te ngjare te jete e para(qellimi duhet te jete per ta hequr qafe dhe per t’i zene vendin e punes).Te shohim kush do ta marre ate vend pune si cili dote jete gjithe zinxhiri i levizjes qe do rezultoje nga masa e pushimit te mesueses.Mendoj se edhe emisioni Fix-it e ka marre “me gjongel” kete ceshtje,sa qe te duket se ne kete rast eshte perdorur(!).Uroj te mos jete Filipi i implikuar

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*