Zhurma e turpshme e dekorimeve

Seit Jonuzaj* December 30, 2015 07:00

Zhurma e turpshme e dekorimeve

Në vazhdën e sulmeve denigruese ndaj Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe të pjesëmarrësve të saj në të, veteranëve, dëshmorëve dhe drejtuesve të saj, politika e sotme e vendit tonë shpik lloj-lloj sebepesh për të hedhur baltë e për t`i denigruar. Sebepi i kësaj radhe është dekorimi para një viti i një numri veteranësh me Medaljen e Mirënjohjes me rastin e 70-vjetorit të çlirimit të atdheut nga pushtuesit nazifashistë. Pse politikanët tanë u zgjuan nga gjumi tani e jo vjet kur u bë ai dekorim, e dinë ata, të cilët sikur vendi ynë të ishte edhe sot i pushtuar, këta do kapardiseshin mes pushtuesve me kryqin e thyer nazist në mëngën e majtë të xhaketës si bashkëpunëtorë të tyre, ashtu siç bënë ballisto-zogistët dhe tradhtarët e tjerë të kohës së luftës.

Ne veteranët e Organizatës së veteranëve të LANÇ të Vlorës, bashkë edhe me Organizatën e familjeve të dëshmorëve dhe Shoqatën e invalidëve të LANÇ, mbështesim plotësisht Deklaratën e Kryesisë së Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të LANÇ të Popullit Shqiptar, botuar në “Kushtrim brezash”më 25 dhjetor 2015, si dhe më parë në “Telegraf”, ku ndër të tjera thuhet se “veteranët e asaj lufte janë krenaria e Shqipërisë. Çdo përpjekje për denigrimin e tyre është e destinuar të dështojë”.

Veteranët e LANÇ meritojnë të nderohen e të vlerësohen sa më shumë, siç veprohet në të gjitha shtetet e qytetëruara të botës. Shqipëria e sotme është i vetmi vend, ku ata që vunë jetën e tyre në rrezik, duke luftuar kundër pushtuesve nazifashistë për çlirimin e atdheut derisa i shporrën dhe veç kësaj sakrifice sublime, pas çlirimit punuan me përkushtim, bashkë me të gjithë popullin, për nxjerrjen e vendit nga prapambetja shekullore, duke e vënë ne rrugën e zhvillimit e të përparimit bashkëkohor, jo vetëm nuk vlerësohen, por edhe përbuzen.

Dekorimi në kuadër të 70-vjetorit të çlirimit i disa veteranëve me medaljen e Mirënjohjes, medalje që e meritonin të gjithë veteranët dhe jo vetëm një pjesë e tyre, ishte pikërisht mirënjohje për luftën që bënë dhe jo për punët e kryera pas çlirimit. Prandaj e quajmë absurde kërkesën për heqjen e kësaj medaljeje dhe të dekoratave të tjera të dhëna më parë nga një organ tjetër i lartë vendimmarrës, siç ishte Presidiumi i Kuvendit Popullor. Po edhe pas çlirimit të vendit, veteranët, për të cilët kërkohet heqja e dekoratave dhe e titujve, në punën e tyre kanë vepruar në bazë të ligjeve në fuqi. Cili nga ju zotërinj, që çirreni e ulërini për t`u hequr dekoratat veteranëve të nderuar, do të vepronte në kundërshtim të zbatimit të ligjeve?!

Ne na duket e pahijshme, madje e turpshme edhe kërkesa e ndjesës nga kryeministri i sotëm në Shkodër për dekorimin e një veterani shkodran që ka punuar pas çlirimit si jurist, duke zbatuar ligjet e kohës. Po ashtu, na duket absurde deklarata se u dashka rishikuar ligji për statusin e veteranit të LANÇ. Me ndjesën e kërkuar dhe me rishikimin e ligjit për statusin e veteranit, mos synohet një luftë e re klasash, duke lënë pa dekorata ata veteranë që kanë “njolla” në biografi, apo për t`i bërë qejfin kriminelit Sali Berisha?!

Thirrini mendjes, zotërinj politikanë e pushtetarë, mos merrni nëpër këmbë dinjitetin e veteranit se është turpi i botës. Mos na detyroni të dalim në protesta publike, apo të rishikojmë mbështetjen tonë ndaj subjekteve politike që e njohin LANÇ.

Dekoratat duhet t`u hiqen bashkëpunëtorëve të pushtuesve dhe tradhtarëve që u janë dhëne e po u jepen nga organet e larta shtetërore të djathta. Këtyre u takon të kërkonin ndjesë, po të kishin një grimcë atdhetarie.

 

*Në emër të Komitetit të Veteranëve të LANÇ, kryesisë së organizatës së familjeve të dëshmorëve dhe kryesisë së Shoqatës së Invalidëve të Lftës, Vlorë

Seit Jonuzaj* December 30, 2015 07:00
Komento

8 Komente

  1. Lleshi December 31, 05:47

    Pse nevojiteshin keta medalje tani? Per t’i bere qejfin ambasades ruse se xhihadistet komuniste shqiptare nuk harrohen dhe do jene gjithmone te miret? Ato qe marrin medalje edhe sot si “çlirimtare” ishin xhihadiste komuniste qe i sherbyen vetem sllvazimit, bolshevizmit, komunizmit si gjate ashtu edhe pas lufte; ato nuk qene “çlirimtare” por pushtues dhe si te tille nuk mund te marrin edhe sot medalje. Dhe nuk qene 3 vete e gjysem qe shperdoruan (ne ç’kuptim?) luften “çlirimtare” pas “çlirimit”, por ishin te gjithe, sepse xhihadistet komuniste, ashtu si xhihadistet vahabiste te ISISit te sotem jane te tere njesoj.

    Reply to this comment
  2. XUME PROTOPAPA December 31, 06:32

    NUK JENI VETEM

    Jeni shjpirti, zemra, memorja e pavdekeshme e te pareve tane, qe lutuan per liri, luftuan dhe arriten te shporrin kermat nazi-fashiste nga trojet tona.

    Jeni dhe do mbeteni frymezimi jo vetem i te rriturve ne enveroxhizem, por kam shprese e besoj, qe se bashku me ju, te arrijme te ngulitim ne boteveshtrimin e brezave qe do vijne, ate fryme atdhedashurie per te cilen u flijuan 28 mije heronj e heroina nga te kater anet e Shqiperise.

    Kjo beteje fillon qe nga edukimi i niperve dhe mbesave tuaja me tiparet e shqiptareve te vertete, e deri tek dhenja e votes jo me sharlataneve boshnjako-vllahore te Kokedhjereve te Himares e te Kalifit te Surrelit.

    Behuni me te pranishem edhe ne kete faqe online me mendimet dhe sygjerimet tuaja te vyera.

    Reply to this comment
  3. Kulaku December 31, 13:48

    Ka shume partizan patriot qe lutuan kunder fashismit ,por ishin kundra komunismi dhe keta u pushkatuan u varen u internuan dhe deri ne titujt kulak ju dhane,per reabilitimin e ketyre trimabe patriot asnje nuk flet,se partiza Patriot jane vetem komunistat per ju,ate na trumbentoni 70 vjet,ku eshte drejtesia ku eshte dekorimi dhe riabilitimi i Tyre,asnje nuk fket bile as permenden fare ata komandat Batalioni bregu qe heroikisht luftuan per ket vend,akoma jane armiq te ketij vendi sepse ishin antikomunis sepse ishin njres te europes se sotme jo te ketyre fundrinave qe na vodhen na persekutuan si popul si njeri me….basardimin e Kombit ne tersi kominst bastardh shumica deri ne ditet tona

    Reply to this comment
  4. Nje shqipetar December 31, 15:50

    Ja si flasin trimat!
    Lufta Nac-Clirimtare dhe ndertimi i vendit i ka bere ata,veteranet,
    tu flasin hapur brezave te rinj per rreziqet qe i kanosen vendit.
    Misionin e tyree kane mbyllur me nder!

    Ju takon brezave te qerojne ferrat e tradhetive…

    Reply to this comment
  5. fteri December 31, 17:05

    I pa harruar lufta e madhe nac-çlirimtare dhe idealet e saje.

    Reply to this comment
  6. Petriti December 31, 17:33

    Ky eshte nje pushtllek i Edvin Rames.

    Ai e ben sepse gjithnje ai e ka uurryer te majten po aq sa opozita e sotme.
    Ky njeri nuk ka turp te beje cfar i vjen ne doren per te njollosur ata qe bene luften Nacionalclirimtare.
    Ai ka alergji nga e majta te cilen gradualisht po e con ne humnere.

    Jazek i qofte.
    I besuam verberisht nje njeriu qe ne kishim harruar apo nenvleftesuar ku dilte pikerisht ne Veri per te propaganduar qe te majtet te mos e votonin PS-ne.

    Por kjo nuk do i eci ketyre qelbesirave.

    Ne se ky i futet kesaj rruge, kjo rruge nuk ka dalje.

    Ky dhe opozita e sotme vringellojne armet per lufte civile ne Shqiperi, prandaj duket qarte nje harmonizim i fshehte i ketyre plehrave per te rindezur edhe njehere 97-ten ne Shqiperi, por do te digjen vete brenda.

    Te cudit heshtja e Ilir Metes, i cili eshte dalluar per vleresimin qe i ka bere luftes Nacionalclirimtare.

    Reply to this comment
  7. lekua January 1, 10:07

    Ore per veteranet e luftes Nacionalclirimtare ska me nevoje tu japin dekorata keta politikane te ardhur nga fiset e fashizmit dhe nazizmit. Ata e kane dekoraten ne gjoksin e historise shqiptare te shkruar me gjakun e tyre. Asnje nuk u a heq dot; Do dalin edhe shqiptare te mencur qe ta vleresojne luften dhe partizanet si i ka vleresuar gjithe bota. Keta te sotmit punojne vetem me urdherat ebijeve te fashiqteve dhe bashkepuntoreve te tyre qe u duket sikur u ka ardhur ne dore, por historia i ka denuar me damken e tradhetarit te kombit. Respekt per luften dhe veteranet!

    Reply to this comment
  8. antonio January 1, 17:46

    Mos u habisni te nderuar veterane te LANC-it!
    Edi Rama si kryetar i PS-se ka marre UREN E ZJARRIT per te djegur gjithcka ka mbetuar e pa djegur nga krimineli serb Sali Berisha!
    Edi Rama e urren LANC-in,sepse ashtu i intereson tani per te mbajtur karrigen e sundimtarit FASHIST!
    Eshte TURI ME I MADH qer PS-ja mban per kryetyar nje njeri te tille qe e urren LANC-in ,PARTIZANET dhe ish USHTARAKET!
    POSHTE EDI RAMA!
    VDEKJE FASHIZMIT!
    LIRI POPULLIT!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*